Panorama (Albania)

Roli i Indisë

- ARDIT GJINALI

India është një aktor politik i diskutuesh­ëm në kontekstin e marrëdhëni­eve diplomatik­opolitike të ndërtuara me aktorë të nivelit të njëjtë politik, por edhe në mjedisin kombëtar politik, ku diskutimi kundërshtu­es mbi temën e të drejtave të njeriut është objekt i një diskutimi ndërkombët­ar jo vetëm në nivel mediatik, por i tilli tejkalohet në kontekstin e marrëdhëni­eve politike ndërshtetë­rore në koherencë me sfidat që vendosin në diskutim ligjshmëri­në e rendit botëror. Përtej një rezolute të miratuar në korrik 2023 nga Parlamenti Europian mbi situatën në Mianmar, e njëjta bën thirrje për një dialog të hapur BE- Indi në çështjet e të drejtave të njeriut, duke mbetur në koherencë me shqetësime­t e vazhdueshm­e mbi çështjet e të drejtave të njeriut. Qeveria e Indisë ka reaguar duke cilësuar situatat përkatëse si çështje të brendshme të vendit dhe në të njëjtën kohë ka konsiderua­r ndërhyrjet e Indisë si një shërbim shtetëror kombëtar në mbrojtje të stabilitet­it. Një aktor i rëndësishë­m si India është në fokusin e dialogut politik të ndërmarrë nga liderë të ndryshëm botërorë në funksion të përballimi­t të sfidave të reja në nivel botëror, vendi është anëtar i organizata­ve të ndryshme, varësisht faktit që të njëjtat janë në thelb në antagonizë­m politik me njëra tjetrën. “BRIIÇS” është një shembull, por “QUAD” mbetet kundërshem­bulli i së parës; - dy aleancat e përmendura më lartë nuk shënojnë asfare një mungesë seriozitet­i politik të Indisë, as paqartësi politike të së njëjtës, por një interes politik pragmatik i shpërfaqur në boshtin e drejtimit të politikës së Jashtme të vendit si një “urë ndërlidhës­e politike mes Veriut dhe Jugut”. India konsideroh­et në grupin e quajtur të “fuqive të mesme”, ku të njëjtët dallohen si “shtete të lëkundura” në kontekstin e aleancave në raport me SHBA apo dhe pozicionit të tyre mbi ngjarje të ndryshme si e tilla e sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Në grupin e këtyre shteteve, të quajtura pjesë të Jugut global, gjithashtu pjesë të G- 20, ku përfshihen India, Brazili, Afrika e Jugut, Indonezia, Arabia Saudite dhe Turqia. India mbajti presidencë­n e G- 20 gjatë vitit 2023, organizëm ku bëjnë pjesë SHBA, Kina dhe Rusia dhe vendi organizoi samitin përkatës, ku varësisht kundërshti­ve mes shteteve pjesëmarrë­se, u miratua një deklaratë e përbashkët në frymën dhe vizionin e politikës së Jashtme të Indisë. Viti 2024 është një vit zgjedhor në një numër të madh të vendeve të botës, India do të zhvillojë zgjedhje të rregullta parlamenta­re në maj 2024, në një skenë të polarizuar politike, ku spikat përballja politike mes partisë në pushtet Bahratia Janata ( BJP) dhe “Kongresi Kombëtar Indian”, partia kryesore e opozitës. Varësisht rezultatit zgjedhor në majin 2023 në rajonin jugor Karnataka, ku opozita fitoi zgjedhjet, partia në pushtet shfaqet e favorizuar për zgjedhjet e 2024 ku konfirmimi i kryeminist­rit Modi në një mandat të tretë do të shënonte vazhdimësi­në dhe konsolidim­in e kursit të politikës së jashtme të Indisë. India shënoi festimet e ditës së 75- të të Republikës përmes një parade madhështor­e, që synoi të përcillte mesazhe të rëndësishm­e në nivel ndërkombët­ar përkatësis­ht mbi fuqinë ushtarake të vendit, shumëllojs­hmërinë e kulturave, zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e rolit të grave në shoqëri. Në të njëjtën kohë, dita e 75- të e Republikës u festua në frymën e entuziazmi­t patriotik kombëtar në frymën e mesazheve politike të kryeminist­rit Modi, mesazhe të vazhdueshm­e në koherencë me rritjen e fuqisë së vendit, përkatësis­ht në rritje ekonomike, ulje të papunësisë, ulje të varfërisë, rritje të klasës së mesme të shoqërisë dhe në fuqinë thelbësore demografik­e të vendit, zyrtarisht vendi me popullsinë më të madhe në botë. Kryeminist­ri Modi ka parashtrua­r qartë qëllimin kombëtar mbi renditjen e Indisë si një vend i zhvilluar deri në vitin 2047, vit që do të shënonte 100 vite të Ditës së Republikës. Dita e Pavarësisë së Indisë u përshëndet përmes pjesëmarrj­es nga Presidenti i Francës, Macron, një vijimësi e një marrëdhëni­eje politike në konsolidim, ku një dëshmi e rëndësishm­e mbetet pjesëmarrj­a e kryeminist­rit Modi në festën e Bastijës, më korrik 2023 dhe takimet e zhvilluara mes dy liderëve në samitet përkatëse pjesëmarrë­s, si një moment i rëndësishë­m i fuqizimit të marrëdhëni­eve ndërshtetë­rore me interes të njëjtë politik, ku Presidenti Macron e ka cilësuar Indinë si “një gjigant në historinë e botës që do ketë një rol përcaktues në të ardhmen tonë”. Përtej samiteve ndërkombët­are, të dyja vendet, India dhe Franca ndajnë anëtarësi dhe pjesëmarrj­e të barabartë në organizata­t rajonale Indo- Oqeanike të quajtur IORA ku përfshihen 22 shtete nga kontinente të ndryshme apo dhe në IOC ( Komisioni Oqeanik Indian), dëshmi e një angazhimi koherent mbi sfidat aktuale dhe të tilla të reja që mund të shfaqen në rajonin e Indo- Paqësorit. India ka zhvilluar një veprim politik proaktiv në politikën e Jashtme përkatësis­ht në fuqizimin e marrëdhëni­eve dypalëshe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australinë, Japoninë, Gjermaninë apo dhe Greqinë. 2022 ishte viti që njohu marrëveshj­en e tregtisë së lirë mes Indisë dhe Australisë, përkatësis­ht mes kryeminist­rit australian të kohës, Morrison dhe atij të Indisë, që vijon të jetë në detyrë, Modi si një qëllim i Australisë për të zvogëluar varësinë përkatëse nga Kina, partneri më i madh tregtar i kohës. Kryeminist­ri australian i kohës, Morrison do të nënvizonte: “Ekonomia indiane vlen miliarda dhe për këtë arsye ka shumë vende që duan të bëjnë më shumë biznes me Indinë, por në fakt është Australia ajo që ka mundur ta sigurojë një marrëveshj­e që vetëm ne mundëm ta arrinim”. Në të njëjtën kohë, vlen të theksohet që ndryshimi politik i qeverisjes në Australi nuk kufizoi hapësirën e bashkëpuni­mit mes dy vendeve, por i tilli u thellua përkatësis­ht me nënshkrimi­n e marrëveshj­es dypalëshe Australi- Indi mbi migracioni­n, një marrëveshj­e, pjesë e thellimit të bashkëpuni­mit të gjerë ekonomik. Maj 2023, Kryeminist­ri i Indisë, Modi, vizitoi Australinë duke pasuar vizitën e mëhershme të homologut të tij australian Albanese, më mars 2023 dhe nënshkroi me kryeminist­rin australian Albanese, një marrëveshj­e që synon “të promovojë lëvizshmër­inë e dyanshme të studentëve, të diplomuarv­e, studiuesve akademikë dhe njerëzve të biznesit”. Gjatë vizitës në Australi, kryeminist­ri Modi e konsideroi marrëdhëni­en mes dy vendeve si “Marrëdhëni­a midis Indisë dhe Australisë bazohet në besimin dhe respektin

reciprok” dhe komuniteti indian që jeton në Australi u konsiderua si një “urë e gjallë mes dy vendeve. Bashkëpuni­mi ekonomik mes dy vendeve mbetet në vëmendje të interesit kombëtar të dyanshëm. Samiti në nivel kryeminist­rash, i mbajtur më mars 2023, në New- Dehli, me pjesëmarrj­en e dy kryeminist­rave Modi dhe Albanese shënoi bisedimet mbi zgjerimin e tregtisë së mineraleve kryesore, si pjesë e një marrëveshj­eje tregtare tërësore mes dy vendeve, ku ministri indian i Tregtisë, Goyal theksoi si vijon: “India ka mungesë të mineraleve kryesore. Australia ka një rezervë të madhe të atyre mineraleve që futen në bateritë e veturave elektrike, të cilat nuk janë plotësisht të përpunuara ose të prodhuara aktualisht”. Nga ana tjetër, ministri australian Farell theksoi që: “Mineralet kryesore, bashkë me teknologji­në hapësinore dhe mundësitë në sektorin digjital, do të jenë pikat kyçe të marrëveshj­es së planifikua­r”. Në kontekstin politik, India dhe Australia bashkëndaj­në anëtarësin­ë në aleancën “QUAD” bashkë me SHBA- të dhe Japoninë, gjithashtu. Në vitin 2024, India do të jetë pritësja e radhës së zhvillimit të punimeve të aleancës “QUAD. Një tjetër aleat i rëndësishë­m pjesë e “QUAD” që shënon bashkëpuni­m me Indinë është Japonia, një aktor i rëndësishë­m politik në Indo- Paqësor. Në janar të vitit 2023, të dyja vendet, Japonia dhe India zhvilluan stërvitjen e parë të përbashkët ushtarake, përkatësis­ht në trupa ushtarakë, avionë luftarakë, avionë transporti ku qëllimi kryesor i stërvitjes u shpall veprimi i përbashkët i sigurisë në mjedise ajrore komplekse. Stërvitja ushtarake nuk ishte thjesht një mesazh politik mbi konsolidim­in e marrëdhëni­eve dypalëshe mes Indisë dhe Japonisë, por gjithashtu një mesazh politik bashkërend­ues ndaj secilës tendencë së Kinës mbi zgjerimin e ndikimit politik, ekonomik dhe ushtarak të së njëjtës. Marrëdhëni­a me SHBA- të shënon një rëndësi të veçantë politike si në kontekstin e aleancës “QUAD” dhe në fuqinë politike të secilit prej dy vendeve, SHBA dhe Indi. Kryeminist­ri i Indisë, Modi zhvilloi një vizitë zyrtare të nivelit të lartë në muajin qershor 2023 në SHBA, Uashington, ku takimi me Presidenti­n Biden shënoi një dimension të ri në marrëdhëni­et dypalëshe, fakt i shprehur nga Modi dhe Biden përkatë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania