Panorama (Albania)

Çfarë mendojnë të rinjtë në Beograd e Prishtinë për kthimin e shërbimit ushtarak

"Vendi duhet të mbrohet nëse ndodh një konflikt", pse po flitet gjithnjë e më shumë në Serbi, Kosovë dhe Berlin

- TIRANE

Të rinjtë në Beograd, Prishtinë dhe Berlin kanë pikëpamje të ndryshme për kthimin e shërbimit të detyrueshë­m ushtarak. Gjithnjë e më shumë po flitet për të, por ka probleme serioze.

"Konfliktet ndodhin në botë dhe vendi duhet të mbrohet nëse ndodh një konflikt", thotë një i ri në rrugët e Beogradit, i pyetur nga DW nëse e mbështet rikthimin e shërbimit të detyrueshë­m ushtarak. Ai e mbështet, thotë ai, sepse vendi duhet të jetë më i përgatitur. Të tjerë i thanë DW- së, se burrat sot janë "shumë të feminizuar", "të paaftë" që ushtria duhet t'i sjellë në linjë, si "të parët tanë". Një i ri thotë se i gjithë diskutimi është "morbid" pas dy vrasjeve masive majt e kaluar në Serbi. "Nuk ka kaluar as një vit që nga ajo kohë dhe tashmë të rinjtë dhe fëmijët po përballen me vringëllim­ën e armëve mbi kokë, gjë që nuk është në përputhje me arsyen e shëndoshë.

USHTRITË KANË MANGËSI

Shërbimi i detyrueshë­m ushtarak ka qenë temë e debatit dhe e pikave politike në Serbi prej vitesh. Mirëpo, në fillim të vitit u duk se u aktualizua, pasi Shtabi i Përgjithsh­ëm i propozoi "komandanti­t suprem" Aleksandar Vuçiq që të rinjtë të kryenin shërbimin e detyrueshë­m ushtarak. Nuk dihet ende se çfarë lloji të ushtrisë dhe sa kohë, kjo ende duhet të diskutohet. "Na duhet të na jepet një periudhë e caktuar kohore që qendrat tona të rekrutimit të punojnë me kapacitet të plotë", tha së fundmi ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq. "Kanë kaluar 13 vite nga pezullimi, nga ajo periudhë kemi 13 gjenerata që nuk janë as pjesë e reparteve rezervë. Pyetja kryesore mbetet, ' a duam një ushtri më të fortë apo më të dobët?'".

Nga ana tjetër, ekspertët i përshëndet­ën njoftimet me komente të ndryshme. Ata thonë se ushtria profesiona­le po bie. Ashtu si në shumë vende evropiane, ushtria nuk ka mjaftueshë­m njerëz.

"Oficerët në mbarë Evropën thonë se të rinjtë janë gjithnjë e më pak të interesuar për ushtrinë, për armët dhe luftën", tha për DW analisti ushtarak Vlade Raduloviq.

"Edhe ata që aplikojnë në shërbimin profesiona­l, për shkak të filmave dhe lojërave, kanë menduar se do të jenë si Rambo. E më pas përballen me realitetin në kazermë që dallon shumë nga marketingu. Zhgënjimi ndodh shpejt te një pjesë e të rinjve dhe ata nuk e gjejnë veten në ushtri", shton ai. Në Serbi, thotë ai, ushtarët profesioni­stë, nënoficerë­t dhe oficerët përballen me pyetje banale - a kanë të drejtë për një fundjavë falas, pushime, sa është orari i punës dhe sa është paga, a mund të avancojnë nëse nuk kanë lidhje të mira etj? E gjithë kjo shpesh i bënte të vendosnin të punonin në sektorin privat për para më të mira dhe jo në ushtri.

TRENDI NË RAJON DHE EVROPË

Edhe kryeminist­ri kroat Andrej Plenkoviq ka paralajmër­uar rikthimin e shërbimit të detyrueshë­m ushtarak pas mbarimit të shkollës së mesme. Debati në Kroaci është i ngjashëm me atë në Serbi. Njoftime vijnë edhe nga Lëvizja "Vetëvendos­je" e Albin Kurtit në Kosovë.

"Do të ishte mirë që çdo i ri të jetë i gatshëm për çdo gjë, nëse vendi përballet me ndonjë lloj konflikti", na thotë një i ri në Prishtinë. Një tjetër thotë: "Unë mendoj se do të ishte më e arsyeshme nëse të gjithë do të kishin një zgjedhje të lirë, dhe jo nëse ushtria është me detyrim apo e imponuar".

Siç ka shkruar tashmë DW, një sërë vendesh evropiane kanë rikthyer shërbimin e detyrueshë­m ushtarak në dhjetë vitet e fundit. Ukraina dhe Lituania e bënë këtë pas aneksimit të Krimesë, Suedia që nga viti 2018, Letonia që nga ky vit.

Në Norvegji dhe Danimarkë, ushtria është e detyrueshm­e, por ka mjaft vullnetarë për të rimbushur forcat, kështu që askush nuk detyrohet të shkojë në fund. Edhe në Gjermani ka një diskutim të gjallë për kthimin e shërbimit të detyrueshë­m ushtarak.

Një sondazh i fundit tregon se 52 për qind e gjermanëve e mbështesin shërbimin e detyrueshë­m, ndërsa 32 për qind janë kundër tij. Megjithatë, sa më të vjetër të jenë të anketuarit, aq më të zjarrtë janë ata që mbështesin shërbimit ushtarak.

Të rinjtë në rrugët e Berlinit japin përgjigje të ndryshme në një sondazh të DW: "Mendoj se të gjithë duhet të bëhen ushtarë që nga mosha 18- vjeçare e tutje, sepse aktualisht kemi shumë pak ushtarë këtu", thotë një i ri.

Një tjetër shprehet se është çmenduri që njerëzit i bashkohen ushtrisë vetëm për të vrarë më vonë veten në luftërat e organizuar­a nga dikush që rri komod në zyrë. "Ndoshta duhet të fusim sërish duele me armë? Lërini ata ( ata nga zyrat) të vrasin njëri- tjetrin dhe të tjerët të jetojnë të lirë", thotë ai.

Vlade Raduloviq thotë se, përpos problemeve reale, arsyeja e bisedimeve të vazhdueshm­e për shërbimin ushtarak duhet kërkuar edhe në politikë. "Shpesh është një marketing i lirë, veçanërish­t në rajonin e Ballkanit. Është bukur të shtrosh temat e armëve dhe ushtrisë, sepse ndez emocionet e votuesve".

FJALË TË MËDHA, POR…

Sipas sondazheve të deritanish­me, mbi dy të tretat e njerëzve në Serbi mbështesin futjen e shërbimit të obligueshë­m ushtarak. Edhe shumica e të rinjve e mbështesin këtë. Disa vite më parë qarkulloi një sondazh i agjencisë "House of Wine", sipas të cilit 72.5 për qind e të rinjve ( nga 17 deri në 30 vjeç) u deklaruan për ushtrinë e detyrueshm­e.

Analisti ushtarak Raduloviq thotë se kornizat mediatike në Serbi po përsëriten: vazhdimish­t thuhet se edhe të rinjtë e mbështesin shërbimin e detyrueshë­m. "Por pyesni ata konkretish­t nëse do të shkojnë për të shërbyer? Ose, kur dikush është 27 vjeç, pyesni pse nuk ka shërbyer vullnetari­sht, kur ka mundur?".

Ai mendon se ekziston një frikë reale se disa të rinj mund të shmangin shërbimin e detyrueshë­m ushtarak. Duke marrë një alibi nga mjeku, gjë që bëhej më parë, apo edhe duke emigruar nga vendi. Prandaj, sipas Raduloviqi­t, duhet pasur kujdes dhe të veprohet gradualish­t në ngritjen e reputacion­it të ushtrisë, për të tërhequr gjithnjë e më shumë të rinj që të shërbejnë vullnetari­sht, para se të futet ndonjë detyrim.

Së fundi, çfarë do të thotë ideja e rikthimit të rekrutimit në rajon, a po vjen era konflikte të reja? "Kur jeton në një rajon të paqëndrues­hëm dhe ke edhe një kontekst të paqëndrues­hëm gjeopoliti­k, kur ke edhe njoftime nga fqinjët që përmendin edhe shërbimin e detyrueshë­m ushtarak… e gjithë kjo sugjeron se ka përgatitje për konflikte të mundshme", thotë Raduloviq. Megjithatë, ai shton: "Por kjo nuk është çështja. Qendrueshm­ëria afatgjatë e sistemit të mbrojtjes është thelbësore. Çfarë ndodh nëse vazhdon të ulet numri i njerëzve në ushtri?"

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania