Panorama (Albania)

Shaban Murseli: Ka pasur SMS dhe foto me kunatën e Kushtrim Kokallës

Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja që tronditi kombin. I ati i Naim Murselit tregon problemin familjar që kishte i biri

- TIRANE

Nga dalja e dëshmive të protagonis­tëve që kanë marrë pjesë në organizimi­n e vrasjes së Liridonës në sytë e dy fëmijëve dhe në prani të bashkëshor­tit të saj mësohet se ka ende anë të errëta që nuk janë zbuluar.

Nga dëshmia e Naim Murselit, e dhënë në Policinë e Prishtinës, pas momentit të arrestimit, është mësuar se shkak i konfliktit mes tij dhe Liridonës kanë qenë ca SMS që janë gjetur në telefonin e tij. Madje Naimi e akuzon bashkëshor­ten e ndjerë, edhe për tradhti bashkëshor­tore, ndërsa ai dyshohet se realizoi gjithë skenarin për ekzekutimi­n e saj mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë. Dy ditë më parë, ' Paparaci' publikoi edhe dëshminë e Kushtrim Kokallës prej së cilës u mësua fakti se Naim Murseli ia kishte kërkuar prej më shumë se një viti vrasjen e Liridonës, pikërisht kushëririt të tij. Por në dëshminë e Shaban Murselit, që është lënë në polici pas arrestimit të Naimit, është mësuar se personi që fshihet pas mesazheve në telefonin e Naimit është pikërisht kunata e Kushtrimit, nusja e

vëllait, pra gruaja e kushëririt të parë të Naimit. I ati i Naimit dhe njëkohësis­ht vjehrri i të ndjerës ka treguar se palët janë takuar dhe është mbyllur gjithçka mes tyre, ndërkohë që ende nuk dihet se cili ka qenë qëndrimi i Kushtrim Kokallës, anëtarit të forcave të Sigurisë së Kosovës në atë incident familjar. Në dëshmi Shaban Murseli ka rrëfyer të dhënat që i ka bërë edhe më herët të ditura për mediat e Kosovës, ndërsa ai mohon të kishte dijeni që Naimi kërkonte para borxh apo përdorte persona të tjerë për të marrë kredi për të. Kjo e fundit është dhënë në dëshminë e anëtarit të FSK teksa ka shpjeguar raportet mes tij dhe Naim Murselit. Por ajo që bie në sy është fakti se Kushtrim Kokalla përveç se ka qenë në dijeni të planit djallëzor për vrasjen e Liridonës, bashkëshor­tes së djalit të dajës, ai ka qëndruar me Naimin përgjatë gjithë kohës pas vrasjes së Liridonës e deri në momentin kur Naimi është vënë në pranga si bashkëpunë­tor në vrasjen e gruas së tij, për të cilën u tha se pagoi 30 mijë euro djalin nga Gjakova, Granit Plava.

DËSHMIA E SHABAN MURSELIT

"Unë përveç një problem që e ka pas Naimi me djalin e hallës së tij K., para një viti që ka pas disa masazhe të shkëmbyera përmes telefonit gjegjësish­t me B., gruan e K.. Sipas njohurive që unë i kam pas, për këtë rast nuk ka pasur diçka më shumë mes

Naimit dhe B. përveç disa shkrimeve dhe fotove jo intime, foto normale", - ka thënë Shaban Murseli në dëshminë e dhënë në Polici më 1 dhjetor. Shaban Murseli ka thënë se Naimi dhe Liridona janë takuar me vëllain e Kushtrim Kokallës e bashkëshor­ten e tij dhe e kanë mbyllur këtë çështje. Ka thënë se nga ky rast janë ftohur marrëdhëni­et mes tij dhe Naimit. "Mirëpo e di që Naimi me Liridonën dhe K. me B. janë marrë vesh që kjo gjë të mbyllet me kaq. Nga ky rast Naimi i ka ftohur marrëdhëni­et me në një mënyrë me mua dhe familjen", - ka thënë ai. I pyetur nga hetuesit policorë nëse i kanë kërkuar ndonjë para nga familja Kokalla lidhur me këtë prob

lem, Shaban Murseli ka thënë: "Unë nuk kam ndonjë informatë se Naimi apo familja kemi paguar ndonjë gjë për këtë punë". Hetimet për zbardhjen e të vërtetës së vrasjes së Liridona Ademit, nënës së dy fëmijëve të mitur vazhdojnë. Pak kohë pas ngjarjes, Prokuroria e Prishtinës bëri me dije se do të ketë edhe persona të tjerë nën hetim për rastin, ndërkohë që numri i të arrestuarv­e deri më tani ka shkuar në 4. Policia e Kosovës vuri në pranga edhe personin që i shiti armën e krimit Granit Plavës, ndërkohë që hetimet dhe kërkimet për motivin e ngjarjes së padëgjuar më parë janë shtrirë edhe në Suedi, atje ku jetonin e punonin familja e Naim Murselit.

 ?? ?? Naim Murseli dhe Liridona Ademal
Naim Murseli dhe Liridona Ademal
 ?? ?? Shaban Murseli
Shaban Murseli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania