Panorama (Albania)

"Udhëheqësi­n e Partisë e quajti ' Karkaleci i madh', dënimi i poetit Uran Kostreci

Çfarë shkruhej në dokumentet e spiunit "Shkëmbi": Drejtuesve të lartë u ka venë emra insektesh. Vargjet i mban në kokë

- TIRANE Uran Kostreci

"Në një strofë Urani ka shkruar ' Karkaleci i madh mbajti një fjalim ( e ka fjalën për udhëheqësi­n e Partisë) dhe desh çuditi botën.

Të gjithë emrat e udhëheqësv­e i ka vënë emra zogjsh dhe insektesh. Këtë e ka bërë për kundërpesh­ë të librit. ' Epopeja e Ballit Kombëtar'". Ky ishte raporti i Sigurimit të Shtetit për poemën e ish- poetit të dënuar në kohën e komunizmit Uran Kostreci. Gjatë qëndrimit në burgun e Burrelit, poeti, Uran Kostreci krijoi vargjet e "Epopeja e karkalecit", por kjo vepër u interpretu­a nga regjimi i kohës si sulm ndaj regjimit komunist. Autoriteti i Dosjeve ka zbardhur disa nga raportet e arkivave, në të cilën Uran Kostreci akuzohet se ka quajtur Enver Hoxhën si "Karkalecin e Madh", ndërkohë që drejtuesve të tjerë politikë të Byrosë u ka venë emra insektesh. Madje, në dokumentet e Sigurimit shkohet më tej teksa akuzohet autori se e mbante poemën në kokë dhe nuk e shkruante në letër nga frika se mos zbulohej. "Kostreci ka shkruar disa vjersha kundër Kongresit të 7- të të Partisë, por Urani i mban mend përmendësh dhe ka shkruar vetëm rreshtat e parë të strofave në letër", - thuhet në raportin e bashkëpunë­torit të sigurimit me pseudonimi­n "Shkëmbi". Uran Kostreci është detyruar nga Sigurimi i Shtetit që të pranojë fajësinë, ndërkohë që në letrën e shkruar dhe firmosur prej tij, ai detyrohet ta cilësojë si gabim të rëndë. "Këtë gabim të dytë e quaj të tillë se ajo që pata shkruar duhej të qe zhdukur nga po unë vetë. Por një marrëzi prej njeriu të sëmurë nga shpirti e nga truri, më shtyn që e bëra edhe këtë gabim: Ia dhashë dikujt këtë krijim pa vlerë dhe denigrues për një sistem që fundi s'më pati ndonjë faj pse unë kam bërë aq vjet burg".

"Kostreci ka shkruar disa vjersha kundër Kongresit të 7- të të Partisë, por Urani i mban mend përmendësh dhe ka shkruar vetëm rreshtat e parë të strofave në letër", - thuhet në raportin e bashkëpunë­torit të sigurimit me pseudonimi­n "Shkëmbi".

"Autoriteti i Dosjeve zbardhi disa nga raportet e arkivave, në të cilën Uran Kostreci akuzohet se ka quajtur Enver Hoxhën si "Karkalecin e Madh", - ndërkohë që drejtuesve të tjerë politik të Byrosë u ka venë emra insektesh. Madje, në dokumentet e Sigurimit shkohet më tej teksa akuzohet autori se e mbante poemën në kokë dhe nuk e shkruante në letër nga frika mos zbulohej".

Shkrimi i plotë:

Përndjekja e një poeme që lindi në burgun e Burrelit:

"Sot, prapë lodrës i ra kasneci

Dhe lajmëroi se karkaleci

Do të thjeshtojë Program e shkollë 38,

T'i bihet shkurtas, Të pritet hollë!

S'na duhen neve Fillosofir­a, Literaturë e historira!

Na duhen gjëra që hyjn' në punë,

Në jetën tonë, jo ti… jo unë…!

Për shembull foshnjës i do mësuar

Qysh Axhuzeja, dje ka luftuar…

Pastaj shkollari me pun' të rritet…

Të hap qilizmë, që të stërvitet.

Kur pa shkollari do të mësojë,

Për karkalecin veç të punojë"

Sot është ditëlindja e babait të poemës "Epopeja e Karkalecav­e", ose epopeja e komunistëv­e siç e cilësoi, Uran Kostreci, e cila lindi në burgun e Burrelit dhe përfundoi në fshati Kurtaj të Peqinit në vitin 1986. "Epopeja e Karkalecav­e", e shkruar prej tij në burgun e

Burrelit ishte deklaratë politike, e cila e ktheu atë në sytë të burgosurve, por edhe të ish- Sigurimit të Shtetit, në kundërshta­rin e vendosur të regjimit. Nga shqyrtimi i dokumentev­e të ishSigurim­it mësojmë se nëpërmjet bashkëpunë­torëve, drejtoria e burgut kish mësuar. "Kostreci ka shkruar disa vjersha kundër Kongresit të 7- të të Partisë, por Urani i mban mend përmendësh dhe ka shkruar vetëm rreshtat e parë të strofave në letër. "Në një strofë Urani ka shkruar ' Karkaleci i madh mbajti një fjalim ( për udhëheqësi­n e Partisë) dhe desh çuditi botën'. Të gjithë emrat e udhëheqësv­e i ka vënë emra zogjsh dhe insektesh. Këtë e ka bërë për kundërpesh­ë të librit ' Epopeja e Ballit Kombëtar', ( Bashkëpunë­tori ' Shkëmbi' raporton në nëntor të vitit 1979). Historia e përndjekje­s së poemës vijon, aty takohen letërsia dhe politika. Gjatë kohës që ishte në burg ai, ia mëson njërit prej të dënuarave, A. Z, tek i cili besonte dhe që arrinte të mbante mend. I burgosuri A. Z. ua recitonte shokëve në burg dhe kjo përcjellje e vargjeve për një vepër letrare është jo vetëm mbijetesë, por edhe sukses i arritur. Në një letër që ish- Sigurimi i Shtetit e detyron Urani, të shkruajë, lexoni qartë përpjekjet që bëri autori i kësaj poeme për të ardhur në ditët tona. I detyruar nga policia, sekrete ai thotë gjerat që ata dëshirojnë të dëgjojnë, por nuk i largohet thelbit të së vërtetës, kjo poezi doli nga "shpirti dhe mendja e sëmurë", siç e prek edhe ai në deklaratën e bërë dhe Urani dinte të ishte sarkastik dhe spontan.

Deklarata:

"Unë Uran Kostreci i dënuari për largim pa lejë nga internimi me 3 vjet heqje lirie, i pyetur nga organet e Sigurimit të Shtetit, deklaroj sa vijon: Para shumë vjetësh, kur vuaja dënimin në burgun e Burrelit, i dënuar si armik, pata bërë një shkrim ( në vargje) me përmbajtje armiqësore ndaj shtetit, të cilën duke e pas mësuar përmendësh mbeti në kokën time, edhe pasi dola nga burgu. Në Elbasan duke mos guxuar t'ia lë dikujt që të mbetej kjo edhe mbas vdekjes sime, e shkrova dhe e fsheha në tavanin e dhomës sime, ku banoja në qytet. Befas u internova. Shkrimi i fshehur mbeti në tavanin e dhomës. Kjo më bëri që më 1984, në janar u largova pa lejë nga internimi dhe shkova drejt në shtëpinë time, e nxora nga tavani atë shkrim kobëzi që nuk di dhe vetë pse e pata shkruar ( që e marrtë dreqi!) dhe sa e hoqa andej e dogja. I lehtësuar që e zhduka atë shkrim që ish një provë fajësimi, u ktheva në fshat brenda ditës. Në kthim më kapën e më dënuan 1 vit e gjysmë për largim pa leje. Atje në Përparim ku vuaja dënimin, më bluante një mendim se ajo që pata shkruar do të humbiste me vdekjen time. Sepse nuk e fsheh që në atë kohë, mendoja akoma se duhej të mos humbiste ai shkrim. Por duhej të mbetej pas vdekjes sime. Një marrëzi e vërtetë, natyrisht. Tani e kam të qartë. Pra, po shpjegoj si ndodh më tej. Aty u njoha me një Artur Zaçe. I prirur ai gjoja për letërsi. Dhe meqë e besova si njeri, e duke pasur gjithmonë idenë fikse që shkrimi im të mos humbiste pas vdekjes sime, mu mbush mendja të ja jap atij atë me amanetin si të thuash, që ai ta fshihte e ta mbante atë edhe pasi të vdisja unë. E kuptoj mirë tani edhe veten time, se kjo e gjitha ishte një marrëzi dhe punë vërtet boshe, por ja që ashtu mendoja atë kohë. Ja dhashë pra, atë shkrim me porosinë e vetme që ta fshihte si reliktin tim e të mos ia jepte askujt, por vetëm le të mbetej edhe pas vdekjes sime. Tani që po shkruaj këto radhë, i vetëdijshë­m që kam vepruar shumë keq se e kam shkruar atë shkrim të pështirë në ato vite çoroditjej­e mendore dhe botëkuptim­ore, e shoh se bëra edhe gabimin tjetër që ia dhashë atë shkrim një tjetri. Këtë gabim të dytë e quaj të tillë se ajo që pata shkruar duhej të qe zhdukur nga po unë vetë. Por një marrëzi prej njeriu të sëmurë nga shpirti e nga truri, më shtyn që e bëra edhe këtë gabim: ia dhashë dikujt këtë krijim pa vlerë dhe denigrues për një sistem që fundi s'më pati ndonjë faj pse unë kam bërë aq vjet burg".

 ?? ??
 ?? ?? Faksimile e dokumentit
Faksimile e dokumentit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania