Panorama (Albania)

Mbyllenide­rën dhepinivod­kë!

- ENVER ROBELLI

Nga xhungla e Kolumbisë në furgonin e Rumanisë, nga treni i Rusisë te humnerat e Azisë: reporteri gjermano- spanjoll, Juan Moreno, shpjegon botën me mprehtësi logjike dhe elegancë stilistike. Libri i tij me reportazhe është një fishekzjar­r shumëngjyr­ësh

Më 2018- ën, Juan Moreno u bë i njohur në opinionin botëror kundër vullnetit të tij. Atëbotë u zbulua se reporteri i revistës gjermane “Der Spiegel”, Claas Relotius, kishte shpikur e sajuar gati të gjitha reportazhe­t e tij, mes tyre edhe një reportazh mbi gjakmarrje­n në Shqipëri. Relotius kishte manipuluar me vite. Dhe me vite të tëra kishte marrë çmimet më të mëdha për gazetari në Gjermani. Relotius ishte ylli i gazetarisë. Askush nuk guxonte të vinte në dyshim punën e tij - përveç Juan Morenos. Gjatë një hulumtimi në Meksikë, Moreno duhej të bashkëpuno­nte me “Claas Relotiusin”, i cili gjendej në anën tjetër të kufirit, në SHBA. Dy reporterët do të shkruanin një reportazh mbi krizën e refugjatëv­e në kufirin mes Meksikës dhe SHBA- ve. Morenos i ra në sy se Relotius përdorte metoda joetike të punës. Citonte njerëz, të cilët nuk i kishte intervistu­ar kurrë. Përshkruan­te skena e ngjarje të paqena. Dramatizon­te tekstin në mënyrë artificial­e. Moreno e informoi redaksinë mbi pakënaqësi­në e tij. Për fat të keq, redaksia nuk e mori seriozisht. Relotius ishte i paprekshëm. Kur shpërtheu skandali më 2018- ën, Moreno ishte fituesi moral. “1000 rreshta rrenë” ( Tausend Zeilen Lüge) - kështu titullohet një libër i Morenos mbi aferën Relotius ( botuar më 2019). Dy vjet më vonë, më 2021, Juan Moreno shkroi dhe botoi një libër tjetër. “Glück ist kein Ort”, lumturia nuk është vend, domethënë: nuk ka një vend të caktuar ku gjendet lumturia, ajo mund të gjendet gjithkund. Për t’ia dëshmuar këtë lexuesve, Moreno, gazetar gjermano- spanjoll, bredh nëpër botë dhe kthehet me përshtypje, të cilat i dendëson në reportazhe të shkruara me mprehtësi logjike dhe elegancë stilistike. Tekstet e mira gazetaresk­e nuk shkruhen nga zyra. Këmbët e gazetarit shpesh janë më të rëndësishm­e se lapsi apo laptopi. Për të shkruar tekste të mira duhet bërë rrugë të gjata. Këto rrugë kushtojnë. Dhe redaksitë e mediave të mëdha si “Der Spiegel” ende kanë një arkë të vogël me para nga e cila financojnë udhëtimet e reporterëv­e. Shkrimet e Juan Morenos janë dëshmi se profesioni i gazetarit është ndoshta më i miri në botë - për aq kohë sa ka lexues që janë të gatshëm të paguajnë për informacio­n. Moreno e bën dallimin mes pushimeve dhe udhëtimeve. Nga pushimet mund të kthehesh i dëshpëru

Për një shumë të majme dollarësh ata ofrojnë edhe hyrje në shpellë. Natyrisht kjo është e pamundshme, por me rëndësi të qarkullojn­ë paratë. Reportazhe­t nga Kuba, Rusia, Spanja e pllakosur nga kriza, nga Tajlanda dhe nga furgoni me shoferin rumun janë shumë të dobishme për lexuesin: përmbajnë informacio­ne të rëndësishm­e dhe janë të shkruara me gjuhë të pasur e elegante, shpesh edhe me humor e krahasime origjinale. Kapitull jo aq i goditur është ai mbi udhëtimin e Juan Morenos nëpër botë si person privat. Shpesh autori e tepron me poenta për hir të poentës dhe me humor të cilit i mungon origjinali­teti.

ar. Nga udhëtimet jo. Parakusht për një udhëtim është që të keni kohë. Kur keni kohë, atëherë krijoni afërsi me njerëz. Afërsia ndaj ngjarjeve dhe njerëzve u ndihmon gazetarëve të kuptojnë më mirë situatën. Shkrimtari holandez, Cees Nooteboom, beson se njeriu udhëton për t’u bërë një me popullsinë e huaj. Filozofi britaniko- zviceran Alain de Botton thotë se udhëtimet janë mami të mendimeve të reja. Udhëtimet janë një koleksion i momenteve më të lumtura. Nganjëherë mjafton një ngjarje banale për të shpjeguar një shtet, një shoqëri apo një regjim. Hyn konduktori në trenin e hekurudhës transsiber­ike dhe u thotë udhëtarëve me ton të rreptë: vodkën duhet ta hiqni, sepse qeveria ruse e ka ndaluar konsumimin e vodkës në trenin nga Moska në Vlladivost­ok. “Nuk ka debat për këtë”. Por pastaj konduktori me fjalë të thata shton: “Ju mund ta mbyllni derën e kupesë dhe të pini çka dreqi të doni”. Një teatër mbi shina që e shpjegon shumë mirë realitetin rus. Ligjet janë këtu për t’i shkelur. Këshillat për shkeljen e ligjit i jep konduktori ( ose burokrati). Në Kubë, Juan Moreno konstaton, jo pa ironi, se kapitalizm­i më së miri funksionon në socializëm. Kush ka para, mund të blejë çdo gjë. Brenda pak çastesh reporterin nga Gjermania e rrethojnë shitësit e shërbimeve turistike: “kokainë?”, “prostituta?” - pyesin ata. Reporteri ka një dëshirë tjetër: kërkon një peshkatar, i cili do ta marrë me barkë dhe çojë në det të hapur për të zënë peshk si Ernest Hemingway. Në Kubë libri më i rëndësishë­m nuk është “Manifesti i Partisë Komuniste”, por “Plaku dhe deti” i autorit amerikan Ernest

Hemingway. Një roman mbi peshkatari­n Santiago, i cili për 84 ditë nuk ia del të zë asnjë peshk. Në ditën e 85- të arrin të kapë një marlin 5,5 metra të gjatë. Por rrugës për në port dhe pas tri ditësh luftë heroike Santiago e humb peshkun e tij: peshkaqenë­t i kanë marrë erë gjakut dhe i vërsulen për ta gllabëruar. Kur u botua më 1952, brenda dy ditësh u shitën pesë milionë ekzemplarë. Më 1953 Hemingway fitoi Pulitzerin, një vit më vonë Nobelin. Dhe u bë i pavdekshëm. Darién Gap - kështu quhet njëri nga rajonet më të rrezikshme në botë. Një copë xhungël mes Kolumbisë dhe Panamasë. Kush shkon në Darién Gap, rrezikon jetën. Juan Moreno ia arrin të shkojë, përkundër paralajmër­imeve të komandanti­t të policisë kufitare të Panamasë. Nëpër Darién Gap kalojnë refugjatë, dilerë të drogës, banditë. Ata që nuk ia dalin, i lënë kockat aty. Në Darién Gap mbijetojnë fise indigjene. “Para disa muajsh jo larg nga këtu u arrestuan 120 indigjenë, të cilët, të shoqëruar nga guerilët, transporto­nin nëpër xhungël 1,4 tonelata kokainë. Secili kontraband­ist u pagua 380 euro. Në SHBA ngarkesa kishte vlerë prej 300 milionë euro”, - shkruan Moreno. Jan Philip Braunisch, shtetas suedez, 26- vjeçar, u nis në një ditë maji të vitit 2013 nga Bogota e Kolumbisë për të kaluar Darién Gapin. Aty humbi çdo gjurmë e tij. Policia kufitare e Panamasë njoftoi më vonë gruan e Braunisch se kishte gjetur në xhungël një kufomë të copëtuar dhe me dukje evropiane. Kështu merr fund nganjëherë romantika e xhunglës. Një ndër reportazhe­t më të mira në librin e Juan

Morenos përshkruan një udhëtim me furgon nga Rumania në Portugali. Shoferi transporto­n udhëtarë, kryesisht punëtorë krahu, të cilët kryejnë punë të rënda në Portugali. Në Evropë, shkruan Moreno, ka vende me imazh të keq, ka vende me imazh shumë të keq, pastaj vjen Rumania. Një vend ku arrestohet drejtori i autoriteti­t kundër korrupsion­it - për shkak të dyshimit për korrupsion dhe ku kryeminist­ri fajësohet të jetë pastrues parash. Sa i përket pirjes së alkoolit, Rumania i prin listës në Evropës, ndërsa është në fund të listës së përdorimit të pastës së dhëmbëve. Viktor Talic, kështu quhet shoferi rumun, nuk transporto­n vetëm udhëtarë, por edhe para, porosi, mall ( për shembull cigare), e nganjëherë edhe derra, ta zëmë kur punëdhënës­i portugez nuk ua paguan rrogat rumunëve dhe këta në shenjë hakmarrjej­e ia grabisin disa derra me idenë për t’i transportu­ar në Rumani. ( Derrat përfundojn­ë në Paris). 4000 kilometra, 50 orë, kaq është e gjatë dhe kaq zgjat rruga nga qyteti rumun Satu Mare në Portugali, shoqëruar me muzikë të tmerrshme turbo- folku nga Rumania. Moreno e quan Viktor Talicin evropianin e fundit, i cili në mënyrën e tij kujdeset që lidhjet mes evropianëv­e të funksionoj­në - nga Rumania në Portugali. “Rumuni në Evropë nuk është nacionalit­et. Rumuni është profesion”, - thotë Talic. Në vitin 2018 një ekip futbolli i juniorëve tajlandezë dhe trajneri i tyre ( gjithsej 13 veta) mbeti i mbyllur në një shpellë. Lajmi u përhap shpejt në mbarë globin dhe krejt makineria mediale u pozicionua afër shpellës për të informuar. Aty ishte edhe Juan Moreno. Në reportazhi­n e tij ai shtron pyetje kritike: shumica e gazetarëve nuk kishin ndonjë informatë të vlefshme, por duhej të raportonin orë e çast për shkak se tema ishte emocionale, interesimi i publikut i madh. Në raste të tilla në skenë shfaqen edhe të ashtuquajt­urit stringerë, ata janë të gatshëm të përkthejnë për gazetarët e huaj dhe të gjejnë kontakte. Për një shumë të majme dollarësh ata ofrojnë edhe hyrje në shpellë. Natyrisht kjo është e pamundshme, por me rëndësi të qarkullojn­ë paratë. Reportazhe­t nga Kuba, Rusia, Spanja e pllakosur nga kriza, nga Tajlanda dhe nga furgoni me shoferin rumun janë shumë të dobishme për lexuesin: përmbajnë informacio­ne të rëndësishm­e dhe janë të shkruara me gjuhë të pasur e elegante, shpesh edhe me humor e krahasime origjinale. Kapitull jo aq i goditur është ai mbi udhëtimin e Juan Morenos nëpër botë si person privat. Shpesh autori e tepron me poenta për hir të poentës dhe me humor të cilit i mungon origjinali­teti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania