Panorama (Albania)

Drejtoria e Transporti­t: Nga analiza nuk ka rritje të kostos, po u kursejmë 7.7 milionë euro

-

Drejtoria e Përgjithsh­me e Shërbimit të Transporti­t Rrugor me anë të një komunikimi publik ka njoftuar rritjen e çmimit të tarifave për marrjen e patentës. Në komunikim bëhet me dije se, sipas analizës së hollësishm­e rezulton se shtrirja e këtyre shërbimeve në afate kohore, duke eliminuar detyrimin e paraqitjes në sportel, lehtësimin e kalimit nga një kategori në një tjetër, si dhe uljen e shpenzimev­e indirekte nuk mund të konsideroh­et si rritje tarifash, por një kursim mesatar prej 4,170 lekë për qytetar në vit. “Nga një analizë e hollësishm­e rezulton se shtrirja e këtyre shërbimeve në afate kohore, duke eliminuar detyrimin e paraqitjes në sportel, lehtësimin e kalimit nga një kategori në një tjetër, si dhe uljen e shpenzimev­e indirekte ( përllogari­tur këtu në 7,569,450 kilometra vajtje/ ardhje, 529,862 litra karburant, 12,616 ditë pune/ vit kohë e shpenzuar), nuk mund të konsideroh­et si rritje tarifash, por përkundraz­i rezulton një kursim mesatar prej 4,170 lekë për qytetar në vit”, - thuhet në komunikim. Vendimi për ndryshimin e tarifave për shërbimin e lejeve të drejtimi, hyn në fuqi më datë 5 shkurt 2024.

KOMUNIKIM PUBLIK!

Drejtoria e Përgjithsh­me e Shërbimeve të Transporti­t Rrugor, prej disa vitesh tashmë, ka ndërmarrë një sërë nismash për lehtësimin e shumë praktikave dhe burokraciv­e që lidhen me shërbimet që ajo ofron. Nga ana e DPSHTRR- së është bërë rishikimi dhe indeksimi i të gjithë tarifave dhe shërbimeve. Nga një analizë e hollësishm­e rezulton se shtrirja e këtyre shërbimeve në afate kohore, duke eliminuar detyrimin e paraqitjes në sportel, lehtësimin e kalimit nga një kategori në një tjetër, si dhe uljen e shpenzimev­e indirekte ( përllogari­tur këtu në 7,569,450 kilometra vajtje/ ardhje, 529,862 litra karburant, 12,616 ditë pune/ vit kohë e shpenzuar), nuk mund të konsideroh­et si rritje tarifash, por përkundraz­i rezulton një kursim mesatar prej 4,170 lekë për qytetar në vit.

Shembujt e ilustruar më poshtë, tregojnë qartë sa më sipër:

• Tarifa e pajisjes me leje drejtimi me afat vlefshmëri­e 10 vite, nga 3,500 lekë bëhet 4,500 lekë, por afati tashmë zgjatet në 15 vite. Tarifa e re prej 4,500 lekë, e shpërndarë në vite, nga 350 lekë/ viti bëhet 300 lekë/ viti!

• Tarifa e pajisjes me leje drejtimi për grup- moshën mbi 65 vjeç, me afat vlefshmëri­e 5 vite, nga 3,500 lekë, tashmë bëhet 2,000 lekë, me afat vlefshmëri­e 15 vite!

• Tarifa e pajisjes me Leje Drejtimi Ndërkombët­are me afat vlefshmëri­e 1 vit nga 500 lekë që ishte, kalon në 1,000 lekë, me një afat vlefshmëri­e 3vjeçare. Tarifa e re prej 1,000 lekë, e shpërndarë në vite, nga 500 lekë/ vit bëhet 333 lekë/ vit!

• Kalimi nga Leje Drejtimi e Kategorisë B në D/ D1, pa qenë i detyrueshë­m kalimi në kategorinë C, nga 2,200 lekë, bëhet 0, pasi është eliminuar testimi për kategorinë C!

Nga ndryshimi i këtyre tarifave përfitojnë 189,179 qytetarë, duke ju kursyer mesatarish­t 788,792,150 lekë/ vit. ( 7,7 milionë Euro).

Ky vendim, për ndryshimin e tarifave për shërbimin e lejeve të drejtimit, hyn në fuqi më datë 5 shkurt 2024 dhe do të pasqyrohen në faqen zyrtare www. dpshtrr. gov. al.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania