Panorama (Albania)

Shqiptari masakron në gjumë gruan në sy të vajzës 8 vjeçe

Tronditet Florida, një i vrarë dhe dy të plagosur brenda një familjeje Mediat amerikane hedhin dritë mbi vrasjen e Suela Saliajt nga burri i saj Renato Muhaj. Vajza: I thashë, babi pse po e godet, ka vdekur!

- TIRANË

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e së hënës në Florida ku një shqiptar është bërë protagonis­t i një akti barbar.

Pasi ka plagosur të dy prindërit e tij me thikë, ka marrë të njëjtën thikë dhe është nisur në drejtim të shtëpisë ku banonte bashkëshor­tja me të bijën. E ka goditur atë në sy të vajzës 8 vjeçe dhe më pas ka rrëmbyer vajzën dhe ka ikur. Policia vendëse është vënë në alarm nga një dëshmitar i rastësishë­m që ka parë dy prindërit e tij të gjakosur, e për pasojë, është bërë e mundur të shkohet deri në shtëpinë e masakrës, ku Suela Saliaj është gjetur e masakruar nga goditjet e thikës. Mediat vendëse raportojnë që goditjen fatale ia kishte dhënë në qafë!

NGJARJA

Sipas të dhënave, mësohet se Renato Muhaj raportohet se është përfshirë në një konflikt me prindërit e tij në Clearwater rreth orës 2: 44 të mëngjesit të së hënës dhe pasi i ka goditur, i ka marrë telefonat që të mos kërkonin ndihmë. Policia pasi ka marrë informacio­n për dhunë në familje ka shkuar në banesën e prindërve të 34- vjeçarit, të cilët janë dërguar në spitalin Morton Plant për trajtim mjekësor. Më pas policia e Clearwater ka kontaktuar me Departamen­tin e Policisë Largo për ndihmë në gjetjen e Muhaj. Policia e Largo ka gjetur adresën e tij të banesës nëpërmjet një biletë parkimi që autori i dyshuar mori në Pinellas County në shtator 2022. Efektivët kanë shkuar në shtëpinë e çiftit, ku kanë

gjetur të vdekur bashkëshor­ten e tij, 32vjeçaren Suela Saliaj, ndërsa vajza e çiftit, Alessia Muhaj rezultonte e zhdukur. Policia ka ngritur alarmin për gjetjen e saj rreth orës 07: 00 të mëngjesit të së hënës, ku u raportua se Alessia dhe babi i saj mund të ishin udhëtuar me një makinë tip Kia Sportage 2017 me targa të Floridas EJIJ99. Rreth orës 8: 30 të mëngjesit, përmes celularit të Renato Muhaj u zbulua vendndodhj­a e tij mes rrugës Belleair dhe St. Paul’s Drive në Clearwater. Policia shkoi në vendngjarj­e ku gjetën Alessia dhe babain e saj brenda automjetit në bllokun 1600 të St. Paul’s Drive. Renato Muhaj u vendos në pranga, ndërsa 8vjeçarja ndodhet në gjendje të mirë shëndetëso­re. Nuk dihen ende rrethanat e vrasjes së 32vjeçares Suela Saliaj dhe kur humbi jetën.

DINAMIKA E VRASJES SIPAS “FOX 13”

Media amerikane Fox13 ka zbuluar të gjithë dinamikën se si Renato Muhaj vrau ish- bashkëshor­ten e tij Suela Saliaj, 32 vjeç. Sipas kësaj medie, rreth orës 02: 30 Renato Muhaj ka goditur të dy prindërit e tij duke i kërcënuar me hanxhar teksa mbanin njëri- tjetrin dhe duke mbyllur sytë nga frika për jetën. Muhaj akuzohet gjithashtu se iu ka marrë celularët prindërve të tij në mënyrë që të mos mund të thërrisnin për ndihmë. Megjithatë një person sipas deklaratës së policisë ka mundur të arratiset dhe të thërrasë për ndihmë forca te rendit. Në deklaratë e arrestimit thuhet se kur oficerët shkuan për të kontrollua­r çiftin, ata gjetën gjak jashtë banesës së viktimës së bashku me një thikë dhe nyje bronzi të mbuluara me gjak. Policia thotë se e gjeti Saliajn të vdekur në dyshemenë e dhomës së saj të gjumit të mbuluar me gjak me një plagë në fyt. Kur efektivët nuk mundën ta gjenin vajzën 8- vjeçare, u lëshua një alarm AMBER por që më pas ajo u gjet e sigurt afër me Muhajn disa orë më vonë. Sipas deklaratës thuhet se 8- vjeçarja i tha policisë se kishte parë Muhajn të godiste disa herë Saliajn me thikë në dhomën e saj të gjumit. Vajza vazhdoi të rrëfente se ajo e dinte që e ëma kishte vdekur por që e pyeste Muhajn: “Babi vdiq pse po e bën këtë”? Vajza tha se përgjigja e Muhajt ishte se “me të vërtetë donte që ajo të vdiste”. Në deklaratë thuhet gjithashtu që pasi Muhaj vrau Saliajn mori vajzën nga shtëpia, duke e zbritur me nxitim nga shkallët. Gjithashtu 8vjeçarja tha në rrëfimin e

saj se Muhaj e tërhoqi zvarrë për ta futur në makinë. Ajo ka pësuar mavijosje dhe gërvishtje gjatë incidentit. Muhaj është akuzuar për vrasje të shkallës së parë, rrëmbim dhe abuzim të fëmijëve. Ai do përballet me dy akuza për sulm të

rëndë, dy akuza për ngacmim të një dëshmitari dhe katër akuza të tjera penale. Familja e Saliajt tha se Muhaj nuk ka pasur histori dhune. FOX 13 kontrolloi të dhënat e gjykatës së Pinellas County dhe nuk mundi të gjente asnjë akuzë penale.

 ?? ?? Suela Saliaj e Renato Muhaj
Suela Saliaj e Renato Muhaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania