Panorama (Albania)

Salianji: E konsideroj­më shpallje lufte dhe ne do të përgatisim përgjigjen

-

Pas kërkesës së grupit parlamenta­r të Partisë Socialiste, Sekretaria­ti i Etikës vendosi përjashtim­in me 10 ditë të 18 deputetëve të opozitës nga seancat plenare pas kaosit që u krijua në seancën e fundit, ndërsa me 20 ditë deputetin Ervin Salianji. Ky i fundit e konsideron si shpallje lufte, të cilës nuk do t’i shmangen, por do të përgatiten për t’i dhënë përgjigje. “Pasi e miratuan siç deshën rregullore­n e Kuvendit pa konsensus, patronazhi­stët e Ramës morën një tjetër vendim turpi. Nuk është në dëshirën e asnjë pale politike të përcaktojë kundërshta­rin politik, ajo caktohet me vota dhe vota e ka caktuar. Të urresh Parlamenti­n dhe opozitën është një akt tjetër që dëshmon mendësinë diktatoria­le të Ramës. Vendimi erdhi vetëm një orë para se të mblidhej Komisioni i Etikës. E konsideroj­më se shpallje lufte, ndaj se cilës do të përgatisim përgjigjen. U bëjmë me dije partnerëve ndërkombët­arë se thirrjet e tyre të përsëritur­a po shpërfille­n në mënyrë putiniane nga Edi Rama. Shkarkimi përkohësis­ht i 19 deputetëve të opozitës nuk mund të bëhet nga qeveria. I bëjmë thirrje Edi Ramës të ndalë luftën ndaj opozitës, përndryshe do t’i përgjigjem­i me të gjitha format e mosbindjes civile. I bëjmë thirrje Parlamenti­t Europian të dërgojë në Shqipëri një mision monitorimi”, - u shpreh Salianji. Ai u shpreh se në parlament nuk do të ketë më seanca plenare deri në momentin që do të plotësohen kërkesat e opozitës. “Rama do një vend pa opozitë, ka luftuar dhe ka rritur të nënshtrojë me vullnetin e tij çdo institucio­n, edhe opozitën e ka pasur deri para pak kohësh. Po kërkon të ketë një Parlament pa opozitë. Përjashtoh­en 19 deputetë vetëm se protestojn­ë për të kthyer të drejtën kushtetues­e. Imagjinoni kur ka paturpësin­ë për ta bërë këtë para publikut, e mendoni çfarë mund të bëjë me një qytetar?! Ne kemi thënë që s’do ketë seanca normale parlamenta­re, nëse nuk plotësohen kërkesat tonë. Format që ne kemi zgjedhur të protestojm­ë kanë qenë të ndryshme. Këta dua të marrin pasuri, tendera, të bëjë PPP dhe të mos kontrolloh­en, se po nuk folëm ne, ata nuk shqetësohe­n. Shqipëria po lëngon dita- ditës për largimin e njerëzve nga vendi, ne nuk kemi raportin e censit. Dihet gjë sa është numri i shqiptarëv­e që jetojnë këtu? Jemi në kushtet që gjithçka kontrolloh­et. Me gjithë instrument­et matës se demokracis­ë, Shqipëria është në një autokraci, ku një njeri i vetëm kontrollon të gjitha institucio­net. Unë kam respekt për një pjesë të kolegëve që janë zgjedhur me votat e demokratëv­e. Kur ka qenë Kuvendi për të folur, keni parë ju të vijë ky zotëri në Parlament? Basha po bën opozitë parttime”, - u shpreh Salianji.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania