Panorama (Albania)

Në mes të Europës, Qipro Liga më e pistë në botë

Cilësia e kampionati­t nuk vihet në diskutim, por ka një nam mjaft të keq

-

Ata e përshkruaj­në atë si një kampionat fizik, mjaft kërkues e impenjativ, të vështirë, me shumë përballje një- kundër- një dhe që është mbi shumë liga të tjera në futbollin europian.

Por që gjithashtu thonë se "është më e pista në botë", nën "vëzhgim të vazhdueshë­m" për trukim ndeshjesh. Si të thuash një kampionat riedukimi për të pritur futbollist­ë të akuzuar në vende të ndryshme për agresion seksual, të cilët kërkojnë strehim këtu për të shmangur dhënien e shpjegimev­e për mediat. Kështu e përshkruaj­në disa ish- lojtarë kampionati­n e futbollit në Qipro. "Këtu keni një klimë të mirë dhe shumë investitor­ë të pasur për klubet. Është një rrugëdalje mjaft e lehtë për në Europë. Kështu që nuk është keq të vini, por nuk është as më e mira në planin sportiv", thotë Nahir Besara, i cili luajti për Pafos FC për gjashtë muaj përpara se të vinte pandemia. "Varet sa vjeç jeni dhe momenti në karrierën tuaj, por në tërësi është mirë. Për një lojtar pak më të vjetër mund të jetë më i miri që mund të mendoni. Klimë e mirë, pagë e mirë dhe vend i mirë për të jetuar". Dhe është pikërisht kjo, ndër të tjera, që tërheq përqindjen e lartë të lojtarëve të huaj që aktivizohe­n në Qipro. Lojtarët që shkojnë në Qipro kanë mundësinë të rifillojnë jetën dhe karrierën e tyre nga e para. "Duke parë ato çfarë ndodhin në këtë kampionat, në Suedi, për shembull, do të kishte qenë një skandal, por jo këtu ( Qipro) dhe nuk e di vërtet pse", thotë Tanos Lakiotis, një gazetar dhe komentator futbolli në Qipro. Jesper Janson jeton në Larnaka dhe prej verës 2023 edhe është drejtor sportiv i skuadrës së Omonias së Nikozisë. Ai nuk dëshiron të flasë për nënshkrimi­n e ish- lojtarit të Hamarbit, i dënuar për përdhunim, Akinkunmi Amo! As klubi! Në shtator 2022, ai u arrestua, se dyshohej për përdhunim dhe ngacmim seksual. Në qershor të vitit 2023 ai u dënua, pavarësish­t se e mohoi atë, për të trija akuzat në Kopenhagen. Ai u dënua me një vit burg dhe dëbim me ndalim hyrje për gjashtë vjet. Pas apelimit, ai është i lirë në pritje të gjyqit të ardhshëm, në korrik. Ish- lojtari i Sirius dhe MFF, Kingslej Sarfo, i cili ndodhet në burg në Suedi i dënuar për përdhunim të fëmijëve, luan në një tjetër klub të Nikosias, APOEL. Klubi i tij e ka mbajtur atë jashtë vëmendjes së gazetarëve. "Sarfo nuk mund të luajë në një vend Shengen, por Qiproja nuk është ende pjesë e atij bashkëpuni­mi, kështu që kjo ishte një mundësi për të. Megjithatë, ai nuk lejohet të udhëtojë kur APOEL luan ndeshje europiane në vendet e Shengenit", thotë Tanos Lakiotis.

Problemet e përhapura të korrupsion­it - E njëjta gjë vlen edhe për lojtarin rus Aleksandër Kokorin, i cili ndodhet në burg në Rusi për një sulm ndaj dy zyrtarëve të qeverisë ruse. Lakiotis nuk i kujtohet përfaqësue­sve të klubit që t'i përgjigjen pyetjeve rreth këtyre nënshkrime­ve. Këtë verë, Pafos nënshkroi lojtarin brazilian Alef Manga ( Kuritiba). Ai u dyshua më vonë si i përfshirë në një skandal të trukimit të ndeshjeve. Ai u ndalua të luante në Brazil deri në përfundimi­n e gjykimit dhe u huazua në Pafos. Por në Qipro ka vend jo vetëm për futbollist­ë agresorë. Në futbollin e këtij vendi flitet edhe për korrupsion dhe manipulim të ndeshjeve. Pikërisht dhe në veçanti, trukimi i ndeshjeve është raportuar të jetë një problem i madh në futbollin e këtij vendi. Që kur teknologji­a "VAR" u prezantua disa vite më parë, disa njerëz thonë se situata është përmirësua­r dhe numri i rasteve është ulur, por në një anketë të mëparshme, më shumë se 60 për qind e lojtarëve të ligës qipriote iu përgjigjën me "po" pyetjes nëse ka ende manipulime ndeshjesh. "Po, u fol për trukime ndeshjesh", kujton Nahir Besara nga koha e tij në Pafos. "Policia ishte në të gjitha klubet duke pyetur dhe kërkuar informacio­n". Si masë kundër trukimit të ndeshjeve në këtë kampionat, disa kompani bastesh kanë pushuar prej kohësh vendosjen e basteve në ligën qipriote për shkak të problemeve të përsëritur­a. "Ne konsideroj­më se liga qipriote është një nga më të ndyrat në botë. Është një shkollë e trukimit të ndeshjeve që garanton që lojtarët që largohen nga liga ta çojnë problemin në ligat e tyre të reja", tha disa vite më parë sekretari i përgjithsh­ëm i "Federbet"- it, Françesko Branka. "Federbet" është një organizatë e pronarëve europianë të kazinove dhe bastvënësv­e që u themelua, ndër të tjera, për të identifiku­ar trukimet e ndeshjeve dhe për të punuar për eliminimin e problemit.

Vendi më i keq për të qenë arbitër - Nuk mbaron me kaq. Në futbollin në Qipro ka edhe më shumë. "Ky duhet të jetë vendi më i rrezikshëm në botë për të qenë gjyqtar", tha gjyqtari Karalambos Skapulis për "The Guardian" në vitin 2016. Në shtator 2023, gjyqtarët hynë në grevë pas një sulmi në makinën e nënës së njërit prej tyre. Në qershor 2023, godinat e Shoqatës së Arbitrave u sulmuan dhe, në vitin 2020, një tjetër makinë bombë paralizoi ligën për një javë. Sulmet ndodhin herë pas here. Gjyqtarët hyjnë në grevë edhe kërkojnë garanci sigurie për veten dhe familjet e tyre, por edhe pse shteti thotë se po përpiqet të gjejë zgjidhje për problemin, nuk mendoj se ka pasur ndryshime të rëndësishm­e" thotë Tanos Lakiotis.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania