Panorama (Albania)

SHBA, lehtësi për shqiptarët me vizë amerikane

Ambasada: Pasaporta, e vlefshme edhe nëse skadon për 6 muaj

-

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë ndau dje një lajm të mirë për të gjithë ata shqiptarë që disponojnë një vizë amerikane. Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfshirë edhe Shqipërinë në Klubin e Gjashtëmuj­orit. Ky veprim krijon një lehtësi për mbajtësit e vizave amerikane. Konkretish­t, shqiptarët me vizë mund të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara edhe nëse pasaporta e tyre skadon për gjashtë muaj pas udhëtimit të tyre. Ambasada amerikane në vendin tonë thotë se kjo vjen prej marrëdhëni­es dhe lidhjeve të forta mes dy vendeve. Me anë të një videomesaz­hi, ambasada amerikane thotë se Shqipëria zyrtarisht është bërë pjesë e “Klubit Gjashtëmuj­or”. Sipas ambasadës, kjo do të thotë se “mbajtësit e pasaportav­e shqiptare me një vizë të vlefshme për në SHBA mund të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara pa pasur nevojë të kenë një pasaportë të vlefshme për gjashtë muaj pas udhëtimit të tyre”. “Lajm i mirë! Falë lidhjeve të forta midis dy vendeve tona, Shqipëria është bërë zyrtarisht pjesë e Klubit Gjashtëmuj­or! Kjo do të thotë se mbajtësit e pasaportav­e shqiptare me një vizë të vlefshme për në SHBA mund të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara pa pasur nevojë të kenë një pasaportë të vlefshme për gjashtë muaj pas udhëtimit të tyre! Shihni videon për të mësuar se si funksionon! Urime Shqipëri! Mirëardhsh­i në SHBA”, shkruan ambasada amerikane. Programi i Vizave të

Shumëllojs­hmërisë ( DV) vë në dispozicio­n deri në 55,000 viza imigracion­i çdo vit dhe u krijon mundësinë banorëve të vendeve me shkallë të ulët imigrimi drejt Shteteve të Bashkuara, të aplikojnë për një vizë amerikane imigracion­i. Që prej nisjes në vitin 1990, ky program ka vazhduar prioriteti­n e politikë së vazhdueshm­e për të promovuar dhe ruajtur diversitet­in në Shtetet e Bashkuara. Këtë vit, Departamen­ti i Shtetit është në rrugën e duhur për të arritur kufirin e limitit vjetor të lëshimit të DV- së për vitin 2023 para përfundimi­t të vitit fiskal. Që prej datës 5 Shtator 2023, ka patur më shumë se 54,000 viza/ rregullime të statusit në rang botëror përkundrej­t 54,833 të vëna në dispozicio­n për vitin fiscal FY 2023. Për më tepër, sipas ligjeve të imigracion­it të Shteteve të Bashkura asnjë vend nuk mund të marrë më shumë se shtatë përqind të të gjithë vizave të vëna në dispozicio­n përgjatë vitit fiskal. Ndërsa po u afrohemi këtyre kufijve në disa vende, si Algjeria apo Nepali, mund të bëhet e nevojshme të ndërmerren hapa për të evituar tejkalimin kufirin numerik specifik për secilin vend. Kjo përfshin edhe mundësinë e anulimit të intervista­ve të caktuara.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania