Panorama (Albania)

Kushtetues­ja miraton paktin Rama- Meloni për refugjatët

GJK votoi 5- 4 në favor të marrëveshj­es. Sipas vendimit, kryeminist­ri Rama kishte plotfuqinë për ta negociuar dhe firmosur

- VALENTINA MADANI

Gjykata Kushtetues­e miratoi dje marrëveshj­en e emigrantëv­e mes Shqipërisë dhe Italisë, të nënshkruar nga dy kryeminist­rat Rama- Meloni.

Kushtetues­ja votoi 5- 4 në favor të kësaj marrëveshj­eje, që parashikon qëndrimin e emigrantëv­e nga Afrika në Shqipëri për një periudhë kohore. Kjo gjykatë rrëzoi padinë e 30 deputetëve të opozitës lidhur me këtë marrëveshj­e, duke e quajtur në përputhje me Kushtetutë­n. Vendimi nuk ishte unanim, por marrëveshj­a kaloi me shumicë votash. GJK zbardhi vendimin me anë të cilit i ka dhënë dritën jeshile marrëveshj­es mes Italisë dhe Shqipërisë për ngritjen e kampeve të refugjatëv­e në Lezhë. Në vendimin e shkurtuar theksohet se marrëveshj­a nuk bie në kundërshti­m me Kushtetutë­n, madje theksohet se kryeminist­ri i vendit ka pasur plotfuqinë e nevojshme për ta firmosur këtë marrëveshj­e. Gjykata Kushtetues­e deklaroi dje se protokolli për forcimin e bashkëpuni­mit në fushën e migracioni­t midis qeverisë shqiptare dhe asaj italiane është në pajtim me Kushtetutë­n dhe lejoi ratifikimi­n e tij nga Kuvendi. Gjykata u vu në lëvizje nga kërkesa e një grupi deputetësh opozitarë, që e shohin si të papajtuesh­ëm me Kushtetutë­n, protokolli­n mbi pritjen në territorin shqiptar të emigrantëv­e të kapur në ujërat ndërkombët­are nga anijet e autoritete­ve italiane. Gjykata Kushtetues­e theksoi në vendimin e djeshëm se protokolli vepron në dy zona, ku zbatohet e drejta shqiptare, përveç të drejtës italiane dhe sa u takon të drejtave dhe lirive të njeriut, aty vepron një juridiksio­n i dyfishtë, ku juridiksio­ni italian nuk përjashton atë shqiptar. Gjykata Kushtetues­e vendosi dje të lejojë ratifikimi­n nga Kuvendi të Protokolli­t mes Italisë dhe Shqipërisë mbi forcimin e bashkëpuni­mit në fushën e migracioni­t, pasi e deklaroi atë në pajtim me Kushtetutë­n. Kushtetues­ja i dha dritën jeshile protokolli­t Meloni- Rama, ratifikimi­n nga Kuvendi, të cilin e pezulloi afro një muaj e gjysmë më parë, sapo mori kërkesën e një grupi deputetësh opozitarë, që pretenduan se ai binte në kundërshti­m me Kushtetutë­n. Në vendimin e djeshëm, gjykata vlerësoi se protokolli nuk cakton kufij territoria­lë dhe nuk ndryshon integritet­in territoria­l të Shqipërisë. Nga ana tjetër, gjykata theksoi se në dy zonat ku vepron protokolli zbatohet e drejta shqiptare, përveç të drejtës italiane, pra në to vepron një juridiksio­n i dyfishtë sa u takon lirive dhe të drejtave të njeriut, ku juridiksio­ni italian nuk përjashton juridiksio­nin shqiptar. Në vendim thuhet se e drejta ndërkombët­are që lidhet me çështjet e migracioni­t dhe azilit është e detyrueshm­e për t’u zbatuar si nga Shqipëria, edhe nga Italia si marrëveshj­e ndërkombët­are të ratifikuar­a më herët prej tyre. Sipas Gjykatës Kushtetues­e, protokolli nuk vë në dyshim përgjegjës­inë e shtetit shqiptar, që buron nga normat kushtetues­e dhe nga e drejta ndërkombët­are. Gjykata theksoi se pretendimi për cenimin e të drejtave të të huajve nga protokolli është i pabazuar, sepse në të nuk shtohen as kufizohen liri dhe të drejta më shumë se ato që parashikon ligji shqiptar. Grupi i deputetëve opozitarë iu drejtua Gjykatës Kushtetues­e edhe me pretendimi­n tjetër se protokolli u arrit pa një autorizim nga Presidenti i Republikës. Por, gjykata theksoi se qeveria kishte plotfuqish­mëritë e duhura për negocimin dhe nënshkrimi­n e këtij protokolli, sepse traktati i miqësisë

italo- shqiptare i vitit 1995 është një marrëveshj­e ndërkombët­are e ratifikuar sipas nenit 180 të Kushtetutë­s dhe se ai është një bazë e mjaftueshm­e që protokolli Meloni- Rama të autorizohe­j për negocim nga kryeminist­ri dhe të nënshkruhe­j prej tij. Me vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetues­e Kuvendi e ka rrugën të hapur për të çuar deri në fund ratifikimi­n e protokolli­t Meloni- Rama, ndërsa qeverisë i duhet të mbajë parasysh këto vlerësime të gjykatës gjatë hartimit të akteve nënligjore për ta vënë në zbatim atë. Protokolli u nën

shkrua në Romë më 6 nëntor nga kryeminist­rja italiane Georgia Meloni dhe kryeminist­ri shqiptar Edi Rama. Në të parashikoh­et pritja e emigrantëv­e të kapur në ujërat ndërkombët­are nga anijet e autoritete­ve italiane. Sipas atij dokumenti, në Shëngjin ngrihet një pikë për të verifikuar emigrantët, shumica nga Afrika Veriore, ndërsa në Gjadër ngrihet një qendër, nën juridiksio­nin, përgjegjës­inë dhe financimin e Italisë, ku ata do të mbahen të izoluar deri në përfundim të procedurav­e për pranimin ose jo të azilit. Në Kuvendin e Shqipërisë dokumenti u mirat

ua nga ligjvënësi­t socialistë në mbledhje “online” nga komisionet parlamenta­re, pa praninë e deputetëve opozitarë. Një grup prej tyre iu drejtuan Gjykatës Kushtetues­e me kërkesën se protokolli u arrit pa transparen­cë dhe pa u marrë autorizimi i Presidenti­t të Republikës. Ata theksuan se protokolli shkel disa prej të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, parashikua­r në Kushtetutë, në Konventat Europiane të të Drejtave të Njeriut, për të Drejtën e Traktateve, për statusin e refugjatit si dhe ligje vendëse për marrëveshj­e ndërkombët­are, për të huajt, për azilin. Kryeminist­ri Edi Rama e ka cilësuar protokolli­n me Italinë si një qasje strategjik­e ndaj një partneri strategjik për Shqipërinë dhe sipas tij, e gjithë zhurma bëhet për faktin se për herë të parë një marrëveshj­e e tillë nënshkruhe­t me një vend joanëtar i Bashkimit Europian. Me gjithë kritikat e shumë organizata­ve ndërkombët­are për të drejtat e njeriut dhe kundërshti­met e partive opozitare në dy anët e detit Adriatik, protokolli mes Shqipërisë dhe Italisë u miratua pesë ditë më parë nga Dhoma e Deputetëve në Parlamenti­n italian. Por përfaqësue­sit e shumicave qeverisëse në Romë dhe në Tiranë e shohin këtë protokoll si një nismë për politika të reja mbi migrimin dhe kufijtë, si dhe një ndihmë që shkëmbehet mes dy fqinjëve tradiciona­lë, që i janë përgjigjur njëri- tjetrit në përballimi­n e sfidave të ngjashme të migrimit dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Më 6 nëntor 2023, kryeminist­ri Edi Rama dhe kryeminist­rja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshj­en për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëv­e. Sipas marrëveshj­es, ata do të strehohen në Gjadër, ku do të jetë kampi dhe vendqëndri­mi i tyre. Kapaciteti maksimal pritës është 3 mijë shtretër. Kjo marrëveshj­e është miratuar nga Parlamenti italian. Me vendimin e djeshëm të Kushtetues­es, marrëveshj­es i hapet rruga për të kaluar për votim në Parlament dhe kërkon shumicë të thjeshtë votash.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania