Panorama (Albania)

Balla: Kemi 247 persona në kërkim në Shkodër, një pjesë fshihen këtu

Kreu i dikasterit blu nisi nga Shkodra turin tjetër të takimit me policinë, ku kërkoi zbardhjen ngjarjet e vjetra pas vitit 1992

- TIRANË

Taulant Balla ka nisur një tur analizues në policitë e vendit, ku edhe ka nxjerrë shifra të frikshme për sa i përket numrit të personave që janë në kërkim në Shkodër.

Ai ka nisur nga Shkodra për t’u kthyer më pas në Lezhë dhe ka përfunduar në Durrës, atje ku edhe ka shkuar në shtëpinë e efektivit që u vetëvra pak ditë më parë në ambientet e komisariat­it të Durrësit. Po ndërkohë që në Shkodër ministri ka kërkuar në hetohen të gjitha ngjarjet e vjetra që nga viti 1992, në Lezhë e Durrës ai është ndaluar te hetimi i ngjarjeve të tilla që nga viti 2005, duke lënë jashtë një mori ngjarjesh të rënda të pazbardhur­a, të cilat kanë mbartur jo pak hasmëri e hakmarrje, që kur ndodhin në veri quhen gjakmarrje. Madje, te ky përcaktim është ndaluar në Lezhë, ku janë një shifër e frikshme familjes që gjenden nën hasmëri të mbartura, një prej të cilave ka goditur rëndë Lezhën në vitin 2023 me tri viktima të njëpasnjës­hme dhe që vetë Policia e Shtetit dhe më tej Prokuroria e Lezhës i klasifikua­n si vrasje për gjakmarrje, ndonëse për të tria ngjarjet ende nuk ka as autorë dhe as motive konkrete.

SHKODËR

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, udhëtoi drejt Shkodrës për analizën vjetore 2023 të qytetit më të madh në veri të vendit. Ministri ka qenë kritik gjatë analizës në drejtorinë e policisë së Shkodrës sa i takon performanc­ës së punës së tyre, duke vënë theksin tek mos zbulimi në kohë i krimeve të rënda të ndodhura në vite. Kemi 247 persona në kërkim në Shkodër. Sot jemi fokusuar te kjo listë për të shkuar një për një tek secili prej tyre, një pjesë vazhdojnë të jenë e të fshihen këtu në Shkodër. Detyra e Policisë së Shtetit edhe në koordinim me agjencitë e tjera ligjzbatue­se, me Prokurorin­ë e Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Shkodër, me SHISH është t’i gjejë dhe t’i vendosë ata para drejtësisë. Koha kur në Shkodër të fortit kishin bajraqet e tyre, feudet e tyre, ku nuk mund të hynte dot policia ka mbaruar. Kam qenë shumë i qartë në porosinë ndaj DVP për t’i dhënë fund kësaj historie, pra këtu nuk mund të ketë as lagje, as zona ku policia nuk mund të ndërhyjë apo ushtrojë dot sundimin e ligjit dhe forcën e vet.

POROSIA

“Kjo është një detyrë primare dhe dua të garantoj çdo qytetar të Shkodrës, sipërmarrë­sit e Shkodrës, të cilët kanë vuajtur problemati­ka të ‘ haraçeve’, të historive që ju i dini më mirë se unë. Kjo gjë nuk mund të tolerohet më, prandaj një prej objektivav­e të mia dhe Policisë së Shtetit është dhënia fund historisë së ‘ të fortëve’, të ‘ bajraqeve’, të ‘ feudeve’. Ne na duhet të garantojmë që këto historitë e vjetra të abuzimeve dhe karshillëk­ut ndaj ligjit t’i japim fund”, - tha Balla. Një prej sfidat mbetet ato që i quajti ‘ probleme të mbartura’ kontrolli i territorit për të parandalua­r kultivimin e bimëve narkotike’ dhe lufta kundër informalit­etit.

‘ Nga 300 mijë bimë narkotike të kultivuara, 200 mijë janë asgjësuar në Shkodër. Viti 2024 do të jetë konsolidim­i i këtyre rezultatev­e për të garantuar Alpe të pastra, të cilat të jenë destinacio­n turistik, por të mos jenë më destinacio­n i grupeve kriminale për të kultivuar bimë narkotike”, - tha Balla. Në 2024- ën prioriteti do të jetë identifiki­mi i grupeve kriminale dhe zbardhja e vrasjeve të vjetra nga viti 1992 e këtej. “Në 2023 kemi pasur 6 ngjarje të rënda kriminale, krime kundër personit. Janë zbuluar 5, kemi një ngjarje kriminale të pazbuluar, por për mua kjo nuk mjafton, sepse

do t’u referohem të gjitha ngjarjeve kriminale nga vitit 1992 e këtej. Bashkë me drejtorin e përgjithsh­ëm kemi një qasje për t’i shkuar në fund çdo ngjarje kriminale. Po komunikojm­ë me prokurorit­ë, SPAK apo të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm, për të parë statusin e dosjeve përkatëse, sepse biem të gjithë dakord që një ngjarje e vjetër kriminale e pazbuluar është burim

i një ngjarje të re kriminale”, - tha Balla

LOJËRAT E FATIT

“Kam ardhur në Shkodër edhe para pak ditësh. Jam këtu sot përsëri dhe e vërteta është që Shkodra tashmë po rilind, në njëfarë mënyre të ofertës së vet turistike. Por ne na duhet të garantojmë që këto historitë e vjetra të abuzimeve dhe karshillëk­ut ndaj ligjit t’i japim fund”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania