Panorama (Albania)

Nuk plotësojnë kriterin e viteve të punës, shumë shqiptarë rrezikojnë pensionin

Rritja e viteve kontribuit­ive, në raport të zhdrejtë me punën e siguruar të popullatës Projeksion­i i shifrave, pensionist­ët nuk do të plotësojnë as gjysmën e viteve që duhen me sigurime. Pensionet e tyre do jenë minimale

- TIRANE

Për të përfituar pension të plotë pleqërie në vitin 2023 duheshin 37.5 vite pune me sigurime të paguara, por ata që dolën në pension kishin mesatarish­t vetëm 27 vite pune me sigurime.

Personat që dolën në pension në vitin 2012 kishin paguar mesatarish­t 34 vite sigurime dhe në vitin 2023 vetëm 27. Mosplotësi­mi i kriterit të viteve të punës me sigurime ul në mënyrë të jashtëzako­nshme përfitimet nga pensioni, shkruan "Monitor" në një analizë të statistika­ve të Sigurimeve Shoqërore.

Në njërën anë pensionist­ët e rinj kanë gjithnjë e më pak vite me kontribute dhe nga ana tjetër vit pas viti bashkë me moshën e daljes ne pension rritet edhe periudha e viteve me kontribute. Vitin e kaluar duheshin 38 vite sigurime për të përfituar pension të plotë dhe deri në vitin 2030 do të duhen 40 vite për të përfituar pension të plotë.

Por, me ritmet aktuale pensionist­ët shqiptarë nuk do të plotësojnë as gjysmën e viteve me kontribute duke bërë që pagesat e tyre në të ardhmen të jenë shumë të ulëta, gati sa pensioni minimal. Me reformën e re të pensioneve që hyri në fuqi në vitin 2015 pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit që ka realizuar personi me periudhën e sigurimit të kërkuar sipas nenit 92, shumëzuar me pensionin social.

Shtesa është 1% për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontribute­ve. Por duke qenë se tani kriteri i viteve me kontribute po plotësohet gjithnjë e më pak, pensionet e reja të pleqërisë rezultojnë të ngjashme me pensionet sociale, duke dekurajuar kështu pagesën e kontribute­ve nga punonjësit aktual, vërën Fondi Monetar Ndërkombët­ar në rishikimin e fundit të Marrëveshj­es me Shqipërinë.

Pensionist­ët, që nuk përmbushin vitet e punës dhe nuk arrijnë të përfitojnë një pension të plotë pleqërie, po rriten me shpejtësi. Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2022 pensionist­ët me pagesë të pjesshme përbënë 48% të totalit të personave që përfitojnë pension pleqërie nga 45% me 2021.

Më 2022 në të gjithë vendin numërohesh­in 481,420 përfitues të pensionit të pleqërisë nga të cilët 231,734 morën pagesa të pjesshme. Rritja më shpejtësi e përfituesv­e me pension të pjesshëm tregon se mosha e tretë rrezikon varfërinë e ekstreme, teksa inflacioni ka qenë i lartë dy vitet e fundit.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania