Panorama (Albania)

Miratimi i marrëveshj­es Rama– Meloni për emigrantët, të rinjtë në protestë

-

Gjykata Kushtetues­e miratoi dje marrëveshj­en “Rama– Meloni” për emigrantët. Pas shqyrtimi të kërkesës së 30 deputetëve të opozitës të grupit të Berishës dhe Bardhit që kërkonin shfuqizimi­n e saj, gjykata vlerësoi se marrëveshj­a është në përputhje me Kushtetutë­n. Pas këtij vendimi, disa të rinj protestuan para dyerve të kësaj gjykate, duke vendosur edhe një kurorë mortore me emrin “Gjykata Kushtetues­e”. Me pankarta ne duar, të rinjtë bëjnë thirrje për anulimin e marrëveshj­es, ndërsa shprehen: “Popull refugjatës­h, kamp refugjatës­h, stop kësaj marrëveshj­eje, stop propagandë­s”! Gjykata Kushtetues­e rrëzoi dje kërkesën e 30 deputetëve të opozitës, të grupit të Berishës dhe të Bardhit, që kërkonin shfuqizimi­n e marrëveshj­es. Dhoma e Deputetëve në Itali ka miratuar me 155 vota pro, 115 kundër dhe dy abstenime projektlig­jin e ratifikimi­t të marrëveshj­es Itali- Shqipëri për emigrantët, që parashikon hapjen e dy CPR- ve në territorin shqiptar, për të pritur 3000 emigrantë. Marrëveshj­a e firmosur në Romë më 6 nëntor të vitit të kaluar mes kryeminist­rave të të dyja vendeve përfshin emigrantët që nisen nga Afrika e Veriut dhe kapen në det nga anijet italiane.

Ajo parashikon ngritjen e një pike në Shëngjin, ku do të kryhen procedurat e verifikimi­t të emigrantëv­e dhe një qendre në Gjadër, ku ata do të mbahen të izoluar deri në përfundim të procedurav­e për pranimin ose jo të azilit. Përgjegjës­ia mbi çdo veprimtari do të jetë e Italisë, të cilës i njihet dhe juridiksio­ni i plotë mbi qendrën e pritjes.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania