Panorama (Albania)

SHBA, Blinken: Situata në Lindjen e Mesme, më e rrezikshme se në 1973

-

Situata në Lindjen e Mesme është më e rrezikshme sesa ka qenë për dekada, tha dje në mbrëmje sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. "Nuk kemi parë një situatë aq të rrezikshme sa ajo me të cilën po përballemi tani në të gjithë rajonin që nga të paktën 1973. Dhe me siguri, edhe para kësaj", tha Blinken në një konferencë të përbashkët për shtyp me sekretarin e përgjithsh­ëm të NATO- s Jens Stoltenber­g në Uashington. Më 6 tetor 1973, një koalicion i shteteve arabe, i udhëhequr nga Egjipti dhe Siria, sulmuan Izraelin papritur në Yom Kippur, një nga ditët më të shenjta të kalendarit hebre. Konflikti, i njohur si Lufta e Yom Kipurit, zgjati 19 ditë. Të dhënat izraelite tregojnë se më shumë se 2 600 ushtarë të saj u vranë dhe mbi 7 000 të tjerë u plagosën. Tre ushtarë amerikanë u vranë dhe rreth 20 të tjerë u plagosën të dielën gjatë një sulmi me dron në një objekt ushtarak amerikan në Jordani, duke nxitur frikën për një krizë të zgjeruar në Lindjen e Mesme. Presidenti amerikan Joe Biden tha se sulmi ishte kryer nga grupe militante radikale të mbështetur­a nga Irani që veprojnë në Siri dhe Irak, ndërsa paralajmër­oi se do të hakmerrej. Qeveria iraniane mohoi të hënën çdo përfshirje. Frika e sigurisë në të gjithë Lindjen e Mesme është rritur për shkak të luftës së vazhdueshm­e të Izraelit kundër militantëv­e palestinez­ë të Hamasit në Gaza. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë theksuar vazhdimish­t se nuk duan ta shohin konfliktin të përhapet dhe të shndërrohe­t në një luftë rajonale. Blinken paralajmër­oi për rrezikun e shfrytëzim­it të konfliktit në Lindjen e Mesme për të mbjellë paqëndrues­hmëri të mëtejshme.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania