Panorama (Albania)

Ambasadori i BE: Arsimi, një ndër shtyllat e integrimit

“Përmirësim­i i arsimit, reformë kyçe për integrimin në Union! Do vijojmë me mbështetje­n përmes trajnimeve dhe nxënies”

- TIRANË

I pranishëm në takimin për Programin Kombëtar të Zhvillimit Profesiona­l të Mësuesve, ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato nënvizoi se arsimi është një nga fushat që duhet të përmirësoj­ë vendi ynë për t’u bërë pjesë e BE.

Për këtë arsye, nënvizoi diplomati, BE do vijojë të mbështesë fushën e arsimit në Shqipëri. Ai vuri theksin se mësuesit duhet të jenë të mirëtrajnu­ar, si edhe duhet të përmirësoh­en kurrikulat.

INVESTIMET NE ARSIM

Gonzato foli për disa nga programet përmes të cilave Bashkimi Evropian kontribuon për arsimin në Shqipëri. Ai tha se investimet e BE janë rritur masivisht në mbështetje të sistemit arsimor në Shqipëri. “Ndoshta shembulli më i dukshëm i këtij angazhimi që ne kemi, është programi ‘ BE për shkollat’, përmes së cilit kemi mbështetur rindërtimi­n dhe rehabiliti­min e 64 shkollave në Shqipëri dhe për mendimin tim, ky është një nga programet më fantastike që kemi në Shqipëri. Me kënaqësi e themi se 52 shkolla janë përfunduar. Nga këto shkolla të rindërtuar­a, nxënësit do të përjetojnë një mjedis të ri për të studiuar dhe do të përfitojnë nga kushtet më të mira për jetën e tyre profesiona­le. Në formë paralele, ne po investojmë shumë edhe për nxënien gjithëpërf­shirëse në Shqipëri, që askush të mos mbetet pas. Vjet në lançuam një projekt që vihet në zbatim nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur me anë të të cilit do të përfitojnë 135 000 nxënës e studentë si edhe do të trajnohen 50 000 mësues”, nënvizoi ambasadori, duke cilësuar si përpjekje masive investimet e kryera në arsim dhe paralajmër­uar të tjera në vijim. “Ne po mbështesim dhe shkollën për fëmijët që nuk shohin dhe që nuk dëgjojnë, për t’i ofruar kushte dhe mësim sa më cilësor. Ne shohim arsimin si një mjet kryesor për të forcuar bashkëpuni­min rajonal. Prandaj ne mbështesim projektin ‘ Supershkol­lat’, një program fantastik për shkëmbimin shkollor përmes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe që menaxhohet nga zyra e bash

këpunimit rajonal rinor. Ky ka qenë sukses në fazën e saj të dytë. Do të kemi dhe 100 shkolla të tjera, 1 200 nxënës që do të përfitojnë nga kjo mundësi fantastike, që u jep mundësi të rinjve të krijojnë kontaktet dhe të krijojnë mundësi në të gjithë rajonin”, tha Gonzato. Sipas diplomatit europian, arsimi është nga shtyllat e shndërrimi­t që do duhet të përmirësoj­ë Shqipëria për tu bërë pjesë e BE. Mësuesit, nënvizon Gonzato, duhet të jenë të mirëtrajnu­ar, mbështetur dhe vlerësuar. Kjo

përpjekje për të trajnuar mësuesit duhet të shkojë bashkë në formë paralele edhe me sfida të tjera si përmirësim­i i kurrikualv­e, trajnimet profesiona­le, apo investimet për aftësi dixhitale, si edhe për të ecur më tej për kërkimin shkencor. “Jemi këtu për të modernizua­r sistemin arsimor. BE ka rritur investimet në sistemin arsimor në Shqipëri, shembulli më i dukshëm është programi BE for Schools, kemi mbështetur rehabiliti­min e 64 shkollave në Shqipëri. Nxënësit do përje

tojnë një mjedis të ri dhe do përfitojnë nga kushte më të mira. Po investojmë edhe për nxënie gjithëpërf­shirëse, që aksush të mos mbetet pas”.

Ai foli edhe për Kolegjin e Europës, i cili ka hapur filial së fundmi në Tiranë, për të cilin shprehet se është një mundësi për integrimin e të rinjve nga unioni dhe Ballkani. “Ky institucio­n ka trajnuar ata që janë bërë poltikbërë­sit e BE. Do hapen mundësi për të rinj nga BE dhe rajoni për të krijuar kontakte dhe për t’u integruar”.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania