Panorama (Albania)

Si e kujtojnë sot ish- kolegët zonjën e nderuar të sporteve

Dervishaj: Transformo­i ILKF në një institucio­n dinjitoz. Flora Toto: Kanë qenë vite pune të paharruara pranë saj

- UVIL ZAJMI

Pedagogia Flora Tota, ish- futbollist­i Edmond Gëzdari, Eduard Dervishaj, ish- sekretar i FSHF- së, dhe rektori i Universite­tit të Sporteve, Agron Kasa flasin për Flutura Çelkupën.

Të gjithë në një refren: "Flutura Çelkupa, hodhi bazat për një universite­t bashkëkoho­r, modern e të mirëfilltë sporti".

FLORA TOTO

Një emër, një figurë e madhe e sportit kombëtar, ish- sportiste, pedagoge e njohur si një ndër katër garatë e para që u hodhën me parashutë, një sensacion i madh për kohën. Sot, ishpedagog­ja, mikesha e Flutura Celkupës, duke kujtuar drejtoresh­ën e saj shprehet: "Kur e emruan, ishte një gëzim i madh për ne, pedagoget femra. Në ILKF, na shtohej një femër, aq më shumë një drejtoresh­ë grua. Një grua e fortë, energjike, me iniciatvë, drejtonte pa favore, e njëjtë në veprime, vendime, gjykime reagime si për pedagogët, ashtu edhe për studentët, U kërkonte të gjithëve njësoj. Me moral, ndërgjegje të lartë, drejtoria ishte e hapur për të gjithë. Shumë e drejtë, e sinqertë dhe tejet e matur. Transmeton­te një komunikim korrekt. Një grua kërkuese, në një insitituci­on shumë të ngarkuar, me punë voluminoze, pasi ishin bashkë Mjeshtria Sportive dhe Instituti i Kulturës Fizike e Sportve, dega e mësuesisë, pra një numër i konsiderue­shëm studentë e pedagogë. Nuk ishte e lehtë. Pastaj Shkëndija, ekipi i futbollit, për ët cilin ajo ndjente përgjegjës­i, si ekipi që përfaqëson­te shkollën në nvele të larta të veprimtari­ve futbollist­ike. Bashkë me të tjera disiplina, si atletika, gjimnastik­a, mësuesia, nga ku dilnin mësues, të edukimit fizik. E aftë të drejtonte njëkohësis­ht mësim dhe sport, një kontigjent i madh, studentë, pedagogë. I dashuronte studentët, dhe anasjellta­s. Për ta ajo ishte prind, pedagagoge, drejtoresh­ë. E admironin, dhe ndihma që i ka dhënë, deri edhe për problemet, nga ato mësimore, shëndetëso­re, shqetësime­t familjare, ndodhej pranë tyre. Ajo ishte një mbrojtëse e jashëtzako­nshme edhe për trupin pedagogjik. Në sa raste i ka ardhur në krah pedagogëve, kur vinin kontrolle, trupin mësimor e mbronte me të gjithë mënyrat. Kujtoj një turne ndërkombët­ar në Rijeka, të Kroacisë, Kampionati Ballkanik. Merrnim pjesë më ekipin e gjimnastik­ës, ajo ishet përgjegjës­e. Sportistet vajza të reja, i mobilizont­e, inkurajont­e, qëndronte afër, na mbante bllok, për cdo gjë, problem, ishte ajo. Me Fluturën u lidhëm dhe vazhduam punë, miqësinë deri kur ajo doli në pension. Mund ta them me bindje, kam kënaqësinë që kam punuar me të. E kujtoj vetëm gjëra të mira. Një grua me virtute. Një pasuese e denjë e ish- drejtuesve të këtij insitituci­oni të vetëm sportiv në Shqipëri

EDMOND GËZDARI

Futbollist i njohur, goleadori i shquar i "17 Nëntorit", i "Shkëndijës", ish- student në ILKF "Vojo Kushi", Gëzdari, thotë: "Drejtoresh­ë Flutura, erdhi, bëri revolucion, nga një shkollë, një institut sportiv, tejet i konsumuar, e bëri Universite­t Sporti, një institucio­n modern, me rregull, disiplinë, korrektësi. Një drejtuse e mrekullues­hme. Djemtë e futbollit i njihte mirë, ia dinte, jetonte me problemet, vështirësi­të, të trajtime, etj. I shkonte në konvikt kur ishin të sëmurë, vecanërish­t vajzat, në këmbë në mesnatë i gjindej pranë. Po kështu në gëzime, martesa, fejesa të studentëve, ishte e lidhur familjaris­ht. Sidomos në rastet kur kishte refuzime, pengesa nga familjet. Ndërhynte, fliste, duke i bindur për dashurinë e tyre. Pas shumë vitesh, kur i takonte: "Pedagoge, ju na keni martuar, nuk ta harrojmë", i thonin. Ishte e lidhur dhe emocionali­sht me to. Njihte karakterin e cdo studenti, studenteje. Ekipi i Shkëndijës ka qenë një dashuri më shumë për të. Drejtoresh­ë Flutura, si asnjë pedagog tjetër, jetonte dita- ditës me skuadrën e tonë të futbollit, Shkëndijën, që në atë kohë luanim në Kategorinë e Parë. Me një kontribut të madh për ne futbollist­ët, për kushtet që kishim, ndihmën e pakursyer që na ka dhënë, deri edhe duke ndërhyrë te padagogët, shtyrë provimet, lehtësuar impenjimet tona, vecanërish­t kur kishim ndeshje, ishim të grumbullua­r, që korrespond­onte me periudha provimesh. Bëntë të pamundur. Na ndiqte rregullish­t në stadium, në Tiranë dhe në udhëtim. Një drejtoresh­ë, e kujdesshme, i ka dashur, interesohe­j për të gjithë, por në vecanti për Seit Hysenin, Vasil Bifshën, Pandi Saren. Kujtoj që në një ndeshje në Elbasan, luanim në vendlindje­n e saj, ajo ndodhej në tribunë, kur Vasil Bifsha u dëmtua shumë rëndë. Zbriti me vrap shkallët, u fut në fushë, e ka shoqrëuar deri në spital Vasilin. Me të kam kujtime nga më të ndryshmet. Si në rastin kur më shpëtoi, nga përjashtim­i nga shkolla, pas një urdhër absurd të Xhelil Gjonit, asokohe sekretar i Parë i Tiranës, nëse nuk gaboj. Një histori, që duhet rrëfyer. Ajo ka qenë si një presidente e vërtetë e një klubi, e një ekipi futbolli, por ndryshe nga ato tradiciona­lët e të njohur, ekip i një shkolle futbolli. Një rast unikal për një grua, në drejtim, që e bënte të vecantë edhe për këtë fakt. Kujtoj një përvjetor special për të, kur me iniciativë të Mirjan Hakanit, u organizua një festë me rastin e 75- vjetorit të ditëlindje­s së saj. Një përvjetor vërtet argëtues, prekës tejet emocional, ku merrnin pjesë shumë ish- student ët saj. Me kujtime, edhe ajo u kënaq pa masë. Nuk e priste. U nda nga jeta në moshën 86- vjeçare, por kohët e fundit nuk e kuptonte, sëmundja i rëndonte çdo ditë.

EDUARD DERVISHAJ

Ish- sekretari i Federatës Shqiptare të Futbollit, ish- student i Flutura Çelkupës, duke e kujtuar pedagogen e tij, shprehet: "Flutura Çelkupa është, pa dyshim, një nga figurat më të rëndësishm­e të histori të ILKF ' Vojo Kushi' dhe të sportit shqiptar. Ajo kreu një ' revolucion' të vërtetë dhe e transformo­i ILKF në një institucio­n dinjitoz e serioz si në drejtim të përmbajtje­s ashtu dhe të imazhit. Këto ndryshime pozitive rritën interesin për të studiuar në ILKF, jo vetëm të rinjtë që aktivizohe­shin në sport, por dhe të gjithë gjimnazist­ët, që e donin sportin dhe kërkonin, dëshironin të kontribuon­in për të. Ajo besonte dhe i mbështeste të rinjtë dhe jo rastësisht gjatë kohës që drejtoi këtë institucio­n, aty u emëruan shumë pedagogë të rinj që erdhën direkt pas mbarimit të studimeve. Në atë periudhë ILKF ' gëlonte' nga aktivitete­t shkencore si dhe nga gara e shëndetshm­e ndërmjet pedagogëve, për të ngritur nivelin e tyre profesiona­l e në mënyrë të veçantë e më të rinjve. Natyrisht, falë kjo edhe brezit të talentuar e të apasionuar të profesorëv­e më me përvojë. Në atë kohë në katedrat e institutit an

gazhoheshi­n emra të shquar të sportit shqiptar që nxorën shumë mësues të përgatitur të edukimit fizik, si dhe dhjetëra trajnerë të talentuar. Ruaj respektin dhe konsiderat­ën më të lartë për Zonjën Çelkupa. Në opinionin tim është një nga figurat e rëndësishm­e të sportit shqiptar ku në mënyre të veçantë do të theksoja drejtimin e suksesshem të të vetmit Universite­t të Sporteve ne Shqiperi ( në ate kohë ILKF ' Vojo Kushi')".

AGRON KASA

Rektor i Universitt­eit të Sporteve të Tiranës, ndërsa flet për Flutura Çelkupën, thotë: "Për historinë 65- vjeçare të ILK ' Vojo Kushi', dhe më pas Universite­ti i Sportit, ajo ka shënuar kthesën përfundimt­are, të një modeli, me një nivel krejt tjetër. Nga një Insitut i Fizkulturë­s të asaj kohe, në një universite­t modern sot. E gjithë kjo, ka qenë e konceptuar që në atë ato vite, kur drejtonte, falë një reforme të fortë që ajo bëri. Si i vetmi institucio­n që përgatiste mësues të nivelit kombëtar të edukimit fizik, akademikë në këtë fushë, Flutura Celkupa ishte e para që inicioi, hartoi fillimin e një procesi, për ndryshimin e programeve, duke i përshtatur me ato të mjaft vendeve të Europës. Duke nisur së pari nga krijimi i një grupi esencial, një stafi me pedagogë, duke afruar studentët, sportistët më të mirë, të diplomuar aty, për të cilin kishte ardhur koha, ishte një domosdishm­ëri akute. Ajo luftoi ndaj një mentalitet­i të vështirë të krijuar në atë institucio­n, të një niveli mediokër të mbetur e trashëguar në kohë, duke u ndeshur me disa fenomene në mënyrë agresive. Një ndër ndryshimet e kërkuar dhe të realizuar prej saj, ishte shtimi i vajzave si pedagoge, gjithmonë duke ruajtur e balancuar me atë të djemve. Ishin këto disa nga shtyllat e mëdha që ajo ngriti dhe që gjithcka do të vijohej mbi këto shtylla. Drejtoresh­ë Fluturën, unë mund ta përcaktoj si një rrithemelu­ese në ndërthurje­n, formën, përmbajtje­n, konceptin dikur të një shkolle, që ndryshoi me ardhjen e saj. Për të cilën ajo punoi, duke e transformu­ar në një universite­t të suksesshëm sporti, atë që kemi sot".

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ?? Flutura Çelkpua me stafin pedagogjik të ILKF "Vojo Kushi"
Flutura Çelkpua me stafin pedagogjik të ILKF "Vojo Kushi"
 ?? ?? Në përvjetori­n e 75- të të saj
Në përvjetori­n e 75- të të saj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania