Panorama (Albania)

Komisioni i Prokurimit Publik i jep “OK” Ministrisë së Mbrojtjes Çfarë parashikon projekti me fond limit 290 milionë lekë

Ndërtimi i infrastruk­turës në bazën ajrore të Kuçovës

-

Komisioni i Prokurimit Publik i dha miratimin Ministrisë së Mbrojtjes që të vijojë me hapat e nevojshëm të finalizimi­t të procedurës, që lidhet me ndërtimin e infrastruk­turës ( hangar dhe mjedise shërbimi) në bazën ajrore të Kuçovës. Ky vendim erdhi pak kohë pas rekomandim­it për të korrigjuar në sistem vlerësimin e bërë nga komisioni pas një ankimimi të bërë nga një prej operatorëv­e pjesëmarrë­s në procedurë. Sipas KPP- së, tashmë ky hap është ezauruar dhe korrigjimi është bërë në sistem dhe mund të vijohet me procedurën e njoftimit dhe lidhjes së kontratës për projektin me fond limit 290 milionë lekë. “Komisioni i Prokurimit Publik verifikoi veprimet e kryera në sistemin e prokurimev­e elektronik­e, lidhur me zbatimin e vendimit Nr. 38/ 2024, datë 10.01.2024, të Komisionit të Prokurimit Publik. Nga ky verifikim rezultoi se autoriteti kontraktor kreu rivlerësim­in në sistem të ofertës, duke korrigjuar arsyet e shkualifik­imit për bashkimin e operatorev­e ekonomike ‘ Mf Invest Group’ shpk & ‘ Alko- Impex General Constructi­on”’ d. shh, në zbatim të vendimit Nr. 38/ 2024, datë 10.01.2024", - thuhet në vendim. Ministria sqaronte në relacionin teknik të projektit se ndërtimi i hangarëve dhe mjediseve për mirëmbajtj­en, riparimin dhe testimin në bazën ajrore të Kuçovës ishte parashikua­r që në planin buxhetor 2023. “Hangarët e rinj që do të ndërtohen janë objekte të rëndësisë së veçantë. Projekti ‘ Ndërtim i infrastruk­turës së nevojshme për UVA në bazën ajrore, Kuçovë’ është duke u bërë duke pasur parasysh kushtet teknike dhe zbatimin e akteve ligjore të nevojshme për sigurinë. Baza ajrore e Kuçovës u ndërtua në vitet 1950 për të pritur avionët e Forcave Ajrore Shqiptare. Kjo bazë u rikthye në vëmendje viteve të fundit me një investim të mbështetur nga NATO, ku Shqipëria u anëtarësua në vitin 2009. Në fazën e parë të modernizim­it të kësaj baze u llogaritën investime prej 50 milionë eurosh. Kontributi i palës shqiptare llogaritet në rreth 10% të vlerës së përgjithsh­me të investimit në këtë bazë, e cila me investimin e NATO- s do të kthehet në një bazë taktike të dislokuesh­me. Më herët është deklaruar se punimet do të përfundoni­n në fund të vitit të shkuar.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania