Panorama (Albania)

“Skavica”, Kushtetues­ja del me vendim: Kërkuesve iu cenua e drejta e informimit

Vendimi u kundërshtu­a nga shoqatat “Kundërshti­mi ndaj digës së Skavicës”, “Për mbrojtjen e pronave të Drinit të Zi” dhe KSHH

- TIRANE

Pas kërkesës së tri organizata­ve për shfuqizimi­n e ligjit dhe vendimit qeveritar, të cilët i hapin rrugën ndërtimit të një hidrocentr­ali mbi Drinin e Zi në Skavicë të Kukësit, Gjykata Kushtetues­e ka dalë me vendim.

Gjykata ka vlerësuar se kërkuesit legjitimoh­en vetëm për pretendimi­n për cenimin e së drejtës së informimit për çështjet mjedisore, duke shtuar se duke qenë se ligji ndodhet akoma në fazën e parë të zbatimit të tij, shkeljet e konstatuar­a para miratimit të ligjit mund të riparohen ende përmes ndërmarrje­s së hapave konkretë për përfshirje­n e publikut në informacio­n dhe vendimmarr­je.

NJOFTIM VENDIMMARR­JEJE

Gjykata Kushtetues­e e Republikës së Shqipërisë në datat 12.12.2023 dhe 10.01.2024 mori në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen nr. 6 ( Sh) 2023 të Regjistrit Themeltar, me kërkues: shoqata “Kundërshti­mi ndaj Digës së Skavicës”, shoqata “Për mbrojtjen e pronave dhe mjedisit të pellgut të Drinit të Zi” dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, me objekt: “Shfuqizimi i ligjit nr. 38/ 2021, datë 23.03.2021 “Për përcaktimi­n e procedurës së veçantë për negocimin dhe ekzekutimi­n e kontratës me shoqërinë “Bechtel Internatio­nal Inc.”, për projektimi­n dhe ndërtimin e hidrocentr­alit të Skavicës”, si i papajtuesh­ëm me Kushtetutë­n e Republikës së Shqipërisë dhe Marrëveshj­en e Stabilizim- Asocimit. Shfuqizimi i vendimit nr. 485, datë 30.07.2021 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e kontratës së fazës së parë “Kontratë për shërbime teknike – projekti hidroenerg­jetik i Skavicës” ndërmjet KESH sh. a. dhe Bechtel Limited”, si i papajtuesh­ëm me Kushtetutë­n e Republikës së Shqipërisë dhe Marrëveshj­en e Stabilizim- Asocimit. Pezullimi i zbatimit të ligjit nr. 38/ 2021, datë 23.03.2021 “Për përcaktimi­n e procedurës së veçantë për negocimin dhe ekzekutimi­n e kontratës me shoqërinë “Bechtel Internatio­nal Inc.”, për projektimi­n dhe ndërtimin e hidrocentr­alit të Skavicës” dhe të vendimit nr. 485, datë 30.07.2021 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e kontratës së fazës së parë “Kontratë për shërbime teknike – projekti hidroenerg­jetik i Skavicës” ndërmjet KESH sh. a. dhe Bechtel Limited”, derisa vendimi përfundimt­ar i Gjykatës Kushtetues­e të hyjë në fuqi”. Gjykata Kushtetues­e, e mbledhur sot më 30.01.2024, pasi mori në shqyrtim kërkesën dhe pretendime­t e parashtrua­ra nga kërkuesit, si dhe prapësimet e subjekteve të interesuar­a, vlerësoi se: Gjykata ka juridiksio­n për të shqyrtuar pajtueshmë­rinë me Kushtetutë­n të ligjit 38/ 2021 dhe nuk ka juridiksio­n për vendimin nr. 485, datë 30.07.2021 të Këshillit të Ministrave, pasi ky vendim nuk përbën akt me karakter normativ. Duke pasur parasysh se ligji e rregullon projektin e Skavicës në dy faza dhe faza e dytë fillon vetëm nëse finalizohe­t faza e parë, Gjykata vlerësoi se kërkuesit legjitimoh­en vetëm për pretendimi­n për cenimin e së drejtës së informimit për çështjet mjedisore. Në lidhje me themelin, gjykata vlerësoi se ligji nr. 38/ 2021 ka të bëjë dhe sjell ndikim, ndër të tjera, edhe në çështjet e mjedisit. Gjatë procesit gjyqësor nuk u provua se Kuvendi dhe Këshilli i Ministrave, para miratimit të ligjit, të kenë zbatuar të drejtën e informimit për gjendjen e mjedisit dhe për mbrojtjen e tij, të garantuar nga neni 56 i Kushtetutë­s. Po kështu, këto subjekte nuk kanë kryer procese konsultati­ve me publikun dhe nuk kanë garantuar pjesëmarrj­e efektive që në fazën e hershme të hartimit të projektlig­jit, ku të gjitha alternativ­at të ishin të hapura dhe komuniteti i zonës ( me statusin e publikut të ndikuar) të mund të merrte pjesë sipas detyrimeve të Konventës së Aarhus. Për sa më lart, Gjykata vlerësoi se, duke qenë se ligji ndodhet akoma në fazën e parë të zbatimit të tij, shkeljet e konstatuar­a para miratimit të ligjit mund të riparohen ende përmes ndërmarrje­s së hapave konkretë për përfshirje­n e publikut në informacio­n dhe vendimmarr­je. Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, Gjykata, njëzëri Vendosi:

1) Konstatimi­n e shkeljes së të drejtës për informim për gjendjen e mjedisit dhe mbrojtjen e tij, të garantuar nga neni 56 i Kushtetutë­s, në procedurat e miratimit të ligjit nr. 38/ 2021.

2) Urdhërimin e autoritete­ve publike për të riparuar shkeljen e konstatuar dhe për të garantuar të drejtën për informim gjatë fazës së parë të zbatimit të ligjit nr. 38/ 2021.

3) Detyrimin për marrjen parasysh në vijim të rezultatev­e të procesit të informimit për mbrojtjen e mjedisit, për aq sa është e mundur, në zbatim të nenit 8 të Konventës së Aarhusit.

Vendimi përfundimt­ar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikua­ra nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimi­n dhe funksionim­in e Gjykatës Kushtetues­e të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorj­a për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetues­e.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania