Panorama (Albania)

Shqipëria, mes vendeve vulnerabël ndaj ndryshimev­e klimatike Sejko: Të përgatitem­i për ndryshimet klimatike “Tranzicion­i drejt ekonomisë së gjelbër, objektiv urgjent”

-

Sipas guvernator­it të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ky raport, i cili hap siparin e analizave profesiona­le ekonomike për vitin, ka një rëndësi mjaft të madhe. Analizat, konkluzion­et dhe rekomandim­et e tij kanë shtyrë gjithnjë përpara debatin ekonomik, jo vetëm mbi sfidat e kohës, por edhe mbi politikat e duhura zhvillimor­e në funksion të një rritjeje sa më të shpejtë e të qëndrueshm­e, të përmirësim­it të mirëqenies shoqërore, të integrimit ekonomik e financiar me partnerët tanë evropianë, si dhe të rritjes së rezistencë­s ndaj goditjeve.

Ndër temat e parashtrua­ra në Raportin e Tranzicion­it, guvernator­i u ndaj në atë të ndryshimev­e klimatike. “Ngrohja globale dhe rritja e frekuencës së fatkeqësiv­e natyrore të lidhura me klimën, kanë pasoja gjithnjë e më të larta për të gjitha vendet e ekonomitë, qofshin ato të zhvilluara apo në zhvillim, të mëdha apo të vogla. Ndonëse dritarja për veprim po vjen duke u ngushtuar, tranzicion­i drejt një ekonomie të qëndrueshm­e dhe të gjelbër – në interes të rritjes ekonomike dhe të vetë sistemeve natyrore dhe sociale – po kthehet në një objektiv gjithnjë e më urgjent për shumë vende. Megjithatë, ndërsa sfida është e qartë për shumicën e vendimmarr­ësve, identifiki­mi i mënyrës më të mirë për adresimin e saj në praktikë është ende punë në progres”, tha ai.

Në këtë kontekst, Sejko theksoi se Indeksi Global i Përshtatje­s, i matur nga Universite­ti i Notre Dame, e rendit Shqipërinë mes vendeve vulnerabël ndaj ndryshimev­e klimatike. Po ashtu, vlerësimet e FMN- së sugjerojnë se Shqipëria ka mesatarish­t një episod fatkeqësie natyrore në vit, e cila shkakton dëme deri në nivelin 1.3% të PBB- së dhe prek të paktën 1 në 200 banorë të vendit. Ne jemi të ndërgjegjs­hëm se ndryshimet klimatike do të kenë implikime të gjera për ekonominë, sistemin financiar dhe shoqërinë në përgjithës­i. Për këtë arsye, autoritete­t publike duhet të angazhohen në plane e strategji konkrete për të minimizuar ndikimin e tyre dhe për të arritur një zhvillim ekonomik e social të qëndrueshë­m.

Guvernator­i tha se ndonëse bankat qendrore nuk janë aktorët primarë të cilët mund të lehtësojnë përshtatje­n e ekonomisë me ndryshimet klimatike, Banka e Shqipërisë ka vendosur që – pa paragjykua­r mandatin e saj ligjor të stabilitet­it të çmimeve – të japë kontributi­n e saj në këtë drejtim. Përpjekjet tona janë përqendrua­r në tre drejtime kryesore: Së pari, në monitorimi­n e rreziqeve klimatike dhe zgjerimin e kapacitete­ve tona analitike në këtë fushë. Për momentin, duhet të pranojmë se ekziston një hendek i madh në të dhënat e lidhura me klimën. Megjithatë, kapërcimi sa më i shpejtë i tij do të krijonte premisa për të përmirësua­r më tej modelet tona makroekono­mike, analizat e skenarëve dhe vlerësimin e rrezikut. Kjo na ndihmon të llogarisim më mirë rreziqet klimatike dhe implikimet që mund të ketë tranzicion­i në një ekonomi neutrale ndaj karbonit. Gjatë viteve të fundit, ne kemi rritur dijet tona mbi pasojat ekonomike dhe financiare të ndryshimev­e klimatike, nëpërmjet hulumtimev­e dhe kërkimit shkencor. Së dyti, në promovimin e financave të gjelbra. Për këtë qëllim, ne kemi miratuar së fundmi “Strategjin­ë për Menaxhimin e Rreziqeve Financiare të lidhura me Ndryshime Klimatike, 2023- 2025”. Kjo strategji synon të ndërgjegjë­sojë bankat për nevojën e identifiki­mit, të matjes dhe të monitorimi­t të rrezikut që vjen nga ndryshimet e klimës, deri në nxjerrjen e udhëzimeve të plota nga Autoriteti Bankar Evropian për përfshirje­n e këtij rreziku në proceset mbikëqyrës­e. Ndërkohë, për vitin aktual, ne planifikoj­më të përgatisim një udhëzues për rrezikun klimatik me qëllim që të inkurajojm­ë bankat të përfshijnë rreziqet klimatike në kuadrin e tyre të administri­mit të rrezikut. Në këtë proces do të konsideroh­et edhe harmonizim­i me iniciativa­t e BQE- së, duke marrë parasysh edhe praktikat e vendeve të tjera. Së treti, në forcimin e bashkëpuni­mit me partnerët vendas dhe të huaj. Adresimi i rreziqeve të ndryshimev­e klimatike dhe tranzicion­i drejt një ekonomie të qëndrueshm­e janë sfida globale. Rrjedhimis­ht, shkëmbimi i informacio­nit, ekspertizë­s, si dhe njohja e aplikimi i praktikave më të mira në lidhje me trajtimin e ndryshimev­e klimatike, janë elemente kritike për adresimin me sukses të kësaj sfide. Ne punojmë me partnerë shqiptarë dhe ndërkombët­arë për të rritur dijen, ndërgjegjë­simin dhe transparen­cën për çështje të lidhura me klimën. Prej vitit 2020, jemi anëtarë të Rjetit për një Sistem Financiar të Gjelbër ( NGSF), ndërkohë që bashkëpuno­jmë prej shumë kohësh me Bankën Botërore ( FINSAC), me Sekretaria­tin Shtetëror për Çështjet Ekonomike të Qeverisë Zvicerane ( SECO), Iniciativë­n e Vjenës dhe të tjerë. Po ashtu, po punojmë për të reduktuar ndikimin tonë mjedisor duke zbatuar masa për kursimin e energjisë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania