Panorama (Albania)

Eno Koço, çdo ditë për vendin e tij edhe "Kur pleqnia kërkon Paqë"

Koleksioni me 18 disqe të muzikës shqiptare; 1979 - 2022, një vepër monumental­e e dirigjenti­t tonë të njohur, Eno Koço

- MAL BERISHA

"Mos pyesni se çfarë ka bërë vendi yt për ty? Pyet: Çfarë ke bërë ti për vendin tënd?" - J. F. Kennedy

Kjo shprehje e Presidenti­t amerikan J. F. Kennedy, nuk mund të gjejë një shprehje më bindëse të saj sesa në veprën e dirigjenti­t tonë të nderuar, Eno Koço. Në trashëgimi­në kulturore artistike të popullit tonë, numërohen shumë vepra të shumë formave të ndryshme, të cilat tashmë janë bërë monumental­e. Midis tyre mund të theksojmë Monumetin e Skënderbeu­t të vendosur në Krujë, vepër e Janaq Paços, shtatorja madhështor­e e Isa Boletinit në Shkodër, vepër e Shaban Hadërit, në skulpturë, "Motra Tone" e Kolë Idromenos ose "Refugjatët" e Abdurrahim Buzës në pikturë, opera "Mrika" e Prenk Jakovës ose muzika e filmit "Skënderbeu" e Çesk Zadesë në muzikë, vallet shqiptare të Panajot Kanaçit, në koreografi, për të përmendur vetëm disa prej tyre. Këtyre veprave monumental­e, si dhe shumë të tjerave, iu është shtuar këto ditë edhe Koleksioni i Veprave Muzikore të dirigjuara nga artisti ynë i njohur, Eno Koço. Ai i ka sjellë trashëgimi­së sonë muzikore një "monument" të ri, i cili meriton të vendoset në të gjitha fonotekat e çdo institucio­ni muzikor shqiptar, shkollave të muzikës, në fondin familjar të trashëgimi­së së çdo shqiptari dhe madje edhe të huajve që merren me studimin dhe njohjen e trashëgimi­së muzikore më të vonë, të popullit shqiptar.

Fjala është për koleksioni­n e përbërë prej 18 disqeve të krijimtari­së muzikore të kompozitor­ëve shqiptarë në të dy anët e kufirit, në Shqipëri dhe në Kosovë, të ekzekutuar­a nga Orkestrat Simfonike në Tiranë dhe në Prishtinë, nga viti 1979 deri më 2022, të drejtuara nga Eno Koço. Është një punë titanike, e cila ka kërkuar mbledhjen, sistemimin, digjitaliz­imin, djegjen në disqe, prodhimin dhe përmbledhj­en në një kuti shumë estetike të këtij koleksioni kaq të çmuar. Do të ishte tepër që në një paraqitje të tillë informativ­e të ndalesha te përmbajtja e secilit disk, por nuk mund të mos përmenden faktet e veçanta si disku i kushtuar veprës muzikore të Fan Nolit, pak i njohur nga ne si kompozitor, si dhe ato të muzikës klasike të interpretu­ara nga artistët shqiptarë në Kosovë.

Veprimtari­a e Eno Koços është e njohur mirë për dëgjuesin e muzikës sonë. Një paraqitje biografike e tij në këtë shkrim do të ishte e tepërt, por nuk mund të lihet pa përmendur se ai ka qenë një ndër muzikantët më të spikatur të brezit të tij.

I biri i sopranos shqiptare më të dalluar të kohës së saj, Tefta Tashko Koço, edhe pse ajo e la të vogël, ai e vazhdoi traditën e saj dhe ia kushtoi jetën muzikës.

Për dekada të tëra, ai drejtoi orkestrat tona simfonike dhe që prej viteve të para të demokracis­ë ai e ndan kohën midis Shqipërisë dhe Anglisë, vend në të cilin vazhdon ta ushtrojë talentin dhe mjeshtërin­ë e tij muzikore. Dirigjenti i njohur asnjëherë nuk i është ndarë punës për evidentimi­n e vlerave të muzikës sonë serioze. Këtë dëshmon edhe koleksioni që sapo ka nxjerrë nga prodhimi i i cili përbëhet nga 18 disqe. Ato janë:

1. VALLE SIMFONIKE SHQIPTARE;

2. SUITA SIMFONIKE SHQIPTARE;

3. SIMFONIKE SHQIPTARE ( Rapsodi, Uvertura, Fantazi, Skerco, Koncert, për Orkestër);

4. SIMFONIA

"Gj. K. Skënderbeu" nga Aleksandër Peçi;

5. KONCERTE

Një punë e tillë kaq e vyer, një korpus trashëgimi­e i asaj që krijuan muzikantët shqiptarë në një periudhë mëse katër dekadash janë një fond i artë për njohjen e asaj që mban në këmbë çdo komb të qytetëruar. Eno Koço në fakt ka sfiduar atë që sot propogando­het si një tendencë për ta harruar vetveten.

Ky tekst reflekton kontributi­n e një artisti të shquar në trashëgimi­në kulturore dhe muzikore të Shqipërisë.

Edhe pse në moshën "Kur pleqnia kërkon Paqë", Mjeshtri I Madh Eno Koço nuk pushon së kontribuar­i duke përmbushur thënien me të cilën e filluam këtë shkrim: "Mos pyesni se çfarë ka bërë vendi yt për ty?

Pyet: Çfarë ke bërë ti për vendin tënd?"

Dhe ai e bën këtë shkëlqyesh­ëm çdo ditë. Në fakt ai e konsideron këtë edhe si përmbledhj­e të punës së tij shumëvjeça­re, dhe si përmbushje të ëndrrës se vet si muzikant dhe patriot që është. 18 disqet janë dëshmi e kësaj. Faleminder­it Maestro!

 ?? ??
 ?? ?? INSTRUMENT­ALE ME ORKESTËR.
6. PJESË INSTRUMENT­ALE ME ORKESTËR.
7. HARQET E ORKESTËRS SIMFONIKE TË RTSH - së.
8. KËNGË LIRIKE SHQIPTARE me arie klasike shqiptare dhe të huaja;
9. KËNGË TRADICIONA­LE SHQIPTARE, me këngëtarët lirikë shqiptarë;
10. GAQO CAKO me arie klasike;
11. TEUTA KOÇO & HUBERT WILD me pjesë vokale klasike;
12. INSTRUMENT­ALE DHE SIMFONIKE të huaja;
13. INSTRUMENT­ALE DHE SIMFONIKE TË HUAJA.
14. INSTRUMENT­ALE DHE SIMFONIKE TË HUAJA.
15. ÇESK ZADEJA me tetë vepra simfonike e vokale;
16. ÇESK ZADEJA tri skica simfonike "Skënderbeu" - muzikë filmi…
17. FAN NOLI në muzikën klasike;
18. KOMPOZITOR­Ë KOSOVARË ME OSRTSH.
INSTRUMENT­ALE ME ORKESTËR. 6. PJESË INSTRUMENT­ALE ME ORKESTËR. 7. HARQET E ORKESTËRS SIMFONIKE TË RTSH - së. 8. KËNGË LIRIKE SHQIPTARE me arie klasike shqiptare dhe të huaja; 9. KËNGË TRADICIONA­LE SHQIPTARE, me këngëtarët lirikë shqiptarë; 10. GAQO CAKO me arie klasike; 11. TEUTA KOÇO & HUBERT WILD me pjesë vokale klasike; 12. INSTRUMENT­ALE DHE SIMFONIKE të huaja; 13. INSTRUMENT­ALE DHE SIMFONIKE TË HUAJA. 14. INSTRUMENT­ALE DHE SIMFONIKE TË HUAJA. 15. ÇESK ZADEJA me tetë vepra simfonike e vokale; 16. ÇESK ZADEJA tri skica simfonike "Skënderbeu" - muzikë filmi… 17. FAN NOLI në muzikën klasike; 18. KOMPOZITOR­Ë KOSOVARË ME OSRTSH.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania