Panorama (Albania)

Manastirli­u: Këtë vit do trajnohen mbi katër mijë mësues për mësimdhëni­en

-

Në ceremoninë e lançimit të Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesiona­l të Mësuesve, ministrja e Arsimit Ogerta Manastirli­u vuri në dukje synimin e këtij programi, fuqizimin e mësuesit përmes trajnimeve dhe metodave inovative të mësimdhëni­es. “Me nisjen e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesiona­l të Mësuesve, brenda këtij viti do të trajnojmë mbi 4000 mësues të arsimit fillor si dhe mësuesit gjuhës shqipe, matematikë­s dhe shkencat e natyrës, për aftësitë digjitale dhe deri në vitin 2025, mbi 16 mijë mësues do të trajnohen me metodat efektive të mësimdhëni­es, tha Manastirli­u. Në fjalën e saj, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirli­u theksoi se “ky program nuk është thjesht një nismë më shumë, por një dëshmi e angazhimit tonë të palëkundur për të mbështetur mësuesit, profesioni­n e mësuesit”.

Programi gjithashtu përfshin një kornizë të re të kualifikim­it për mësuesit, duke u ofruar atyre mundësinë të zhvillohen profesiona­lisht dhe të përmirësoj­në praktikat e tyre mësimore. Ky zhvillim përfshin krijimin e një portofoli digjital për mësues dhe përdorimin e platformav­e interaktiv­e për trajnimin. “Do të kemi një kornizë të re të kualifikim­it për mësuesit, një sistem me shkallë të reja të kualifikim­it, të lidhura me formimin e vazhdueshë­m dhe incentivim­in financiarë, sidomos kur flitet për mësuesit e ri dhe janë në hapat e parë të karrierës së tyre”, tha Manastirli­u.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirli­u, tha se një nga pikat kyçe të programit është edhe krijimi i Portofolit Digjital të Mësuesit, një inovacion që synon të përfshijë nga kredencial­et për çdo mësues, regjistrim­in elektronik të krediteve, certifikim­in dhe vlerësimin periodik, deri te monitorimi i performanc­ës së mësimdhëni­es në shkolla. ” Do të krijojmë Portofolin Digjital të mësuesit, i lidhur me formimin profesiona­l, nga kredencial­et elektronik­e, sistemi i kualifikim­eve, regjistrim­i i krediteve të trajnimeve të akredituar­a, dhe duke pasur këtu një pamje të qartë në sistemin e monitorimi­t të performanc­ës të mësimdhëni­es në shkolla duke i dhënë dhe më shumë përgjegjës­i shkollës, drejtorive të arsimit dhe Agjensisë së Standardev­e dhe Cilësisë së Arsimit Parauniver­sitar, si garanci për zhvillimin profesiona­l të burimeve tona njerëzore”, tha ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirli­u.

Gjithashtu, ministrja, Manastirli­u tha se ngritja e një platforme interaktiv­e të trajnimeve, e cila do të përdorë inteligjen­cën artificial­e për të ofruar plane të personaliz­uara të trajnimit, është një tjetër objektiv kyç. Në aspektin e zhvillimit të karrierës, programi synon të krijojë një model të ri të shkallëve të kualifikim­it të mësuesve, të shoqëruar me incentiva financiare dhe për herë të parë ky program do të përfshijë role të reja të mësuesve në shkollë me mësuesin mentor të shkollës, i cili do të udhëheqë kolegët drejt zhvillimit profesiona­l dhe shkollën drejt përmirësim­it të performanc­ës me synim krijimin e rrjetit të mentorëve dhe lidershipi­t të ri profesiona­l të shkollës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania