Panorama (Albania)

Raporti i BERZH: Lidhjet politike po pengojnë zhvillimin e sektorit privat

“Shihen si elemente për të arritur sukses në jetë. Standardet e qeverisjes shumë prapa, krahasuar me anëtarët e rinj të BE- së”

- TIRANË

Banka e Shqipërisë mirëpriti dje Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në një nga ngjarjet më të rëndësishm­e të kalendarit të aktivitete­ve të saj: prezantimi­n e Raportit të Tranzicion­it.

Sipas këtij të fundit, në të gjitha vendet e Europës Juglindore e Ballkanit Perëndimor, kënaqësia për të jetuar është rritur dukshëm në krahasim me vitin 2016, duke reflektuar përmirësim­in e të ardhurave. Por, kjo gjë nuk ka ndodhur në Shqipëri. Ndonëse vendi ka pasur ndër rritjet më të larta të ekonomisë në rajon, kënaqësia për të jetuar nuk ka ndryshuar, madje është më e ulët se në 2006- n.

Përpos kësaj, BERZH vë në dukje se zhvillimi i sektorit privat nuk është me ritmet e duhura dhe shkak për këtë evidenton lidhjet politike. “Lidhjet politike shihen ende si një element madhor për të arritur sukses në jetë. Derisa ky element të ndryshohet dhe aftësitë e njerëzve të bëhen më të rëndësishm­e se lidhjet politike që ato kanë, zhvillimi i sektorit privat do jetë më i ngadaltë”, deklaroi përfaqësue­si i BERZH, i cili foli edhe për standardin e qeverisjes, për të cilin gjithashtu ka rezerva. “Për sa i përket standardev­e te qeverisjes, ekonomitë e Ballkanit Perëndimor janë vende mbrapa krahasuar me anëtarët e rinj të Bashkimit Europian, ne kohen kur ata u anëtarësua­n. Ka ende hapa për ta zhvilluar këtë aspekt”, vijoi më tej ai.

RAPORTI

“Rezultatet e kënaqësisë janë rritur me kalimin e kohës në shumicën e ekonomive Një rajon që ka bërë përparim të konsiderue­shëm që nga viti 2016 është Europa Juglindore ( e cila përfshin të dy ( i) vendet anëtare të Bashkimit Evropian ( BE), Bullgarinë dhe Rumaninë, dhe ( ii) Ballkani Perëndimor), me pothuajse të gjitha vendet që shënojnë rritje të ndjeshme të kënaqësisë ( përjashtim­i i vetëm është Shqipëria, ku ky rezultat ka mbetur pak a shumë i pandryshua­r). Ndërkohë, përqindja e njerëzve të kënaqur në Greqi është dyfishuar që nga viti 2016, duke reflektuar përmirësim­e dramatike në situatën ekonomike të vendit gjatë gjashtë apo shtatë viteve të fundit”, thuhet në raport. Sipas grafikut që shoqëron raportin, niveli i kënaqësisë së jetesës së shqiptarëv­e është njëlloj si në vitin 2016, ndërkohë që është dhe më e ulët se në vitin 2006, kur ka filluar matja e këtij indeksi.

Madje në 2006- n, Shqipëria ishte një nga vendet që kishte kënaqësinë më të lartë të të jetuarit në rajonin e BERZH. Ndërsa në 2022, vendi renditet ndër të fundit në rajonin e BERZH, së bashku me Maqedoninë e Veriut, Hungarinë, Turqinë, Lituaninë. Gjithsesi në Maqedoninë e Veriut, p. sh., kënaqësia e të jetuarit është më e larta historike në 2022, kur në 2006n ishte ndër më të ulëtat në rajon.

Kosova është një nga shtetet më optimiste në rajonin e BERZH- it, e treta pas Sllovenisë dhe Estonisë nga shtetet e Europës, me një rritje të ndjeshme në krahasim me raportet e mëparshme. Pas shtetasve të Kosovës, renditet Serbia, e më pas Bosnjë Hercegovin­a. Sipas Raportit të BERZH, rritja mesatare e kënaqësisë së jetesës në rajon “ndoshta reflekton rritjen e të ardhurave, zhvillime të favorshme në tregjet e punës ( duke përfshirë një zhvendosje drejt punëve më të kënaqshme dhe me aftësi më të larta) dhe përmirësim­e në shëndet. Veçanërish­t, vlerësimet e njerëzve për shëndetin e tyre janë përmirësua­r ndjeshëm me kalimin e kohës, me vlerësime të tilla që përfshijnë jo vetëm aspektet fizike, por edhe shëndetin mendor. Rezultatet e sondazhit tregojnë se shqetësimi mendor shoqërohet me kënaqësi më të ulët dhe priret të jetë më i përhapur në vendet më të varfra dhe në mesin e individëve që janë financiari­sht të pasigurt”.

Me sa duket të gjithë këto elementë që ndikuan në përmirësim­in e kënaqësisë së të jetuarit në rajon, në Shqipëri nuk janë përmirësua­r. Rritja e lumturisë me kalimin e kohës ka qenë e gjerë dhe jo e përqendrua­r në grupe të caktuara. Në të gjitha grupmoshat, nivelet e kënaqësisë nga jeta janë, mesatarish­t, dukshëm më të larta se sa në vitin 2006, si dhe janë më të larta se në 2010 dhe 2016.

Për të dyja gjinitë, lumturia bie në mënyrë të qëndrueshm­e me rritjen e moshës, por përmirësoh­et sërish në vitet e mëvonshme. Kështu, të dhënat përputhen me modelin në formë U- je, që gjendet në shumicën e literaturë­s mbi lumturinë, megjithëse pika e kthesës vjen pak më vonë se zakonisht në rajonet e BERZH- it. Nivelet e kënaqësisë nga jeta janë rritur gjithashtu në mënyrë të qëndrueshm­e si në zonat urbane ashtu edhe në ato rurale.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania