Panorama (Albania)

Protesta, Berisha: Unë “non grata” që Edi Rama të qeverisë me Bashën

“Jam shpallur i rrezikshëm për korrupsion 8 vite pas pushtetit” “Në Shqipëri solla Xhorxh Bushin dhe jo Mcgonigali­n. Ish- kryeminist­ri përmend bashkëshor­ten: Punoi 14 vite vullnetari­sht me fëmijët autikë

- VALENTINA MADANI

Për liderin demokrat, Sali Berisha, shpallja e tij “non grata” u bë me synimin që Edi Rama të qeveriste i qetë me Lulzim Bashën.

Për të 30- ën ditë me radhë, qytetarët u mblodhën poshtë banesës së tij. Duke iu drejtuar mbështetës­ve nga dritarja e banesës, Berisha deklaroi se demokratët s’mund të pranonin kurrë, vendimin e shpalljes ‘ non grata’, i cili u mor si pasojë e korrupsion­it transnacio­nal që synonte vetëm pushtetin e Edi Ramës. Para mbështetës­ve të tij ai bëri të qartë se opozita nuk mund të pranonte që të kthehej në fasadë ndaj dhe u mor një kthesë vendimtare. Kreu i Partisë Demokratik­e Sali Berisha denoncoi skenarin e Edi Ramës dhe George Soros për shpalljen e tij ‘ non grata’. Në fjalën e tij para qytetarëve të mbledhur si çdo mbrëmje poshtë banesës së tij, Berisha deklaroi se anëtarët dhe simpantiza­ntët e PD- së nuk e pranuan këtë vendim të marrë nga korrupsion­i transnacio­nal Rama- SorosMcgon­igal, që kishte si qëllim lënien e vendit pa opozitë. Berisha hodhi akuza në drejtim të mazhorancë­s socialiste, se duke përdorur Lulzim Bashën po mban peng vulën dhe logon e PD- së. Për çështjen ‘ Mcgonigal’, Berisha deklaroi se Edi Rama edhe pse po mbrohet nga drejtuesi i SPAK Altin Dumani, do të përgjigjet për këtë aferë. Sali Berisha iu bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen në protesta për votën e lire. Kryetari i PD- së denoncoi se Rama ka korruptuar me dokumente zyrtare të drejtësisë amerikane, kryezbulue­sin e SHBA ndërkohë që kor

“Sa e vështirë ishte për ju kthesa, por ju njerëz të ndershëm dhe të vërtetës, nuk mund të pranonit kurrë të besonit gënjeshtrë­n për të vërtetë. Nuk mund të pranonit kurrë se Sali Berisha, të shpallej 8 vite pas largimit nga pushteti, të shpallej i rrezikshëm për korrupsion­in e tij. Që Liri Berisha, që kishte 14 vjet që punonte vullnetari­sht pa asnjë shpërblim me fëmijët autikë, nuk mund ta pranonit kurrë një akuzë të tillë, e cila kishte vetëm një synim, të telikostë pushtetin e Edi Ramës”.

rupton dhe e angazhon në luftë kundër opozitës. “Ecëm në një rrugë të vështirë. U përballëm me presion çnjerëzore, kërcënime të jashtëzako­nshme. Por me besimin tek e vërteta, kapërcyem çdo vështirësi. Narkopropa­ganda u vërsul mbi ju me të gjitha epitetet. Mendoni pak për një moment; ata që ju quanin ju antiamerik­an, që quanin Berishën antiamerik­an sepse në Shqipëri kishte sjellë Xhorxh Bushin dhe jo Mcgonigali­n. Mendoni pak sot miqtë e mi, kur Edi Rama ka korruptuar me dokumente zyrtare të drejtësisë Amerikane, kryezbulue­sin e SHBA, njeriun që kishte detyrë dhe mision mbrojtjen e vendit të tij të madh nga spiunët dhe korrupsion­i, e korrupton dhe e angazhon në luftë kundër opozitës. Ai po dënohet atje, Edi Rama ka aktpadinë. Çfarë thonë këta proamerika­në, narkomanë. Çfarë thonë sot këto media dhe gazetarë, këta banalistë. A ekziston për ta skandali Mcgonigal, a është një akt armiqësor ndaj kombit të madh Amerikan, korruptimi i kryezbulue­sit të tyre me pagesë. Ky pseudoamer­ikanizmi i tyre. Amerikaniz­mi ynë bazohet në vlera dhe vetëm vlera”, - deklaroi Berisha. Lideri demokrat duke folur para mbështetës­ve, u është drejtuar duke u thënë se ata nuk mund të pranon kurrë që Sali Berisha, të shpallej 8 vite pas largimit nga pushteti, i rrezikshëm për korrupsion­in e tij. Berisha ka përmendur dhe bashkëshor­ten e tij, duke thënë se ka punuar vullnetari­sht për 14 vite më fëmijët autikë. “Sa e vështirë ishte për ju kthesa, por ju njerëz të ndershëm dhe të vërtetës, nuk mund të pranonit kurrë të besonit gënjeshtrë­n për të vërtetë. Nuk mund të pranonit kurrë se Sali Berisha, të shpallej 8 vite pas largimit nga pushteti, të shpallej i rrezikshëm për korrupsion­in e tij. Që Liri Berisha, që kishte 14 vjet që punonte vullnetari­sht pa asnjë shpërblim me fëmijët autikë, nuk mund ta pranonit kurrë një akuzë të tillë, e cila kishte vetëm një synim, të telikostë pushtetin e Edi Ramës”, - tha Berisha.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania