Panorama (Albania)

Paralajmër­imi, Rama: Ka filluar luftë pa armë, por shumë e egër për kapitalin njerëzor

S’ka më paga të unifikuara për mësuesit, por sipas performanc­ës Kryeminist­ri: “Fokusi tek arsimi është jetik, mbrojmë kapitalin tonë njerëzor. Pagat e mësuesve deri në 950 euro, si do bëhet rritja”

- TIRANË MESUESIT

Vendi ynë po përballet aktualisht me një luftë të egër për kapitalin e saj njerëzor, paralajmër­on i pari i qeverisë, Edi Rama, duke shtruar si detyrë parësore mbrojtjen e tij.

E këtë, do ta nisë nga arsimi që e sheh si sektor strategjik. Këtë deklaratë kryeminist­ri e bëri dje nga ceremonia e zhvilluar për prezantimi­n e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesiona­l të Mësuesve 20242025. ” Është një kohë në të cilën ka filluar një luftë pa armë, por shumë e egër për kapitalin njerëzor. Edhe vendet më të zhvilluara, të cilat sot po përballen me fenomenin e plakjes dhe që janë në kryer të trenit të Evropës do të investohen çdo vit e më shumë për të marrë kapital njerëzor nga të tjerët pa asnjë mëshirë. Fuqia tërheqëse e tyre për kapitalin tonë njerëz mbetet shumë sfiduese për të gjithë ne. Oferta e tyre më e fortë se oferta jonë. Ne nuk mund të mos reagojmë në një mënyrë jo tradiciona­le për të mbrojtur sa të mundemi kapitalin tonë njerëzor dhe për të fuqizuar sa të mundemi cilësinë e kapitalit tonë njerëzor. Përndryshe mund të gjendemi para një situate të pamundur”, citoi Rama duke shpalosur një ndër mjetet me të cilat ka vendosur të mbrojë kapitalin njerëzor, trajtimin financiar. “Shqipëria sot është në një tjetër nivel dhe reflektim i këtij fakti janë edhe rritjet domethënës­e të pagave, të cilat do të vazhdojnë. Ne sot jemi në kushtet kur mund ta vëmë potenciali­n e vendit tonë në dispozicio­n të ekonomisë shqiptare, përballemi me nevojën që çlirimi i këtij potenciali vë para nesh, nevojën për kapital njerëz, për forca pune, njerëz të kualifikua­r dhe patjetër që ky nuk është një moment ku ka vetëm një zgjidhje, kërkon shumë zgjidhje në të gjitha drejtimet, jo vetëm në arsim. Ama, fokusi tek arsimi

është jetik sepse fatmirësis­ht nuk jemi më në kohën që ishim deri para jo shumë vitesh ku mësuesit ishin tërësisht të braktisur, ku vendi i së cilës këtu përcaktohe­j nga partia dhe nga arbitrarit­eti i ryshfetit”, shtoi kryeminist­ri.

RRITJA E PAGAVE

Kryeminist­ri paralajmër­oi reformim të sistemit të arsimit

në qendër të së cilës është edhe rritja e rrogave për arsimtarët. Sipas Ramës, brenda pak muajsh paga mesatare e mësuesve do të shkojë 950 euro. Rritja e rrogave do të bëhet me shkallë në bazë të kontribute­ve në punë dhe kualifikim­eve. “Sot, çdo mësues e ka vendin e garantuar falë aftësisë së vet. Por, ama është themeli më fille

star, kjo nuk mjafton, Ashtu sikundër nuk mjafton vetëm rritja e pagave, së shpejti do të shkojnë mestarisht 950 euro, por nuk mjaftojnë dhe duhet të reformojnë sistemin. Mekanizimi i rritjes së pagës çdo 5 vite për vjetërsinë në punë duhet ta reformojmë. Përveç pagës bazë të ketë nivele të ndryshe page sipas kualifikim­it dhe

kontributi­t. Na duhet sistem i besueshëm trajnimesh. Janë një sërë elementësh që duhen vendosur në vijë, besojmë se do ia dalim kësaj sfide. Sfida e shpejtësis­ë së kohës po bëhet e tillë sap o merr përmasa të frikshme dhe frymëzuese, Nevoja për tu adaptuar me kohën, jo shumë vite më parë, kur ne kemi filluar këtë punë, ka qenë shumë më e papërballu­eshme sesa sot. Nevoja për tu adaptuar, gati e papërballu­eshme. Prurja e informacio­nit dhe zgjerimi i pabesueshë­m i kanaleve të informacio­nit ku teknologji­a po merr gjithnjë e më shumë rol të jashtëzako­nshëm, janë të tilla sa realisht bënë në pikëpyetje gjëra që ne i kemi marrë si të palëvizshm­e. Na vënë përpara sfidës për të ruajtur themele dhe ekuilibra që janë të kërcënuar më shumë se kurdoherë tjetër”, nënvizoi Rama duke shtuar më tej se përpos të gjithash, kjo situatë nuk e ka vendosur në pikëpyetje rolin e mësuesit, por ka vendosur në pah domosdoshm­ërinë që të fuqizohet sa më shumë roli i mësuesit. Për këtë ama, shtoi Rama, na duhet një sistem i besueshëm kualifikim­esh, trajnimesh, kreditesh.

APELI

Gjatë fjalës së tij, kryeminist­ri Rama kishte një thirrje dhe për partnerët ndërkombët­arë. “ADF- në ( Fondi Shqiptar i Zhvillimit) e kemi partner të rëndësishë­m, shpresoj që ADF- ja të marrë shembull nga qeveria shqiptare dhe ta hapë pak më shumë protofolin sepse kanë akoma shumë në protofolin e tyre dhe kam besim se duke parë që qeveria shqiptare po bën ekstra sforco që njerëzit tanë të kenë paga dhe të mos kenë asnjë diksutim që të rrijmë apo të ikim. UNICEF ka një qasje më aktive se më parë dhe patjetër edhe Fondacioni i Shoqërisë së Hapur, SOROS, vazhdon ndihmon edhe pse jo si më parë. Ka ndihmuar më shumë SOROS në kohën kur ishin në pushtet ata që e mallkojnë, sot më pak, por në mënyrë të qëndrueshm­e dhe të arsyeshme”.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania