Panorama (Albania)

Balla në Lezhë: Shpejt do të flasim për Martinajn

-

Ministri i Brendshëm është kthyer edhe në Lezhë, në Drejtorinë e Policisë së këtij qarku që ka gjeneruar krime të rënda për vitin që lamë pas. Balla ka folur për kultivimin dhe shpërndarj­en e kanabisit si dhe morinë e të arrestuarv­e në kuadër të operacioni­t “Tempulli”, por njëkohësis­ht është ndaluar shkurt tek dy dukuritë që kanë gjeneruar krim në zonën e Lezhës. Ai ka folur edhe për zhdukjen e Ervis Martinajt, si një premtim që ende nuk është mbajtur, por së shpejti tha sërish Balla do të kemi informacio­nin e duhur në lidhje me të! Gazetarët lokalë i bënë pyetje ministrit.

Në qarkun e Lezhës janë 228 familje në konflikte gjakmarrje­je dhe hasmërie. A mendoni se duhet të ketë një vëmendje të shtuar ndaj këtij fenomeni?

Janë 45 ngjarje kriminale nga viti 2005 e këndej, me vrasje, për të cilat, sikurse ju informova, kemi një plan pune për to, sepse këto ngjarje të vjetra janë burim për ngjarje të reja. Të paktën historia këtë ka treguar dhe na ka mësuar. Dhe është në detyrën e DVP Lezhë, kemi bërë një bisedë edhe me drejtuesit e prokuroris­ë për një hetim të thellë. Dhe detyra e policisë për të parandalua­r ngjarje të reja kriminale, që burojnë nga këto ngjarje të vjetra.

Në Kurbin, shumë ngjarje kanë qenë të lidhura edhe me të shumëkërku­arin Ervis Martinaj, por deri tani kemi pasur vetëm sekuestro pasurie. A keni ju një përgjigje për fatin e të shumëkërku­arit Ervis Martinaj?

Unë e kam thënë që kjo mbetet një gur peshe i rëndësishë­m sa i përket llogaridhë­nies sonë ndaj publikut dhe ligjit. Besoj që nuk do të jetë e largët dita kur do të kemi edhe një komunikim së bashku për këtë çështje.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania