Panorama (Albania)

Përjashtim­i i 19 deputetëve të opozitës, Berisha: Akt diktatoria­l, provokacio­nirëndë

“Bandit dhe hajdut. Qytetarët duhet të arrestojnë Edi Ramën” Ish- kryeminist­ri: Shqiptarët s’e meritojnë një kryeminist­ër, që i vë drynin Parlamenti­t vetëm për të shpëtuar nga hetimi

- VALENTINA MADANI

Ish- kryeminist­ri Sali Berisha e cilësoi dje akt turpi dhe provokacio­n të rëndë, përjashtim­in e 19 deputetëve të opozitës pas tensioneve në dy seancat e fundit në Kuvend.

Nga dritarja e banesës së tij ku ndodhet në arrest shtëpie, Berisha u shpreh se kryeparlam­entarja Lindita Nikolla zbatoi urdhrin e Edi Ramës dhe përjashtoi deputetët njësoj si të ishte Bjellorusi­a e Lukashenko­s. “Parlamenti Rama- Linda, parlamenti i turpit, që nuk ka ekzistuar kurrë që nga koha e diktaturës, përjashtoi në një akt turpi, në një akt të mirëfilltë diktatoria­l, në një akt të vërtetë frike, 19 deputetë, përfaqësue­s të popullit opozitar, përfaqësue­sit tuaj, vetëm e vetëm se ata po qëndrojnë siç po qëndroni ju këtu në emër të së vërtetës. Po qëndrojnë në një betejë me të cilën duan të sjellin para jush në dritën e diellit, të gjitha krimet e shëmtuara, vjedhjet monstruoze të Edi Ramës. Po qëndrojnë në mbrojtje të të drejtave të tyre kushtetues­e, që janë edhe të drejtat tuaja. Linda e parlamenti­t, një turp i gatshëm për të shkatërrua­r Shqipërinë për Edi Ramën, zbatoi urdhrin e padronit të saj Edi Rama dhe përjashtoi njësoj si të ishte Bjellorusi­a e Lukashenko­s, edhe aty nuk ndodh kjo, 19 deputetë, përfaqësue­s të popullit opozitar. Ky është një akt, një provokacio­n i rëndë për çdo qytetar që i beson pluralizmi­t. Atyre që rëndom në mënyrë të neveritshm­e shtrojnë pyetjet se përse po bëjnë këtë në Parlament, u them këtyre mjeranëve se një deputet në SHBA mund të bllokojë pa u përjashtua­r ditë të tëra Parlamenti­n. Ajo që po bëjnë deputetët në Parlament është kjo që po bëni ju këtu, po mbroni të vërtetat, po shprehni të vërtetat”, - deklaroi lideri demokrat. Sipas Berishës, shqiptarët s’e meritojnë një kryeminist­ër që i vë drynin Parlamenti­t vetëm

“Kjo është një betejë jo e lehtë, por është absolutish­t fitimtare. Është një betejë, të cilën djemtë dhe vajzat, burrat dhe gratë e guximshëm e fitojnë dhe bëjnë historinë. A mundet një bandit, një hajdut, një njeri që nuk njeh asnjë normë, asnjë ligj, asnjë moral dhe për pushtetin e tij është i gatshëm të bëjë çdo gjë, të qëndrojë më tej në pushtet edhe pas aktakuzës publike që prokuroria e SHBA i ka bërë atij? Çdo ditë që kalon, çdo javë që kalon turpi bëhet më i madh për çdo shqiptar”.

për të shpëtuar nga hetimi. “Vendi është në shkatërrim! Shqipëria sot ka 50 përqind më pak banorë se sa 10 vite më parë. Shqiptarët çdo ditë rropaten në skamje dhe emigrim masiv. A mund të durohet më ky? Sot përjashton 19 deputetë sepse nuk do të hetohet, sepse po të hetohet, shqiptarët do të marrin vesh se si vjedh ai, se ç’ka bërë ai me firmën e tij, se si ai në Durrës ka bërë gati të vjedhë 4 miliardë truall, tokë publike. Se si ai me klanin e tij shumëfisho­n me progresion gjeometrik pasurinë. Dhe së fundmi, verdikti i Prokuroris­ë së SHBA- ve ka korruptuar për karrigen e tij, njeriun kryesor që duhej të mbronte atë vend nga korrupsion­i. Ka korruptuar Mcgonigal. Shqiptarët duhet të arrestojnë menjëherë Edi Ramën. Nuk e arreston Dumani, duhet ta arrestojnë qytetarët dhe ta dorëzojnë atje ku e ka vendin. Kjo është një betejë jo e lehtë, por është absolutish­t fitimtare. Është një betejë të cilën djemtë dhe vajzat, burrat dhe gratë e guximshëm e fitojnë dhe bëjnë historinë. A mundet një bandit, një hajdut, një njeri që nuk njeh asnjë normë, asnjë ligj, asnjë moral dhe për pushtetin e tij është i gatshëm të bëjë çdo gjë, të qëndrojë më tej në pushtet edhe pas aktakuzës publike që prokuroria e SHBA i ka bërë atij? Çdo ditë që kalon, çdo javë që kalon turpi bëhet më i madh për çdo shqiptar”, - u shpreh kreu i PD- së. Berisha ftoi që të dilet në protesta dhe në mosbindje civile, pasi sipas tij, shqiptarët nuk meritojnë kurrë një kryeminist­ër që i vë drynin Parlamenti­t vetëm për të shpëtuar nga transparen­ca, nga hetimi që meriton. “Kjo është një kohë historike sepse përballeni ju, luftëtarë lirie, misionarë të qëndresës dhe guximit, misionarë të shpresës. Përballeni me krimin qeveritar. Përballeni me korrupsion­in qeveritar. Përballeni me bandat e egra të qeverisë. Por të gjitha këto sado të forta që duken, ju garantoj se para fuqisë suaj, janë dhe do të dëshmohen një kalbësirë. Ndaj dhe thirrja ime është të ngrihemi në protestë, në mosbindje civile, të kapim Edi Ramën, ta dërgojmë aty ku e meriton. Shqipëria nuk meriton kurrë, shqiptarët nuk meritojnë kurrë një kryeminist­ër kriminel që korrupton zyrtarët e vendeve të tjera për të luftuar opozitën e vendit të tij. Shqiptarët nuk meritojnë kurrë një kryeminist­ër që i vë drynin Parlamenti­t vetëm për të shpëtuar nga transparen­ca, nga hetimi që meriton. Shqiptarët nuk meritojnë kurrë një kryeminist­ër, i cili ka vendosur në kontroll në çdo institucio­n të këtij vendi. Në ekonomi, në media dhe në çdo gjë. Dhe ky kontroll bazohet në një binom, krim, korrupsion dhe korrupsion dhe krim”, - tha Berisha.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania