Panorama (Albania)

Hetuesit: Dyshohet se viktima u fut në kurth për takim seksual dhe aty u vra

-

Hetimet për vrasjen e 39- vjeçarit shqiptar, Bledar Dedaj vazhdojnë, ndërsa autoritete­t kanë shqyrtuar bisedat, profilet sociale dhe tabulatet telefonike të kopshtarit shqiptar, si dhe kanë ekzaminuar ambientet në zonën rrëzë kodrës që ai frekuenton­te, për të kuptuar se kush duhet ta takonte atë, atë pasdite dhe të konfirmojn­ë për “jetën e dyfishtë” të viktimës. Në vendngjarj­e, ka mbërritur edhe RIS për të analizuar vendin e krimit dhe makinën e viktimës. Specialist­ët e Departamen­tit të Hetimeve Shkencore nisën një analizë të plotë të vendit ku u vra brutalisht Dedja, më 20 janar 2024. Zona ku u gjet “Mercedesi B- Class” i Dedjes ishte nën kontroll dhe pak më larg kufoma e 39- vjeçari shqiptar, viktimë e rreth 20 plagëve me thikë, një prej të cilave fatale pasi i ka shpuar mushkëritë.

Hetuesit do të fokusohet kryesisht në kërkimin e gjurmëve të vrasësit në zonën përreth, por do t’i kushtojë vëmendje të veçantë pjesës së brendshme të “Mercedes B- Class”. Duke pasur parasysh se zona është e aksesueshm­e për publikun prej më shumë se një javë, hetimi bëhet më komplekse, por hetuesit synojnë të ngushtojnë hipotezat duke u fokusuar te automjeti. Ndërsa Ris kërkon në pyll për të gjetur armën e krimit dhe çelësat e makinës, hetuesit përpiqen të rindërtojn­ë dinamikën e vrasjes. Hipoteza kryesore për momentin është se bëhej fjalë për një krim seksual ose pasioni. Zbulimi i trupit me pantallona të ulura dhe plagët e shumta me thikë të shkaktuara me furi tregojnë për një krim të kryer në sulm xhelozie apo hakmarrjej­e. Sipas asaj që është rikonstruk­tuar deri më tani, Dedja mund të jetë joshur në pyll nga një person ( grua apo burrë) që me sa duket e njihte, i cili ka vepruar si karrem, për një takim intim, ndërsa vrasësi ishte fshehur në shkurre gati për të goditur. Për hetuesit, të cilët ditët e fundit kanë marrë në pyetje rreth 30 persona, përfshirë të afërm dhe të njohur të viktimës, 39- vjeçari shqiptar duket se ka bërë një “jetë të dyfishtë”. Gruaja dyshoi për diçka, aq sa kohë më parë kishte angazhuar edhe një hetues privat për të zbuluar të njohurit e të shoqit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania