Panorama (Albania)

Apeli i GJKKO rrëzon sërish fituesin e zgjedhjeve, Fredi Belerin

-

Fredi Beleri nuk do të betohet për të marrë detyrën e kryebashki­akut të Himarës. Apeli i GJKKO, në një vendim të marrë dje nuk i dha leje Belerit për t’u betuar, duke rrëzuar kërkesën e tij. Avokati i kryebashki­akut të zgjedhur të Himarës paralajmër­oi që do t’i drejtohen me rekurs Gjykatës së Lartë. “Duhej bërë betimi, nuk e lënë të bëjë betimin. Ne do ankohemi në Gjykatën e Lartë. Është vendim me elemente të frymës fashiste. Vendimi i shkallës së parë stimulon veprimet e qeverisë për shpalljen gjendjes së jashtëzako­nshme në Himarë. Nuk është e vërtetë. Gjykata e la në fuqi pa ndryshuar asnjë pjesë të asaj vendimi. Nuk na u dha arsyetimi, do ta marr tani. Jemi në fund të procesit, e njëjta treshe e kanë marrë rrugë për ta dënuar dhe marrjen e lejes së posaçme. Në kundërshti­m edhe me raste të tjera. E duan me çdo kusht Bashkinë e Himarës”, - tha avokati. Përmes një deklarate të shkruar nga qelia, Beleri sulmoi organet e drejtësisë duke thënë se kanë marrë urdhër nga kryeminist­ri Edi Rama për të mos e lejuar të betohet, pasi nuk duan të lëshojnë Bashkinë e Himarës. Duke hedhur akuza të forta ndaj njerëzve të drejtësisë në çështjen e tij, Beleri thotë se ka shpresë te

Gjykata Kushtetues­e, ku ka bërë ankimim kundër masës së sigurisë “arrest në burg”. “Gjykata e porositur prej pushtetit politik, goditi edhe një herë zgjedhjet në Himarë. Gjashtë muaj pas kërkesës time, zbatoi urdhrin e kryeminist­rit – gjyqtar suprem, për të mos më dhënë leje për t’u betuar dhe të marr mandatin”, - thuhet në deklaratë. Belerit i janë rrëzuar disa kërkesa për t’u betuar. Fillimisht kërkesa e tij ka kaluar nga Gjykata e Posaçme në atë të Durrësit. Pasi dy institucio­net shpallën moskompete­ncë për shqyrtimin e kërkesës së Fredi Belerit, Gjykata e Lartë vendosi që këtë vendim duhet ta marrë GJKKO. Kjo e fundit nuk i dha leje Belerit për t’u betuar, vendim që u la sot në fuqi edhe nga Apeli i GJKKO- së. Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunë­torin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Prej kohësh, kjo çështje është bërë temë kryesore diskutimi edhe në marrëdhëni­et mes Greqisë dhe Shqipërisë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania