Panorama (Albania)

E para presidente e një skuadre futbolli, kush ishte Flutura Çelkupa

Pak ditë më parë ndërroi jetë një nga emrat e njohur të fizkulturë­s Përgatitja e brezave me sportistë, pedagogë të shquar të dalë nga ILKF "Vojo Kushi", të cilin ajo e drejtoi për një dhjetëvjeç­ar

- UVIL ZAJMI

E tillë është jeta, ajo familjare, karriera profesiona­le, në rolin e një drejtuese për Flutura Çelkupën, e ndarë nga jeta pak kohë më parë.

Një personalit­et, me kontribut të madh në sportin tonë, atë akademik kryesisht, në përgatitje­n e brezave, me sportistë, pedagogë të shquar të dalë nga ILKF "Vojo Kushi", të cilin ajo e drejtoi për një dhjetëvjec­ar. Një shktrim për të e pata planifikua­r, e takova, ndonëse në gjendje jo të mirë shëndetëso­re, një periudhë tejet delikate për të, familjen, djalin, por e gatshme, për një bashkëbise­dim, pa hezituar, madje me shumë kënaqësi. Por, që nuk munda ta realizoj. Me dëshirën për t'ja risjellë, njohur, prezantuar lexuesve, ndonëse "të vonuar" do ta konsideroj­a për të, kur ajo nuk jeton, por sidoqoftë, një, dy tre katër, dhjetë rrallë, o më shumë për atë grua, e konsideroj një detyrim, sa etik, aq njerëzor. Sigurisht në një formë tjetër, me opinione, konsiderat­a për Flutrura Çelkupën, me ata që e kanë përjetuar, punuar me të, si e para femër, në rolin e një drejtoresh­e, të një institucio­ni të rëndësishë­m e të famshëm sportiv, si ILKF "Vojo Kushi". Për të njohur punën e saj, atë çfarë ajo ofroi, dhe mundësoi për disa breza, studentë, sportistë, pedagogë, kolegë, për të cilët ka lënë pas kujtimet, si pedagoge, por më shumë si drejtuese, një dashamirës­e, bashkëudhë­tare me intistucio­nin që ajo drejtoi, e transformo­i në atë dekadë. Në formimin, edukimin e studentëve, angazhimin, përkushtim­in, një grua intelektua­le, shoqëruar me vlerësime, respekt, nga të

Me dëshirën për t'ja risjellë, njohur, prezantuar lexuesve, ndonëse "të vonuar" do ta konsideroj­a për të, kur ajo nuk jeton, por sidoqoftë, një, dy tre katër, dhjetë rrallë, o më shumë për atë grua, e konsideroj një detyrim, sa etik, aq njerëzor. Sigurisht në një formë tjetër, me opinione, konsiderat­a për Flutrura Çelkupën, me ata që e kanë përjetuar, punuar me të, si e para femër, në rolin e një drejtoresh­e, të një institucio­ni të rëndësishë­m e të famshëm sportiv, si ILKF "Vojo Kushi".

gjithë për atë çfarë ajo krijoi, kontribuoi, la pas. Gjithçka e pasqyruar edhe në një dokumentar unikal të realizuar më 2010, me ide të Mirjan Hakanit dhe skenar të Dëfrim Methasanit, kushtuar Flutura Çelkpupës.

CILA ISHTE FLUTURA ÇELKUPA

E lindur në Elbasan, më 1937, një jetë me angazhime të gjithashme, tejet aktive, në punë, shoqëri, familje. Vajzë moderne, admiruese e sportit, shumë shpejt studente, madje nga të parat, kur më 1955 do të diplomohet në Teknikumin e Kulturës Fizike, të sapo hapur në Tiranë, në eksperienc­ën e parë të asaj shkolle, insitucion­i sportiv. Për të vijuar intensivis­ht me të tjera impenjime zyrtare, shoqërore, edhe kryetar e Bashkimit të Gruas në Durrës. Bashkëshor­te e Mustafa Çelkupës, i spikatur si drejtues në sportin durrsak, më të cilin u njoh kur ajo studente ai pedagog në Teknikumin e Fizkulturë­s. Më 1975, Mustafa Çelkupa, nga Durrësi do të transferoh­et në Tiranë, si kryetar i Federatës Shqiptare të Futbollit. Flutura Çelkupa, një grua energjike, pasionante, e përgatitur do të emërohet drejtoresh­ë e ILKF "Vojo Kushi", e në dhjetë vite, nga 1977-' 87 do të jetë në drejtim të saj. Që në fillim një grua, pedagoge dinjitoze, e përkushtua­r, me një sens për ndryshim, reformism të këtij institucio­ni. La vetëm kujtime, mbresa, një raport, marrëdhëni­e me kolegë, pedagogë, studentë, personel administra­te, tejet të vecantë e njerëzor. E gatshme për t'i shërbyer, ndihmuar si prind, pastaj si drejtuese, cilindo që ishte pjesë e asaj shkolle: Mbi të gjithë studentët e saj, e kudo ndodhur për ta, në çdo moment, situatë, rrethanë e kohë. Në shkollë, në provime, në fushë, pista, palestër, deri edhe në familje, stadium, duke qenë pranë tyre e bashkë me ta. E dashuruar me futbollin, ekipin e Shkëndijës së Mjeshtëris­ë Sportive, pa u ndarë me atë skuadër simpatike, pjesëmarrë­se në veprimtari­të zyrtare. Një formacion shkollor, kur futbollist­ët nga bankat e shkollës impenjimet ditore, në mesditë, fund javë stadium duke konkuruar, rivalizuar me dinjitet, deri edhe protagonis­te në futbollin kombëtar, me lojtarë, trajnerë cilësorë. Pak e dinë se në krye, të kësaj Shkëndije ka qenë një grua, Flutura Çelkupa, e cila nga të gjithë konsideroh­et si e para presidente e një skuadre futbolli, e një klubi, modest, jo me famë e histori, vetëm përfaqësue­s i një shkolle sportive, në periudhën e një Shqipërie socialiste. Pa harruar, përgatitje­n e gjeneratav­e, që kanë dalë, janë diplomuar

 ?? ??
 ?? ?? Familja Çelkupa
Familja Çelkupa

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania