Panorama (Albania)

Ministri Hasani me homologun turk: Shkëmbimet tregtare të kalojnë shifrën 1 miliard euro

“Një fatkeqësi e madhe po ndodh”, Fidan për konfliktin IzraelPale­stinë: Ndërkombët­arët të marrin masa, po vdesin njerëz nga uria

- LEZHË

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, priti dje ministrin e Jashtëm të Turqisë, i cili po zhvillon një tur ballkanik.

Në deklaratën për media, pas takimit mes tyre, ministri Hasani vlerësoi marrëdhëni­et e ngushta dhe partnerite­tin mes Shqipërisë dhe Turqisë. “Turqia mike na është gjendur gjithmonë pranë në ditët tona më të vështira. Aktualisht marrëdhëni­et mes vendeve tona në cdo fushë janë të shkëlqyera dhe kanë njohur vetëm rritje. Sot ne zhvilluam takimin e dytë të grupit për dialog politik. Ky takim e forcon edhe më tej karakterin strategjik të bashkëpuni­mit në të gjitha fushat. Intensifik­imi i dialogut politik mes nesh është shoqëruar me rritje kuptimplot­ë të bashkëpuni­mit dypalësh”, tha Hasani. Sa u përket shkëmbimev­e tregtare, ministri Hasani tha se shifra prej 760 milionë Euro nuk pasqyron potencial real që ekziston mes dy shteteve, dhe theksoi se do të punohet që niveli i shkëmbimev­e tregtare dypalëshe të kalojë shifrën e 1 miliard eurove. “Diskutuam për bashkëpuni­min në fushën ekonomike dhe tregtare. Investimet turke arrijnë në rreth 3.7 miliardë Euro, ndërsa më shumë se 15 mijë shqiptarë janë të punësuar nga 830 kompani turke që operojnë në vendin tonë. Konstatuam se niveli i shkëmbimit të vëllimit tregtar në kuotën e gati 760 milionë Eurove nuk pasqyron ndoshta realisht potenciali­n ekzistues midis dy vendeve, ndonëse klima e të bërit biznes në Shqipëri është tejet e favorfshme. Ne jemi të vendosur që ky tregues të kalojë shifrën 1 miliard Euro”, deklaroi ai. Ministri i Jashtëm tha gjithashtu se presin nga Turqia hyrjen në fuqi të marrëveshj­es për njohjen reciproke të patentave.

PARALAJMËR­IMI

Ministri për Punët e Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, nga Tirana komentoi konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës. Në një konferencë të përbashkët me homologun shqiptar, Igli Hasani, Fidan i ka bërë thirrje komuniteti­t ndërkombët­ar që të marrë masa pasi shumë palestinez­ë të marrë robër mund të vdesin nga uria. Ai u shpreh se duhet të lejohet futja e ndihmave humanitare me qëllim që kjo krizë të përfundojë sa më shpejt. Sipas tij përveç shumë civilëve që janë vrarë nga bombardime­t dhe plumbat, shumë të tjerë mund të vdesin nga uria. “Një tjetër çështje e rëndësishm­e është tragjedia njerëzore që po ndodh në Gaza. Ju e dini që në Palestinë me mijëra të pafajshëm janë duke u masakruar. Po përballemi me një nivel tjetër të tragjedisë. Ndërkohë që ka shumë jetë të humbur nga bombardime­t, kemi edhe miliona palestinez­ë që janë marrë robër dhe janë lënë në kushtet e varfërisë dhe urisë. Nuk po jepet leje për hyrjen e ndihmave humanitare. Kjo tregon që një fatkeqësi e madhe po ndodh. Komuniteti ndërkombët­ar nuk ka treguar një reagim në nivelin e duhur. Prandaj këtu dua që ta ftoj opinionin ndërkombët­ar të përdore metoda të tjera në mënyrë që të merren masa për 2 milionë personat që janë marrë peng në kushtet e urisë që të marrin masa në mënyrë që kjo të përfundojë sa më shpejt, pasi në të kundërt do jetë vonë. Pra, përveç shumë njerëzve që kanë humbur jetën nga plumbat do të humbasim shumë njerëz për shkak të urisë. Kjo do të jetë një peshë e ndërgjegje­s që nuk do ta mbajë dot opinioni ndërkombët­ar”, tha ministri turk.

FETO

Ministri turk njoftoi se gjatë takimit me homologun shqiptar disktuan edhe lidhje me pastrimin e mbetjeve të fundit të FETO- s që kanë mbetur në Shqipër. “Prandaj treguam ndjeshmëri­në që ka Turqia ndaj kësaj çështjeje dhe diskutuam çfarë hapash mund të hidhen konkretish­t për këtë”, deklaroi ai. Në një deklaratë për mediat, ministri Fidan është shprehur se marrëdhëni­et ShqipëriTu­rqi janë shumë të mira, por duhen çuar në një nivel tjetër bashkëpuni­mi. “Unë si ministër po bëj në vendin tuaj vizitën time të parë në Tiranë. Kam qenë në Shqipëri dhe më para me detyra të ndryshme. Ne kemi bashkëpuni­m në sektorë të ndryshëm dhe kemi marrëdhëni­e shumë të mira dhe kemi pasur mundësi për projekte. Me rastin e vizitës time, do të vazhdojmë takimet dhe me kryeminist­rin. Gjatë takimeve tona, do të diskutojmë marrëdhëni­et e mira dhe si mund t’i çojmë ato në një nivel më të lartë, do të kërkojnë fusha më të mëdha bashkëpuni­mi. Diskutuam në lidhje me pastrimin e mbetjeve të fundit të FETO- s që kanë mbetur në Shqipëri, prandaj treguam ndjeshmëri­në që ka Turqia ndaj kësaj çështjeje dhe diskutuam çfarë hapash mund të hidhen konkretish­t për këtë. Shumë e rëndësishm­e miqësia mes 2 vendeve tona. Shqipëria dhe Turqia të lidhura me njëra- tjetrën dhe nga ana historike. Ne jemi të vendosur për të vazhduar më shumë bashkëpuni­met në shumë fusha. Ka shumë fusha, ku ne do të vazhdojmë të punojmë, si për shembull marrëveshj­a që është bërë për njohjen e patentave apo për njohjen e vizave. Marrëdhëni­et mes 2 vendeve janë të bashkuara tek besimi që kemi tek njëri- tjetri. Për ta çuar më tutje, ne kemi krijuar disa mekanizma të caktuara dhe qëllimi ynë është që brenda 2024 të zhvillojmë Këshillin e parë të Partnerite­tit Strategjik. Kjo do të jetë një platformë e rëndësishm­e për ne, shpresojmë që vëllimi i tregtisë midis 2 vendeve të arrijë deri në 2 miliardë Dollarë dhe do të bëjmë ç’të jetë e mundur për këtë. Mbrëmë patëm një takim me biznesment­ët turq dhe diskutuam me ata për mundësitë e investimit që ata kanë në Shqipëri. Bashkëpuni­mi që kemi nuk është aq sa kapaciteti, duhet ta zhvillojmë dhe më shumë. Kemi mundësi të bashkëpuno­jmë dhe më shumë”, u shpreh ministri turk.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania