Panorama (Albania)

FMN: Pensionist­ët e së ardhmes rrezikojnë varfërinë

"Vetëm 38% e popullsisë në moshë pune paguan sigurime. Tregu i punës vuan edhe nga nënraporti­mi i pagave reale"

- TIRANE

Shqipëria po shkon drejt një tranzicion­i demografik. Deri në vitin 2070, pesha e të moshuarve pritet të arrijë në 40 për qind të popullsisë në krahasim me vetëm 17 për qind sot, raporton "Monitor". Në të njëjtën periudhë popullsia në moshë pune ( 25- 64) parashikoh­et të bjerë nga 54 aktualisht në 41 për qind më 2070. Në rishikimin e fundit të Marrëveshj­es me Shqipërinë Fondi Monetar vë në dukje se, gjeneratat e ardhshme të pensionist­ëve shqiptare rrezikojnë varfërinë për shkak se nuk përmbushin kriteret për përfitimin e pensionit të plotë.

Informalit­eti në tregun e punës sot do të shfaqet me pasoja negative në të ardhmen afatgjatë. Fondi vë në dukje se në qershor 2022, 1.7 milionë njerëz ishin të moshës 15- 64 vjeç, prej të cilëve rreth 38 për qind po kontribuon­in tek skema e pensioneve dhe pjesa tjetër 60 për qind nuk ishin as kontributo­rë dhe as pensionist­ë dhe rreth 4 për qind ishin pensionist­ë.

Ndër të vetë- punësuarit, një numër i vogël po kontribuon në skemën rurale, ndërsa të vetë punësuarit e tjerë kontribuoj­në në sigurime ( rreth 10 për qind e totalit të kontribuue­sve në skemën e pensioneve). Shkalla e ulët e mbulimit të kontribuue­sve shton rrezikun për pensione të pjesshme ose sociale në të ardhmen.

Gjithashtu, tregu i punës vuan nga nënraporti­mi i pagave reale duke u bërë shkak për shmangie të kontribute­ve dhe me vonë mungesën e të ardhurave në pleqëri. Në krahun tjetër shpenzimet për pensione janë nën presion pasi skema publike e sigurimeve mbulon pothuajse të gjithë të moshuarit. Raporti i përfituesv­e të pensionit mbi popullsinë 65+ është një nga më të mëdhenjtë në Rajon. Kjo përqindje e lartë është nxitur nga rregullat e mëparshme për pensionet e

Gjithashtu, tregu i punës vuan nga nënraporti­mi i pagave reale duke u bërë shkak për shmangie të kontribute­ve dhe me vonë mungesën e të ardhurave në pleqëri. Në krahun tjetër shpenzimet për pensione janë nën presion pasi skema publike e sigurimeve mbulon pothuajse të gjithë të moshuarit. Raporti i përfituesv­e të pensionit mbi popullsinë 65+ është një nga më të mëdhenjtë në Rajon.

pleqërisë ( mosha më e ulët e pensionit, pensioni i parakohshë­m i përgjithsh­ëm dhe profesiona­l dhe punësimi i plotë nën regjimin komunist para viteve 1990).

Një reformë e madhe e sistemit të pensioneve u zbatua në vitin 2015. Reforma rrit gradualish­t kohëzgjatj­en e kontributi­t të kërkuar për një pension të plotë deri në 40 vjet deri në vitin 2032. Mosha e daljes në pension do të rritet në 67 vjeç deri në vitin 2056 si për burrat ashtu edhe për gratë. U vendos një pension social jo kontribut dhënës dhe u lidh ngushtë kontributi me pagat reale.

Kohëzgjatj­a e kontributi­t për të pasur të drejtën e pensionit të plotë është aktualisht 37.5 vjet aktualisht dhe kufiri për të përfituar një pension të pjesshëm është më i lartë se mesatarja e OECD ( 34 vjet për një pension të plotë dhe 13 vjet për një pension të pjesshëm). FMN vë në dukje se kur shumë punonjës janë në informalit­et, një periudhë e gjatë kontribute­sh mund të veprojë si dekurajues për të kontribuar në skemën e pensioneve.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania