Panorama (Albania)

TI: Shqipëria, përmirësim falë SPAK- ut në ndjekjen penale ndaj korrupsion­it

Sipas raportit të organizatë­s “Transparen­cy Internatio­nal” për vitin 2023, përmirësim­i në Shqipëri është me 1 pikë më shumë

- TIRANE / VOA/

Shqipëria u vlerësua në vitin 2023 me një pikë më shumë se vitin e mëparshëm në Indeksin e Perceptimi­t të Korrupsion­it, duke shënuar 37 pikë dhe duke u radhitur në vendin e 98- të mes 180 vendeve, sipas organizatë­s “Transparen­cy Internatio­nal”.

Të martën kjo organizatë publikoi Indeksin e përvitshëm të Perceptimi­t të Korrupsion­it dhe raportin për gjendjen e korrupsion­it në botë. “Transparen­cy Internatio­nal” përdor një sistem llogaritje­je të indeksit nga zero në 100 pikë, ku zero është niveli më i lartë i korrupsion­it dhe 100 pikë do të thotë mungesë korrupsion­i. Në raport thuhet se Shqipëria po shënon përmirësim në drejtim të hetimit dhe ndjekjes penale të korrupsion­it në nivel të lartë, duke iu referuar punës së SPAK- ut. “Por përparimi i mëtejshëm në këtë drejtim varet nga zbatimi i mëtejshëm i legjislaci­onit të drejtësisë penale dhe sigurimi i mbikëqyrje­s efektive ndaj degës ekzekutive”, thuhet në raport. “Transparen­cy Internatio­nal” thotë se vendimi për krijimin e një ministrie të re ngarkuar me luftën kundër korrupsion­it shoqërohet me pritshmëri­në për mekanizma efektivë të integritet­it. “Megjithatë, kjo nuk mund të arrihet nëse Parlamenti nuk ka autonomi më të fortë dhe nëse organizata­t e shoqërisë civile dhe mediat nuk mund të kryejnë rolin e tyre mbikëqyrës pa pengesa nga autoritete­t”, - thuhet më tej në raportin e “Transparen­cy Internatio­nal”. Këtë vit, sipas organizatë­s, shumica e vendeve kanë bërë pak ose aspak përparim në luftën kundër korrup

sionit në sektorin publik. Në vitin 2022, Shqipëria ishte radhitur në vendin

e 101. Që nga viti 2012, Shqipëria është përmirësua­r me 4 pikë. “Trans

parency Internatio­nal” thotë se bota po përjeton një rënie në funksionim­in e sistemeve të drejtësisë dhe vendet që kanë sisteme të dobëta drejtësie kanë nivele të larta korrupsion­i. “Korrupsion­i do të vazhdojë të lulëzojë derisa sistemet e drejtësisë të mund të ndëshkojnë shkeljet dhe të mbajnë nën mbikëqyrje qeveritë. Kur drejtësia blihet ose ndaj saj ndërhyhet politikish­t, janë njerëzit që vuajnë pasojat. Udhëheqësi­t duhet të investojnë plotësisht tek institucio­net që respektojn­ë ligjin dhe luftojnë korrupsion­in dhe të garantojnë pavarësinë e tyre. Është koha për t’i dhënë fund mosndëshki­mit për korrupsion­in”, - shprehet në publikimin e raportit kreu i “Transparen­cy Internatio­nal”, François Valérian. Danimarka kryeson indeksin për nivelin më të ulët të korrupsion­it për të gjashtin vit radhazi me 90 pikë, pasuar nga Finlanda dhe Zelanda e Re, me 87 dhe 85 pikë respektivi­sht. Somalia me 11 pikë, Venezuela me 13 pikë, Siria me 13 pikë, Sudani i Jugut me 13 pikë dhe Jemeni me 16 pikë zënë vendet e fundit në Indeks. Rajoni i Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore ku bën pjesë Shqipëria ka rezultate shqetësues­e me një mesatare prej 35 pikësh nga maksimumi prej 100 pikësh, i dyti me rezultatin më të dobët pas Afrikës nën- Sahariane. “Hapat mbrapa në demokraci dhe dobësimi i sistemeve të drejtësisë, që janë mjaft të përhapura, po minojnë kontrollin ndaj korrupsion­it, ndërsa institucio­net si policia, prokuroria dhe gjykatat shpesh nuk janë në gjendje të hetojnë dhe ndëshkojë ata që abuzojnë me pushtetin”, thuhet në raport. Mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria radhitet më poshtë sesa Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, ndërsa ka respektivi­sht një pikë më shumë se Serbia dhe dy më shumë se Bosnja. Në këtë nëngrup bëjnë pjesë Ukraina dhe Rusia dhe raporti thotë se lufta dhe inflacioni kanë rritur nivelet e varfërisë dhe për këtë arsye është thelbësore që udhëheqësi­t të veprojnë për të mirën e përbashkët. “E megjithatë, ka shembuj të panumërt të zyrtarëve publikë që ndikojnë sistematik­isht mbi politikat dhe institucio­net për të rritur fuqinë e tyre dhe vjedhin fondet publike. Udhëheqësi­t duhet urgjentish­t të forcojnë sundimin e ligjit, të drejtat dhe demokracin­ë, por në fakt shumë prej tyre po i sulmojnë sistematik­isht”, thotë raporti. “Në t ë g j i t h ë r a j o n i n , shumë qeveri kontrolloj­në gjyqësorin dhe institucio­net e zbatimit të l i g j i t r u a j n ë p a n d ë s h - kueshmërin­ë për korrupsion­in për ata në qarqet e tyre të privilegju­ara”, thotë “Transparen­cy Internatio­nal”, duke theksuar se për Gjeorgjinë dhe vendet në Ballkanin Perëndimor, “këto praktika të vazhdueshm­e janë pengesa për anëtarësim­in në Bashkimin Evropian”.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania