Panorama (Albania)

Mbylli familjen në shtëpi dhe i survejonte me kamera, gjykata mban në burg të riun

-

Gjykata Penale e Tiranës e ka lënë në duar të ekspertëve mjeko- ligjorë fatin e burgosjes së Jetnor Zhabolit, të riut nga Mati që pak ditë ma parë tronditi vendin me paranojat e tij. Prokuroria ka kërkuar për të masën e sigurimit me burg për një muaj, ndërkohë që gjykata ka vendosur vetëm 20 ditë, por pa kërkuar që djali i cili izoloi familjen nën monitorim të rreptë të shtrohej në spital deri në përfundim të hetimeve dhe ekspertime­ve mjeko- ligjore për shëndetin e tij mendor. Jetnori ka dalë para gjykatës dje dhe ka thënë të njëjtat fjalë që ka thënë edhe në polici apo prokurori, ndërsa avokatët mbrojtës kanë parashtrua­r kërkesa dhe fakte konkrete që klienti i tyre ka probleme serioze. Të njëjtën gjë kanë treguar edhe nëna dhe bashkëshor­tja, por prokuroria ka listuar një sërë akuzash për të riun, që në një rast kthimi përgjigjej­e nga Mjekësia Ligjore se Jetnori nuk ka probleme shëndetëso­re, ai rrezikon jo pak.

Në prezencë të psikologes, bashkëshor­tja e Jetnorit ka rrëfyer dramën që ka jetuar prej një viti e gjysmë. Denoncimin nuk e bëri asnjëherë pasi e donte Jetnorin. E reja ka treguar se Jetnori e ka dhunuar edhe fizikisht, për herë të fundit 2 ditë para se policia të ndërhynte në banesë dhe të zbulonte tmerrin ku jetonin 4 persona, kamera, fikse valësh, sensor dhe përgjues. Bashkëshor­tja e Jetnorit tregon luftën që ka bërë për ta kuruar, ndërsa nëna e Jetnor Zh., 66 vjeçe, rrëfen para hetuesve betejën për të kuruar djalin, pasi mendon se ka probleme të shëndetit mendor. 66- vjeçarja ka treguar për xhelozinë e sëmurë që e ka kapluar djalin e tij, si pasojë e së cilës bashkëshor­tes i ka bllokuar çdo komunikim.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania