Panorama (Albania)

Pas Klop, Van Dajk lëshon “bombën”: S’di çdo bëj

-

Jyrgen Klop mund të mos jetë i vetmi problem i Liverpulit në fund të sezonit, pasi trajneri gjerman njoftoi largimin e tij nga stoli në verë. Trajneri gjerman mund të pasohet nga yje të “reds”- ave, përfshirë kapitenin Virxhil van Dajk, të cilit i kanë ngelur 18 muaj kontratë. Pas lajmit të tërheqjes së trajnerit, qendërmbro­jtësi holandez refuzoi që të konfirmont­e angazhimin e tij afatgjatë në klub. 32vjeçari, i cili u pyet nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e epokës së ardhshme në “Anfield” pasi Klop të largohet në fund të sezonit, u përgjigj kështu: “Kjo është një pyetje e madhe. Unë nuk e di. Klubi do të ketë një detyrë të madhe në dorë, për të zëvendësua­r jo vetëm menaxherin, por të gjithë stafin. Ka shumë gjëra që do të ndryshojnë. Jam shumë kurioz se në cilin drejtim do të shkojë, por kur do të njoftohet largimi do të shohim situatën tonë. Nuk mund të them shumë për këtë. Natyrisht që do të jetë fundi i epokës së Jyrgen Klopit. Jam shumë i kënaqur që jam ende pjesë e saj. Kjo është arsyeja pse nuk më pëlqen të flas për të. Unë jam ende pjesë e saj. Ky është fokusi im kryesor dhe do ta shohim në fund të sezonit. Shpresojmë që ne të kemi suksesin që të gjithë ëndërrojmë dhe luftojmë çdo ditë dhe deri atëherë, ndoshta do të ketë më shumë sqarime për atë që klubi dëshiron për të ardhmen dhe më pas do të shohim”. Disa figura kyçe kanë vendosur të largohen nga klubi, duke përfshirë drejtorin sportiv Jërg Shmadke dhe trajnerët hë se kush do të vijë si zëvendësue­sit e tyre përpara se të vendosë të ardhmen e tij. Por ai është i bindur se mentalitet­i i skuadrës është ende i njëjtë pas vendimit të Klopit për t’u larguar: “Asgjë nuk ka ndryshuar realisht. Natyrisht gjërat do të ndryshojnë në fund të sezonit dhe në sezonin e ri, por për momentin kjo nuk ndodh dhe ne duhet të vazhdojmë të bëjmë të njëjtat gjëra”.

 ?? ?? pjesë të stafit teknik, Pep Lijnders, Peter Kraviec dhe Vitor Matos. Me sa duket, Van Dajk po pret të sho
pjesë të stafit teknik, Pep Lijnders, Peter Kraviec dhe Vitor Matos. Me sa duket, Van Dajk po pret të sho

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania