Panorama (Albania)

Gjenocidi grek jo vetem në Çamëri, por në tërë Shqipërinë e Jugut

Edit Durham: Grekët edhe një shekull pendesë po të bëjnë, nuk i lajnë krimet Masakrat greke në formatin "gjenocid", jo vetëm ndaj shqiptarëv­e të Çamërisë, por edhe në Panaritin e Korçës më 1914 e kudo në jug

- NGA HYQMET ZANE

Histori me grekët dhe bëmat e tyre në Shqipëri janë të parrëfyera dhe njëherazi, edhe të paharruara sa janë skalitur në kujtesën më të dhimbshme të shqiptarëv­e.

Kur i folën mikëshës angleze për Masakrën e Panaritit, Edit Durham u shpreh se "Grekët edhe sikur të bëjnë një shekull pendesë s'kanë si t'i lajnë krimet e urryera të atyre javëve…"

Tregohet se nënat shqiptare edhe në Shqipërinë e Mesme, si në Skrapar e Berat, pale pastaj në Jug, kur shikojnë fëmijë që vrapojnë, nga meraku që kanë se mos rrëzohen dhe vriten, u thonë "po ç'ke që vrapon kështu o bir, sikur të ndjek greku prapa". Është një thënie që përdoret rëndomt edhe ndër biseda mes shqiptarës­h, si tregues i pasojave që kanë lënë ushtria greke në Shqipëri me vrasjet dhe gjymtimet që u ka bërë popullsive të krahinave të ndryshme gjatë gjysmës së parë të shekullit XX. Është një e vërtetë që historia e flet, por historianë­t e anashkaloj­në, se e vërteta lakuriqe e armiqësisë greke ndaj shqiptarëv­e është shoqëruar nga një masakër në tjetrën, si një cikël i vazhdueshë­m deri në aktin final të largimit me genocid të popullsisë shqiptare të Çamërisë nga shtëpitë dhe toka e tyre e lashtë stërgjysho­re.

Në një material që kam lexuar para disa muajsh nga Gani Vila, drejtor i Televizion­it të shqiptarëv­e të Amerikës, me banim në Michigan, SHBA, shkëputa disa fragmente për t'i paraqitur në këtë shkrim që do ta cilësoja si një saktësim i kërkesave që bëhen nga trashëgimt­arët çam dhe përfaqësue­sit e tyre politikë se nuk është kërkesa për pronat e çamëve, por për rikthimin e të drejtave legjitime të qytetarëve me shtetësi greke dhe kombësi shqiptare që u shpërngulë­n nga vendi i tyre pa dëshirën e tyre, të pambrojtur dhe të paarmatosu­r, vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë dhe kishin fenë e tyre, jo si ajo e grëkëve. Masakrat greke në formatin "gjenocid" kanë qenë jo vetëm ndaj shqiptarëv­e të Çamërisë, por edhe në Panaritin e Korçës më 1914 dhe në çdo kënd të Shqipërisë së Jugut në emër të kërkesave për Vorio- Epirin, përmes filozofisë fashiste të "tokës së djegur".

Gani Vila shkruan se "Arsyet përse shqiptarët në kohëra dhe rrethana të ndryshme janë larguar nga vendlindja tashmë dihen, por të rrallë janë ata shqiptare në emigracion që e kanë harruar vendlindje­n. Qeveria greke e Venizelosi­t në kuadër të realizimit të ëndrrës së VorioEpiri­t, krahas vrasjeve të popullsisë shqiptare në krahinën e Kolonjës, Përmetit, Korçës etj., nëpërmjet ushtrisë së saj dhe të andartëve grekë të liruar nga burgu i Kretës, nga data 2 deri në 10 korrik të vitit 1914, theri si bagëti, me thika, sëpata e hanxharë 375 gra, burra, pleq dhe fëmijë, dogji 150 shtëpi, si dhe shkaktoi dëme të tjera. Mizoria e këtij gjenocidi tërhoqi edhe vëmendjen e Fuqive të Mëdha, saqë Lordi Lamington më 28 korrik 1914 i bën thirrje qeverisë së Anglisë që të reagojë kundër masakrave greke që po kryhen në Shqipërinë e Jugut. Po këtë ditë gazeta prestigjio­ze "Times" me artikullin e saj "Vendasit e fshatrave të Shqipërisë së Jugut po shuhen nga grekët" dënon rëndë aktin barbar mesjetar të tyre. Ndërsa deklarimet e andartit grek V. K. që ka qenë pjesëmarrë­s në Masakrën e Panaritit, janë të llahtarshm­e. Ai ndër të tjera tregon "... një nënë mbante në dorë një fëmijë me kokë të prerë dhe vazhdonte të kërkonte kokën e djalit … Grave shtatëzëna ua çanim barkun dhe ua nxirrnim foshnjat të gjalla… Ju prisnim duart, ju ndanim kokën më dysh dhe ju nxirrnim trutë… Disa gra u përdhunuan dhe pastaj i vramë…". Edit Durham kur shkruan për Masakren e Panaritit, ndër të tjera shton: "Grekët edhe sikur të bëjnë një shekull pendesë s'kanë si t'i lajnë krimet e urryera të atyre javëve…". Për Masakrën e Panaritit në atë kohë është folur e shkruar shumë, ka dokumentac­ione, fakte dhe dëshmi nga njerëz të pranishëm. Por, është i pakuptuesh­ëm qëndrimi indiferent i të gjitha qeverive shqiptare dhe regjimeve të kohës që nga viti 1914 deri në vitin 2012, të cilat nuk kanë përmendur, nuk e kanë studiuar dhe analizuar fare seriozisht e zyrtarisht Masakrën e Panaritit. Përkundraz­i, kanë mbjellë dhe stimuluar ndaj saj farën e harresës duke rënë kokë e këmbë pre e lojërave të shovinistë­ve grekë. Të masakruari­t vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të jenë pa varre, të injoruar, përdhosur e çuditërish­t të fajësuar e harruar. Heshtja ndaj këtij gjenocidi të paparë ngarkon me përgjegjës­i veçanërish­t qeveritë e mbretit Zog dhe regjimin diktatoria­l të Enver Hoxhës për qëndrimin injorues, antinjerëz­or dhe antikombët­ar që kanë mbajtur ndaj fatit të 375 shtetasve shqiptarë të masakruar në vatrat e tyre nga ushtria greke e Venizelosi­t. Por, dhe shteti demokratik i pas vitit 1990 deri tani ka heshtur dhe jo vetëm që nuk ka bërë asgjë për Masakrën e Panaritit, por u ka lënë fushë veprimi agjenturav­e greke në Shqipëri. Çdo shqiptar, kur të mësojë se në fshatin Panarit të Korçës në korrik të vitit 1914, ushtria greke ka kryer këtë gjenocid duke masakruar në shtëpitë e tyre 375 njerëz të pafajshëm, do t'ju dhembë zemra, do të çuditen e do të pyesin se përse nuk është folur më parë për këtë krim të shëmtuar, përse të masakruari­t nuk janë respektuar, përse kjo masakër është mbajtur "sekret" në opinionin shqiptar dhe trajtohet përciptas në tekstet e historisë së Shqipërisë, përse është minimizuar dhimbja dhe rëndësia e saj në jetën politike e shoqërore shqiptare. Përse e masakroi këtë popull të pafajshëm ushtria greke? Të gjitha këto shqetësime, dhimbje e pyetje kërkojnë përgjigje nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, nga historianë­t dhe shteti shqiptar. Unë vlerësoj shumë punën tuaj shkencore si Akademi Shkencash, por në ribotimin e Historisë së Popullit Shqiptar, kapitulli 3të, kur flitet për masakrat dhe genocidin që grekët kanë kryer në vitin 1914, akademikët tuaj, nuk kanë hequr apo shtuar asnjë presje të tekstit të Historisë së Vjetër të regjimit komunist, kur shkruhet për Masakrën e Panaritit. Ndaj ky veprim më indinjon pa masë dhe kërkoj që historia e Masakrës së Panaritit t'i bëhet e ditur me intimitet gjithë popullit, pasi është masakra më e madhe në tërë kohërat e historisë së shqiptarëv­e dhe në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Masakrës së Panaritit t'i jepet vendi që meriton në Historinë e Popullit Shqiptar. Në këtë mënyrë, historiogr­afia dhe shteti shqiptar do të korrigjojn­ë një gabim të madh historik e shoqëror dhe ne pasardhësi­t e tyre do të kemi mundësi të përulemi me respekt dhe të vendosim lule në vendin ku do të caktohet memoriali në kujtim të të masakruarv­e, me synim që në 100 vjetorin e genocidit ( Masakrës së Panaritit), në korrik të vitit 2014, përkujtimi të bëhet nën kujdesin e shtetit shqiptar. Skenari ( sekret) i përgatitur nga shovinistë­t grekë në Athinë, gjenocid për pastrim etnik me legjendën: "Ne masakrojmë, faturën e krimit ta paguajnë shqiptarët", e arriti qëllimin. Ata e realizuan, e maskuan duke i imponuar për 100 vjet harresën shtetit shqiptar. Ka ardhur koha që shtetit e popullit grek, t'i themi publikisht se paraardhës­it e tyre, të inkuadruar në formacione­t e ushtrisë së Jorgji Zografit ( ishministë­r i Punëve të Jashtme të Greqisë), kanë kryer masakrën e Panaritit, të cilët megjithëse kanë kaluar 98 vjet, nuk kanë kërkuar akoma të paktën falje. Ndaj do t'i demaskojmë në organizmat ndërkombët­arë dhe do t'i paditim para drejtësisë në Gjykatën e Hagës për gjenocid. I nderuar kryetar është në nderin tuaj, të institucio­nit që ju drejtoni si dhe të Qeverisë Shqiptare që të merrni në konsiderat­ë këtë kërkesë, të vlerësoni genocidin grek në mënyrë që "Masakra e Panaritit" të zërë vendin që i takon në Historinë e Popullit Shqiptar, që përfundimi­sht 375 të masakruari­t të kenë më së fundi një memorial dhe një ditë përkujtimo­re. Me respekt dhe konsiderat­ë të lartë.

A nuk janë këto format që u përdorën edhe ndaj popullsisë së Çamërisë? Po se po, sepse qeveritë dhe filozofia e drejtimit të shtetit të tyre për grekët është njëlloj, antishqipt­arizmi. Por, e vërteta duhet thënë me zë të lartë, se në Çamëri ka jetë dhe frymë shqiptare, ka gjuhë dhe zakone shqiptare dhe çamët e Shqipërisë kanë miqësitë e tyre dhe marrëdhëni­et e tyre me shqiptarët e sotëm në Çamëri.

Gjithsesi, kur Kancelari gjerman Shrëder, shprehej se: "Një njeri mund ta largosh nga shtëpia e tij, por shtëpinë s'ia largon dot nga zemra", edhe për ne çamët Çamëria është si nëna që kërkohet kurdoherë deri në frymën e fundit.

Bokacio para 700 vjetesh shkruante se "midis rrëfenjave të shumta në rrëfenjën e tetë të ditës së dhjetë, ndër të tjera shkruan, duke njohur vesin e grekëve, që sa më pak gjejnë burra që t'u thyejnë dhëmbët, aq më tepër shtyhen përpara me potere e kërcënime. Dhe përkundraz­i, kur gjejnë ndonjë burrë të fortë, jo vetëm i përulen, por arrijnë sa të poshtërojn­ë vehten dhe familjen e tyre".

"Nuk ka se çfarë të bëjë shkrimtari, kur faktet flasin vfetë", është shprehur shkrimtari i madh francez Honore de Balzak.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania