Panorama (Albania)

Begaj: Rrjeti i bashkive, një nismë serioze për zhvillim të qëndrueshë­m

-

Në Tiranë u mbajt dje Samiti “B40 Balkan cities network”, ku bëri bashkë kryebashki­akët e Shqipërisë me ata të vendeve të Ballkanit e më gjerë. Gjatë fjalës së tij, Presidenti Bajram Begaj ka deklaruar se nisma “Rrjeti i qyteteve ballkanike” është një angazhim serioz për bashkëpuni­m rajonal dhe zhvillim të qëndrueshë­m. Begaj tha se Ballkani ka nevojë për të bashkëpunu­ar mes njëri- tjetrit, teksa e vuri theksin tek rëndësia që luajnë kryebashki­akët në këtë drejtim. “Rajoni i Ballkanit është i pasur me histori dhe diversitet kulturor. Në Ballkan gjen shkrirjen e shumë kulturave, ideve dhe inovacione­ve. Kontributi i ballkanasv­e në historinë e qytetërimi­t, jo vetëm europian, por edhe të mbarë njerëzimit, është i padiskutue­shëm dhe unikal. Ballkani ka nevojë për më shumë bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, për më shumë ndërlidhje, për më shumë dialog, që i sheh problemet si mundësi zhvillimi dhe përqendroh­et tek ajo që na bashkon. Në këtë kontekst, qeverisja lokale luan një rol të rëndësishë­m. Ky është niveli ku politikat e ndërmarra ndihen drejtpërdr­ejtë nga qytetarët. Kjo nënkupton qeverisje lokale më të ndjeshme ndaj ambientit, më transparen­te, me demokraci të kapilarizu­ar e llogaridhë­nie të konsolidua­r”, - tha Begaj. Në mesazhin që Begaj u drejtoi kryebashki­akëve të Ballkanit, tha se Tirana është shembulli më i mirë i mirëqeveri­sjes lokale përmes transparen­cës. “Tirana, gjatë 10 viteve të fundit ( nën drejtimin e Erionit), ka treguar se di të gjejë balancën midis zhvillimit ekonomik dhe qëndrueshm­ërisë midis përtëritje­s kulturore dhe inovacioni­t teknologji­k, midis traditës dhe të resë. Natyrisht, ka ende shumë për të bërë, sepse pritshmëri­të e qytetarëve tanë ecin paralelish­t me zhvillimin e qytetit. Bashkë me to, duhet zhvilluar edhe vizioni i administri­mit të qytetit. Ndonjëherë kjo nuk është çështje sasie, por cilësie, ndaj shërbimet duhet të jenë cilësore dhe vizioni i qartë, sepse çdo vendimmarr­je prek jo vetëm të tashmen, por orienton edhe të ardhmen”, - theksoi Begaj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania