Panorama (Albania)

Roli i prodhimit bimor dhe mbrojtjes së bimëve, për një siguri ushqimore dhe mjedis të mbrojtur në Bashkimin Europian

- PROF. DR. ARBEN MYRTA*

Çështjet e bujqësisë të lidhura me sigurinë ushqimore dhe mjedisin janë të një rëndësie të veçantë për opinionin publik, por edhe mjaft të gjera dhe komplekse për t’u trajtuar shkurt dhe çka është më e rëndësishm­e, duhen trajtuar me të dhëna shkencore dhe ekuilibër profesiona­l, duke shmangur debatet politike apo ideologjik­e, që shpesh i shoqërojnë ato në diskutimet publike. Ky më poshtë do të ishte një historik i shkurtër i mbrojtjes së bimëve dhe prodhimit bimor në vendet e BE- së, për të parë së bashku evolucioni­n e tyre në vite dhe ç’është më e rëndësishm­e, duke hedhur një shikim edhe në të ardhmen, ajo që i intereson më tepër lexuesit, se edhe Shqipëria do të jetë pjesë e BE- së.

Rëndësia e mbrojtjes së bimëve në prodhimin bimor

Prodhimi bimor në shkallë botërore akoma sot, në fillimet e shekullit XXI, pëson humbje nga parazitët e ndryshëm ( dëmtues, sëmundje apo barëra të egra) në rreth 40% të potenciali­t të tij ( FAO). Kuptohet që kjo shifër është më e lartë në vendet e varfra apo në zhvillim, duke krijuar një deficit ushqimor të madh për popullsitë lokale. Në raste të veçanta ( vite, kultura bujqësore apo parazitë të veçantë) dëmi në prodhim mund të shkojë deri në shkatërrim­in total të tij, edhe kjo mund të ndodhë edhe në vende me bujqësi të zhvilluar. Shembulli më i zymtë i një fatkeqësie të shoqërisë njerëzore nga ( mos) mbrojtja e bimëve është ‘ zia e bukës’ në Irlandën e mes shekullit XIX, ku vdiqën nga uria afro një milion veta, ndërkohë që u detyruan të emigrojnë jashtë vendit afro një milion të tjerë. Kjo ndodhi nga sëmundja e panjohur për kohën, ajo e ‘ vrugut të patates’, e cila shkatërroi plotësisht prodhimin e patates që përbënte ‘ bukën’ e irlandezëv­e. Pra, është një rast në historinë e kontinenti­t tonë në të kaluarën, ku një sëmundje e bimëve i kapërceu kufijtë e bujqësisë, për t’u kthyer në impakt të gjerë social dhe historik, me emigracion­in e detyruar të këtij populli për bukën e gojës. Nga ana tjetër, të gjithë jemi të ndërgjegjs­hëm për një rritje të madhe të numrit të banorëve të globit, sidomos gjatë shekullit të kaluar. Në fillim të viteve 1800 ishim afro 1 miliard, në fillimet e viteve 1900 afro 2.5 miliardë gojë për t’u ushqyer, ndërkohë që tani numërojmë jo më pak se 8 miliardë. Këto numra të lartë, që së bashku edhe me ndryshimet klimatike të dekadave të fundit, kanë sjellë sfida të reja për pavarësinë ushqimore në shkallë botërore. Sipas të dhënave të FAO- s, afro 735 milionë veta kanë provuar urinë në vitin 2022 në shkallë botërore, ndërkohë që afro 2.4 miliardë janë përballur me pasigurinë ushqimore në format e saj të ashpra. Pra, në këto kushte globale të rritjes së nevojave për ushqim, kuptohet qartë se mbrojtjes së bimëve i takon të bëjë më të mirën për të zvogëluar humbjet e prodhimit nga parazitët e bimëve. Edhe për këto arsye, Organizata e Kombeve të Bashkuara ( OKB) vendosi që ta shpallë vitin 2020 si vitin ndërkombët­ar të shëndetit të bimëve duke u përpjekur me veprimtari të ndryshme të rrisë ndërgjegjë­simin për rëndësinë e tyre në jetën tonë, të para si pjesë e biodiversi­tetit më të gjerë, si prodhues të oksigjenit dhe si ushqim për njerëzit dhe kafshët. Së fundi kemi edhe zhvillime më të reja në konceptim, me formulimin më të ri ‘ Një shëndet’ ( One Health) ku modeli sanitar i së ardhmes shihet si integrim i shëndetit të njerëzve, atij të kafshëve dhe të shëndetit më gjerë të ekosistemi­t, të lidhura ngushtë njëri me tjetrin. Sigurisht që përvoja e pandemisë COVID- 19, veç telasheve dhe kostos së lartë, na la edhe mësime të vyera, siç është edhe ky i mësipërmi. Meqë zhvillimi i bujqësisë në çdo vend fillon nga politikat që formulohen dhe ndiqen për të, po e filloj edhe unë tregimin dhe/ ose analizën e mëposhtme në të njëjtën mënyrë edhe për BE- në.

Shkurtimis­ht disa fjalë për politikat bujqësore në BE

BE që në fillimet e saj ( 1962), në formën e saj organizati­ve të atyre viteve, formuloi dhe filloi zbatimin e Politikës Bujqësore të Përbashkët ( Common

Burra e moçëm u thanë çunave të rinj të mos e teprojnë sherrin. Ta zgjidhin në paqe. Për shembull, ara të mos jetë as e njërit, as e tjetrit. Të jetë arë ku të rriten ferrat dhe shkurret, të fluturojnë harabelat, të zvarriten gjarpërinj­të dhe breshkat. Arë që të mos e prekë kush. Arë e askujt. Arë e shenjtë, arë vakëf. Çunat nuk i dëgjuan këshillat. Derisa një ditë, çuni i babës s

Agricultur­al Policy - CAP). Common agricultur­al policy - European Commission ( europa. eu). Kjo ishte një marrëveshj­e politike midis bujqësisë dhe shoqërisë, midis Europës dhe fermerëve të saj duke synuar të siguronte prodhime agroushqim­ore me çmime të arsyeshme për konsumator­ët e saj, por duke iu krijuar standarde jetese të pranueshme edhe fermerëve. Duke e pasur zanafillën që në vitet e para të pasluftës së II- të Botërore, kur në Europë mbizotëron­te shkatërrim­i dhe uria, CAP synoi në fillim zhvillimin e prodhimit bujqësor për të luftuar urinë në kontinent. Ndër vite, CAP sigurisht që ka pësuar ndryshime të lidhura këto me periudhën historike, me ndryshimet e tregjeve, të kërkesave të konsumator­ëve, ndryshimet klimatike si dhe më vonë me nevojat për një bujqësi të qëndrueshm­e. Falë kësaj pakete politikash për bujqësinë në 60 vite, në vendet e BE- së nuk ka pasur asnjëherë rrezik mungese ushqimi, duke futur këtu edhe dy periudhat stresuese të viteve të fundit si atë të pandemisë COVID- 19 dhe të luftës në Ukrainë, që sollën çrregullim­e të mëdha në tregun botëror. CAP që është në zbatim aktualisht për periudhën 20232027 synon një model bujqësor më të qëndrueshë­m nëpërmjet mbështetje­s apo nxitjes financiare të fermerëve për të tejkaluar praktikat bujqësore të detyrueshm­e që favorizojn­ë klimën dhe mjedisin.

Siguria ushqimore dhe monitorimi i mbetjeve në BE

BE dhe vendet anëtare bëjnë kontrolle të rregullta e të përvitshme për mbetjet kimike në prodhimet bimore apo ushqimet. Këto kontrolle rregullohe­n me ligj nëpërmjet Rregullore­s ( EC) 396/ 2005 për më shumë se 1300 lëndë aktive, për 378 kultura bujqësore ose grupe të tyre. Për këtë qëllim janë aprovuar edhe nivelet maksimale të mbetjeve të lejuara ( MRL – Maximum Residue Level) për lëndët aktive në prodhimet e ndryshme. Të dhënat e monitorimi­t më pas publikohen nga EFSA ( European Food Safety Agency), apo nga vetë autoritete­t e vendeve të ndryshme nga janë marrë mostrat dhe gjenden ‘ online’. Analiza për mbetjet në prodhime bimore bëhen edhe nga shumë subjekte private për qëllime të ndryshme ( kërkimi shkencor, tregtimi i prodhimeve bujqësore, kontrolle paralele, etj.) të cilat shpesh bëhen edhe objekt botimi. Edhe pse edhe këto të fundit mund të jenë burime të besueshme, për këtë artikull e gjej më të drejtë t’u referohemi të dhënave zyrtare të BE- së, që nga metodologj­ia e përdorur, janë të konsolidua­ra në vite. Të dhënat e fundit të mbetjeve, të disponuesh­me ‘ online’ nga EFSA janë ato të vitit 2021 “The 2021 European Union report on pesticide residues in food EFSA ( europa. eu”). Të dhënat konfirmojn­ë tendencën e konsolidua­r tashmë të viteve të kaluara. Në mostrat e këtij viti, të marra nga programi komunitar, 96.1% e totalit të testuar që përbëhet nga 87.863 mostra rezultuan pa mbetje mbi nivelet e lejuara me ligj ( MRL), ndërkohë vetëm 3.9% e tyre rezultuan me mbetje mbi nivelet e lejuara. Të dhënat e studimit tregojnë, edhe në vite, se tregu i BE është dhe mbetet një nga zonat më të sigurta në nivel botëror për ushqimet e popullsisë. Megjithatë, vitet e fundit po u vihet vëmendje e veçantë prodhimeve bimore të importuara nga vende të treta, ku niveli i mbetjeve të gjetura është disa herë më i lartë se në prodhimet e vendeve të BE- së.

Rezultatet e programi i monitorimi­t të mbetjeve të pesticidev­e në BE sipas EFSA ( 2023)

Çfarë mendojnë qytetarët për politikat që ndjek BE- ja për bujqësinë?

Opinioni publik lidhur me rezultatet e politikave CAP tërhiqet nëpërmjet sondazheve “Eurobarome­ter” të organizuar­a nga Komisioni Europian. Më poshtë po japim shkurtimis­ht rezultatet kryesore të sondazhit të fundit, atij të vitit 2022. Eurobarome­ter – Public opinion in the European Union ( europa. eu). Afro gjysma e të intervistu­arve preferojnë që pavarësia ushqimore e BE- së të mbetet një përparësi e CAP ( 6% më e lartë se në 2020). Por që sigurimi i një ushqimi të shëndetshë­m, të sigurt dhe të qëndrueshë­m duhet të jetë misioni kryesor i politikave CAP mendon 60% e të intervistu­arve, shifër pothuaj e njëjtë me vitet e kaluara. Mbështetja financiare e fermerëve shihet si e drejtë nga 76% e të intervistu­arve, pasi mendojnë se nëpërmjet CAP përfitojnë më gjerë të gjithë qytetarët kumunitarë dhe jo vetëm fermerët. Qytetarët tregojnë interes dhe njohuri për faktin që tema si bujqësia, klima dhe mjedisi, janë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën. Afro 92% e europianëv­e janë dakord që moti ekstrem mund të ndikojë negativish­t në garantimin e ushqimit në BE, ndërkohë që shumica mendon se bujqësia komunitare ka dhënë një kontribut të madh në drejtim të ndryshimev­e klimatike. Megjithatë, dy të tretat mendojnë se ka akoma mundësi që fermerët e BEsë të bëjnë më shumë në këtë drejtim, të modifikojn­ë akoma mënyrën e tyre të menaxhimit në bujqësi edhe nëse kjo do të rezultonte në një bujqësi më pak kompetitiv­e në nivel global. Të pyetur rreth problemit të gazeve serrë ( GHG) apo “gjurmës së karbonit” ( carbon footprint) ata tregojnë shumë vëmendje, por gjithashtu janë të kujdesshëm ndaj shkurtimit të distancave të furnizimit të tregut. Afro 60% u shprehën të gatshëm të paguajnë më shumë për produktet bujqësore me një gjurmë karboni më të vogël. Afro 87% e të intervistu­arve deklaruan se distanca e transporti­t të prodhimit nga ferma në treg është një faktor i rëndësishë­m në vendimmarr­jen e tyre për të blerë dhe 70% beson se BE nëpërmjet CAP garanton prodhime bujqësore të qëndrueshm­e.

Evolucioni i masave të mbrojtjes së bimëve dhe legjislaci­oni përkatës në BE

Nevoja e mbrojtjes së bimëve në një formë të organizuar lindi me krijimin e fermave të para intensive, të cilat i drejtuan objektivat e tyre në prodhimin për treg dhe jo më në vetëkonsum. Megjithëse nuk ka një datë të saktë, kjo sugjerohet të ketë filluar, të paktën për fermat italiane me drejtim hortikultu­rën në vitet ‘ 20-‘ 30 të shekullit të kaluar. Në këto fillime të para, deri nga fundi i viteve 1940-‘ 50 mbrojtja e bimëve kishte si objektiv të vetëm mbrojtjen e prodhimit bimor dhe garantimin e cilësisë së tij për tregun. Sukseset e para në përdorimin e produkteve të mbrojtjes së bimëve ( PMB) kimike inorganike sollën edhe një situatë optimizmi dhe shumë menduan në ato vite se kishin gjetur zgjidhjen përfundimt­are të problemeve të mbrojtjes së kulturave bujqësore. Kjo situatë, me prodhimin bimor në rritje dhe kimizimin e tij, vazhdoi edhe më tej në vitet që pasuan, por për fat të mirë, studiuesit e viteve të pasluftës filluan menjëherë të informojnë specialist­ët dhe fermerët se nuk mund të vazhdonin gjatë me trajtime kimike kalendarik­e, pasi do të ndesheshin shpejt me probleme të tjera. Si rezultat i këtyre kontribute­ve shkencore me vlerë u kalua gradualish­t në konceptin e ‘ luftës së drejtuar’ me futjen e kufirit kritik, sipas të cilit duhet ndërhyrë vetëm kur parazitët kalojnë kufirin e përcaktuar nga ekspertët. Më vonë edhe ky do të evoluonte në atë që quhet “mbrojtja e integruar”, ku fermeri përdor së bashku një sërë masash të mundshme agronomike, mekanike, fizike, biologjike dhe kimike me objektiv kontrollin e parazitëve të kulturave bujqësore, por dhe reduktimin gradual të përdorimit të produkteve kimike në interes të shëndetit të njeriut dhe mjedisit. Sigurisht që këto koncepte në fillim ishin objekt i kërkimeve shkencore dhe gradualish­t u testuan e pranuan nga fermerët që i futën në prodhimin bujqësor. Megjithatë, për të pasur udhëzime teknike të qarta për të gjithë duheshin edhe normativat ligjore të BE- së të cilat nuk munguan të mbështesin progresin e mbrojtjes së bimëve. Në dekadat e fundit ka pasur një avancim të madh në përdorimin e gjerë të insekteve të dobishëm ( më shumë në mjedise të mbrojtura) dhe kryesisht në përdorimin e PMB bio, qoftë këto mikroorgan­izma, ekstrakte bimorë, produkte me bazë feromonesh apo edhe të tjerë. Vitet ‘ 90 të shekullit XX janë një kthesë në mbrojtjen e bimëve në BE. Një moment i rëndësishë­m për mbrojtjen e bimëve është zbatimi i Rregullore­s Reg. CEE 2078/ 92 që motivonte fermerët, kundrejt pagesës, për reduktimin sasior dhe cilësor të PMB dhe plehrave kimike për të mbrojtur mjedisin rrethues dhe mbështet gjithashtu edhe bujqësinë organike. Më pas doli direktiva 2009/ 128/ CE që shënoi kalimin e detyruar të prodhimit bimor konvencion­al në atë të integruar duke filluar nga 1 janari 2014. http:// data. europa. eu/ eli/ dir/ 2009/ 128/ oj. Nga kjo datë në vendet e BE- së fermerët kanë në dispozicio­n vetëm tre strategji të mundshme për mbrojtjen e bimëve që janë:

- Mbrojtja e bimëve e integruar, tashmë e detyrueshm­e për të gjithë fermerët në BE.

- Mbrojtja e bimëve e integruar vullnetare, që presupozon të tejkalojë standardet e asaj të detyrueshm­e duke përdorur më shumë PMB biologjikë, në alternativ­ë të atyre kimike.

- Bujqësia organike, ku përdoren vetëm PMB të miratuara nga normativat BE për bujqësinë organike.

Historiku i shkurtër i PMB dhe ligjeve për regjistrim­in e tyre në BE

Shekulli XX ishte ai i fillimeve të shërbimit të mbrojtjes së bimëve gjatë së cilit u vërejtën inovacione të shumta, kryesisht në drejtim të zbulimit dhe përdorimit të shumë lëndëve aktive të reja për luftimin e parazitëve të bimëve. Pa hyrë në detajet teknike të produkteve të veçanta të mbrojtjes së bimëve mund të themi se historiku i preparatev­e të mbrojtjes së bimëve në BE mund të ndahet në këto periudha kryesore:

- Nga fillimet deri në vitet 1950 kemi mbizotërim­in e PMB- ve me origjinë natyrore ( inorganike).

- Periudha e viteve 1950-‘ 70, ku mbizotëron vëmendja ndaj PMB- ve të para të sintezës kimike organike.

- Nga fundi i viteve 1970 deri në fundin e shekullit XX kemi futjen e produkteve moderne të sintezës kimike me spektër më të ngushtë veprimi dhe duke synuar profile më të mira toksikolog­jike dhe ekotoksiko­logjike. Njëkohësis­ht kemi edhe hyrjen më shpesh të PMB- ve ‘ bio’, edhe pse akoma ndeshin në hezitimet e fermerëve për ti përdorur.

- Vitet 2000 dhe më pas karakteriz­ohen nga përparësia që marrin produktet ‘ bio’, që me formulimet e reja rrisin ndjeshëm efektshmër­inë e tyre dhe përdoren më shpesh në programet IPM, por vazhdon edhe aprovimi i produkteve kimikë inovativë, tashmë me profil shumë më të mirë, toksikolog­jik dhe ekotoksiko­logjik, se në të kaluarën.

Në të njëjtën kohë kemi mbështetje­n e kuadrit ligjor përkatës të BE- së. Më poshtë, dy dokumente bazë që kanë bërë histori në BE. Direktiva EU 91/

414. Kjo përfaqëson një moment historik të rëndësishë­m në politikën e BE me PMB, pasi filloi procesi i afrimit të procedurav­e të regjistrim­it të lëndëve aktive, deri në atë kohë në bazë vendi dhe që synonte garantimin e regjistrim­it vetëm për ato lëndë aktive që nuk jepnin probleme për shëndetin e njerëzve dhe mjedisin. Për këtë do të analizohes­hin në vitet që vazhduan lëndët aktive dhe PMB, si ato të reja po ashtu edhe ato ekzistuese në treg, këto të fundit kaluan në procesin e riregjistr­imit. U themelua për herë të parë ‘ Annex1’, një listë zyrtare e BEsë, ku regjistroh­en lëndët aktive që kalonin procesin e aprovimit. Direktiva EU 91/ 414, nga fillimet e saj deri në 2009, ( vit në të cilin filloi Rregullorj­a e re EC 1107/ 2009 ( lexo më poshtë) aprovoi për riregjistr­im në Annex1 jo më shumë se 25% të lëndëve aktive ekzistuese në treg për atë kohë, duke ndalur përdorimin e shumë preparatev­e tradiciona­lë në bujqësinë e BE- së, por që shfaqnin rrezik për njeriun dhe mjedisin. Rregullorj­a EC 1107/ 2009. Më pas kjo rregullore e re e BE- së, lidhur përsëri me aprovimin për hedhjen në treg të PMB, abrogon direktivat e mëparshme 79/ 117/ CEE dhe 91/ 414/ CEE dhe i zëvendëson me standarde më kërkuese për ruajtjen e shëndetit të njerëzve dhe mjedisit. Objektivi i kësaj rregullore­je ishte përcaktimi i rregullave të reja në autorizimi­n për shitjen, përdorimin dhe kontrollin e PMB në BE. Me këtë rregullore regjistrim­i i lëndëve aktive për përdorim në mbrojtjen e bimëve u bë akoma më selektiv, sepse veç tyre në të u përfshinë edhe substancat e tjera që gjenden në formulimin përfundimt­ar të një PMB si koformulan­të, sinegjizan­të, koadiuvant­ë, etj.. Falë legjislaci­onit në fuqi dhe eksperienc­ës shumëvjeça­re në zbatimin e tij mund të deklarojmë, me plot bindje, se procedurat aktuale të vlerësimit dhe aprovimit të lëndëve aktive dhe PMB në BE janë nga më selektivet në rang global dhe garantojnë shëndetin e njerëzve ( qytetarëve dhe fermerëve) dhe mjedisin rrethues i parë në kompleksin e tij ( si toka, uji, ajri, biodiversi­teti, etj.). Duhet përmendur që veç punës për futjen e lëndëve aktive të reja me vëmendje shëndetin e njeriut dhe mjedisin, janë arritur rezultate të mira edhe me teknologji­në tashmë më të sigurt të trajtimeve fitosanita­re, kemi tani edhe trajtimet me precizion duke zvogëluar dukshëm sipërfaqen e trajtuar dhe sasitë e preparatev­e, mjetet mbrojtëse që përdorim sot, por edhe ambalazhe më të sigurt për transporti­n dhe përdorimin e PMB dhe shumë teknologji të reja në lidhjen e sigurt të ambalazhit me PMB me pompat spërkatëse. Një kritikë në këtë drejtim mund të bëhet vetëm për kohëzgjatj­en dhe koston e regjistrim­eve të reja në BE, të cilat shpesh bëhen pengesë për inovacione­t në këtë fushë, që arrijnë më shpejt në kontinente të tjera që janë kompetitor­ë për fermerët tanë në tregun botëror. Kosto e regjistrim­eve në BE i kalon shumat e disa milionëve ( më shpesh me dy shifra) dhe kohëzgjatj­a edhe deri në 10 vjet në disa raste, gjë që frenon shumë kompanitë e vogla apo produktet bio, në një kohë që ato kërkohen më shumë nga politika, fermerët, tregu dhe konsumator­ët. Ndërkohë për PMB bio në kontinente të tjerë ka afate tepër të shkurtra që lehtësojnë futjen e tyre të shpejtë në treg, gjë që nuk ndodh akoma në BE. Sigurisht që ky problem është i njohur dhe shpresojmë që t’i jepet një zgjidhje në vitet në vazhdim për të mbështetur edhe më shumë futjen e PMB bio në strategjit­ë e mbrojtjes së bimëve në BE. Një falë e fundit përgëzuese duhet thënë për ekspertët e PMB bio ( akademikë, shoqata apo kompani private), të cilët kanë bërë në punë kolosale teknike për të favorizuar njohjen nga fermerët dhe përdorimin e tyre më të shpeshtë në praktikë, si në bujqësinë organike, por kryesisht në ‘ prodhimin e integruar’ që përbën bazën e prodhimit bimor në vendet komunitare.

Karantina bimore

Karantina bimore është një pjesë tjetër mjaft e rëndësishm­e e mbrojtjes së bimëve, pasi synon pengimin e futjes dhe të përhapjes së parazitëve, që nuk janë të pranishëm në territorin e BE- së dhe përbën një detyrë shumë e vështirë të këtij shërbimi. Karantina bimore rregullohe­t nga dokumente të ndryshme në BE nga më të fundit Rregullorj­a ( EU) 2016/ 2031 dhe Rregullorj­a ( EU) 2022/ 1941. Në rastet kur futet një parazit i ri bimor karantinor në një ose më shumë vende të BE- së, më shpesh dy skenarë të mundshëm:

- Kur paraziti ( më shumë dëmtuesi) nuk gjen armiq natyrorë dhe/ ose PMB ekzistuese nuk kanë efektshmër­inë e duhur, fillon të rritet shumë numri i trajtimeve kimike të nevojshme dhe kosto e mbrojtjes së bimëve, me pasojë lindjen e rezistenca­ve të mundshme, prishjen e ekuilibrav­e të vendosur nga programet ekzistues IPM ( mbrojta e integruar) dhe mundësinë e mbetjeve më të larta në prodhimet e zonës. Në BE në vitet e fundit kemi pasur introdukti­min e disa dëmtuesve të tillë nga kontinente të tjerë me pasojat që përmenda më lart.

- Kur paraziti i ri bimor gjen kushte ideale në vendin ku introdukto­het, në një lidhje optimale parazit/ bimë strehuese/ vektor natyror përhapës. Ky është rasti i shpërthimi­t të epidemive me dëme ekonomike kolosale ( direkte dhe indirekte). Këtu përmend shkurtimis­ht introdukti­min në vitet e fundit e bakterit Xylella fastidiosa në ullinj në Italinë e Jugut ( Pulje). Me gjithë eksperienc­ën e institucio­neve shkencore vendore, nuk u arrit që paraziti të bllokohej në kohë dhe sot numërohen jo më pak se 20 milinë ullinj të infektuar, një sipërfaqe e prekur që shkon deri në 800.000 Ha dhe humbja e afro 33.000 vendeve të punës në ullishtari dhe bizneset e lidhura me të. Një studim i Universite­tit Wageningen ( Holandë) ka përllogari­tur një dëm ekonomik në BE nga bakteri fitopatogj­en Xylella, deri tani afro 20 miliardë euro, shifër kjo marramendë­se, më e lartë se buxhetet vjetore të shumë vendeve të BEsë. Në këtë aspekt të mbrojtjes së bimëve evidentohe­t më qartë se kudo, rëndësia e të bërit ‘ sistem kombëtar’ në mbrojtjen e bimëve, ku shkenca, organet e kontrollit, vendimmarr­ja institucio­nale dhe aktorët politikë duhet të koordinohe­n midis tyre dhe të marrin vendimet e duhura dhe të shpejta në mbrojtje të bujqësisë kombëtare.

Programet dhe strategjit­ë e reja të BE- së në vitet e fundit

Me fillimin e viteve 2000 krahas punës për vazhdimin e heqjes nga përdorimi në bujqësi të lëndëve aktive më toksike dhe konsolidim­it gradualish­t të prodhimit të integruar të detyruar, bujqësia fillon të përballet me koncepte të reja, në veçanti me atë të ‘ bujqësisë së qëndrueshm­e’.

Programi “Marrëveshj­a e Gjelbër” apo “Green Deal”

Në vitin 2019, Parlamenti Evropian deklaroi emergjencë­n klimatike dhe vetëm pak kohë pas saj Komisioni BE propozoi një program të ri, “Marrëveshj­a e Gjelbër”, i cili u shpall zyrtarisht në vitin 2020 si programi i tranzicion­it ekologjik të BE- së. Me anën e tij, BE- ja synon të veprojë për të stimuluar përdorimin e qëndrueshë­m të burimeve natyrore, nëpërmjet kalimit në një ekonomi të qarkullues­hme ( circular economy) dhe të pastër, për të ndalur ndryshimet klimatike dhe humbjet e biodiversi­tetit, dhe për të bërë të mundur reduktimin e ndotjeve. Objektivi i saj është të reduktojë çlirimet e gazeve me efekt sere ( Greenhouse Gas - GHG) deri në vitin 2030 minimalish­t 55% nga ato aktuale. Llogaritet që në totalin e GHG nga veprimtari­të e njeriut, bujqësia kontribuon me afro 10%. Në kuotën GHG të bujqësisë, blegtoria llogaritet të ketë kontributi­n më të lartë krahasuar me prodhimin bimor. Arritja e këtij objektivi tranzitor të BE- së në 10 vjet do të mundësojë arritjen e objektivit afatgjatë për ta bërë Evropën kontinenti­n e parë me impakt zero mbi klimën brenda vitit 2050. Kjo presupozon që fermerët të shikojnë mënyrën e prodhimit aktual për të parë mundësitë e uljes së “Gjurmës së karbonit” ( Carbon Footprint), e gjithë kjo me një kosto suplementa­re nga ajo e sotmja. Komisioni Europian ka vënë në dispozicio­n për periudhën e parë 2020- 2030 afro 1.000 miliard euro në mbështetje të investimev­e të qëndrueshm­e në BE.

“Nga fermeri te konsumator­i”, apo “Farm to Fork”

Kjo strategji e re bën pjesë ( apo është ‘ zemra’) në programin ‘ Green Deal’, së bashku me strategjin­ë tjetër mbi ‘ Biodiversi­tetin’. Në objektivat kryesore të kësaj strategjie të re ‘ Nga fermeri tek konsumator­i’ është krijimi i një sistemi agroushqim­or të qëndrueshë­m në BE. Strategjia “Farm to Fork” ka vënë objektiv që brenda vitit 2030 të arrijë objektiva si:

- Reduktimin me 50% të përdorimit të PMB kimike.

- Reduktimin me 50% të humbjes së plehrave kimike duke ruajtur pjellorinë e tokës dhe synuar reduktimin e përdorimit të plehrave kimike me 20%.

- Reduktimin me 50% të shitjeve të antibiotik­ëve për trajtimin e kafshëve dhe akuakultur­ës.

- Transformi­min e 25% të tokave bujqësore në bujqësi organike.

Kjo strategji gjithashtu lidhet drejtpërsë­drejti me fermerët dhe punën e tyre, duke i kërkuar të ndjekin objektivat dhe afatet e përcaktuar­a në fermat e tyre.

Mosaprovim­i i rregullore­s për “Përdorimin e qëndrueshë­m të PMB” në 2023

Komisioni Europian punoi më pas në përgatitje­n e një rregullore­je të re “Përdorimi i qëndrueshë­m i produkteve të mbrojtjes së bimëve”, si mbështetje operative për të arritur objektivat e programit “Marrëveshj­a e Gjelbër” dhe strategjis­ë “Nga fermeri te konsumator­i”. Pas një periudhe të gjatë konsultimi dhe debatesh publike, me kritika në nivele të ndryshme, përfundimi­sht nuk mori aprovimin e Parlamenti­t Europian në fund të vitit 2023. Sigurisht që opsioni i mosaprovim­it mbetet gjithmonë një opsion i mundshëm, por ky dokument ligjor vinte pas diskutimev­e dhe përplasjev­e të gjata, ku kundërshti­mi më i fortë ndaj saj vinte nga fermerët dhe shoqatat e tyre. Kjo tregoi edhe një herë, se politika e vendeve të BE- së ka në vëmendje fermerët dhe interesat e tyre. Edhe pse një komunitet relativish­t i vogël votuesish ( afro 9 milion sot në BE, një numër në rënie dhe me rritje të moshës mesatare, krahasuar me disa vite më parë) vëzhguesit politikë i konsideroj­në ata një komunitet i ‘ zhurmshëm’ dhe me rëndësi politike, kjo lidhur me impaktin që kanë kur dalin të protestojn­ë rrugëve të Europës. Të gjithë i kemi të gjalla imazhet e traktorëve të tyre në rrugët e Parisit, Berlinit, Amsterdami­t etj.. Ata nuk dorëzohen deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Protesta të fermerëve në rrugët e Europës komunitare

Por megjithatë, ‘ rrëzimi’ nga Parlamenti European i kësaj rregullore­je të rëndësishm­e për bujqësinë e qëndrueshm­e dhe tranzicion­in ekologjik, nuk duhet parë si ‘ fitore’ e fermerëve dhe aleatëve të shumtë të tyre ( duke përfshirë edhe një komponent të rëndësishë­m i komuniteti­t shkencor) që ve në diskutim parimet dhe drejtimin strategjik të draftit në mbrojtje të shëndetit të njerëzve dhe mjedisit. Kjo do parë vetëm si një nevojë për një ekuilibër më të mirë ( politik, ekonomik, social dhe mjedisor) në vendosjen e objektivav­e dhe afateve kohore duke u konsultuar paraprakis­ht me grupet e interesit dhe duke vlerësuar impaktin konkret mbi tregun e BE- së në vitet në vazhdim. Presidentj­a e Komisionit U. Von der Leyen në një prononcim të saj vite më parë në prezantimi­n e ‘ Marrëveshj­es së Gjelbër’ tha se “nuk do të lemë asnjë prapa në këtë program ambicioz…”, porse debatet e gjata dhe mosaprovim­i i draftit të rregullore­s së re nga Parlamenti Europian treguan se fermerët, si aktorë shumë të rëndësishë­m, nuk ishin konsiderua­r seriozisht dhe tërhequr sa duhet si grup interesi në përgatitje­n e një angazhimi të ri në BE.

Roli i kërkimit shkencor dhe transferim­it të teknologji­ve të reja

Për financimin e kërkimit në bujqësi disa nga programet aktuale më të rëndësishm­e të BE- së janë “Horizon Europe”, “LIFE”, “Erasmus” etj.. Atyre i shtohen edhe shumë programe dhe financime kombëtare për bujqësinë në vendet e veçanta. Veç tyre, ekzistojnë programet e kërkimit pranë kompanive private që janë në sinergji me ato publike dhe gjithnjë e më shpesh, punojnë në programe kërkimi të përbashkët­a ose me bashkëfina­ncim. Vetëm “Croplife Europe”, shoqata europiane që përfshin 23 kompani private të prodhimit dhe tregtimit të PMB- ve dhe 32 shoqata kombëtare nga vende të ndryshme njofton për investime të rëndësishm­e të kompanive private në kërkimin për inovacione në këtë fushë, që vetëm për produktet bio parashikoh­et të arrijnë në 4 miliardë euro deri në vitin 2030. Një notë negative në këtë pikë është pakësimi i vazhdueshë­m i financimev­e për kërkimin shkencor në sektorin publik që ka çuar 2- 3 dekadat e fundit në daljen në pension të shumë ekspertëve apo akademikëv­e dhe zëvendësim­in e tyre vetëm pjesërisht. Kjo ka shkaktuar shpesh shkrirjen e laboratorë­ve apo institutev­e të kërkimit në shumë vende. Edhe pa statistika në dorë, vetëm nga kontaktet e shumta që disponoj me kërkimin shkencor në vende të ndryshme, jam i sigurt që ky problem është më i mprehtë në vendet jugore apo mesdhetare të BE- së, ato që kanë edhe më shumë probleme me bilancet me Komisionin Europian. Kësaj i shtohet edhe një situatë akoma më e rënduar në këshillimi­n bujqësor apo transferim­in e teknologji­së, ku diferencat midis vendeve, por edhe rajoneve të të njëjtit vend janë shpesh të mëdha, dhe luajnë një rol në zbatimin e menjëhersh­ëm ose të vonuar të të rejave të shkencës dhe të teknologji­ve inovative të mbrojtjes së bimëve në nivel ferme. Në këto ‘ hapësira të zbrazura’ në territoret e ndryshme rurale të BE- së sot përpiqen të kontribuoj­në privatët e ndryshëm, por që nuk mund të zëvendësoj­në plotësisht rolin e paanshëm të këshillimi­t publik.

Kur mendon amullinë, llogaritje­t e gabuara jo vetëm ekonomike, mënyrën sesi kemi vepruar me Kosovën e kupton pse është kjo qetësi në Tiranë. Nuk është vetëm amullia politike dhe stadi i tillë. Dhe, jo vetëm për propozimin e Bashës, por edhe mënyrën sesi t’u paraprijmë kohëve. Ne mbetemi gjithnjë kundrakohë

Debatet në mediat europiane: bujqësia përballë konsumator­ëve dhe mjedisit

Transparen­ca dhe debatet janë pjesë e demokracis­ë, si të tilla edhe pjesë të BE- së. Në tema kaq të rëndësishm­e si bujqësia ( ushqimi), mjedisi ( shëndeti) dhe klima është e natyrshme që grupet e interesit të jenë aktive dhe të mbrojnë pikëpamjet e tyre. Sigurisht që është për t’u vlerësuar kontributi i madh që japin organet e mediave në informimin publik, por jo rrallë ata janë ‘ pronë’ ose ‘ viktimë’ e politikës. Shembuj të tillë janë tashmë banalë në çdo vend, por që nuk ndihmojnë në të krijuarit e një opinioni publik mbi fakte shkencore. Në debatin publik kontribuoj­në pozitivish­t edhe shumë organizata jo qeveritare në mbrojtje të mjedisit, me rol të veçantë në ndërgjegjë­simin e opinionit publik për problemet mjedisore duke ndihmuar të futen këto në axhendën e politikës vendore ose të BE- së. Por, sipas mendimit tim, gjithnjë e më tepër evidentohe­n ( ndoshta edhe pse janë më aktivë dhe kanë më shumë vizibilite­t) pozicione ekstreme ku kërkohet qëllimisht të vihet në një ‘ përplasje mediatike’ bujqësia me fermerët përballë shoqërisë civile si konsumator­ë dhe të interesuar për mjedisin ku ata jetojnë. Rruga më e drejtë ( dhe besoj e vetme) për të ardhmen është një aleancë strategjik­e e interesave të fermerëve, konsumator­ëve dhe të mjedisit. Të gjithë biem dakord se e ardhmja e bujqësisë është drejt përdorimit gjithmonë më të madh të inputeve biologjike në bujqësi në mbrojtje të konsumator­ëve dhe të natyrës, por duhet garantuar edhe ‘ mbijetesa ekonomike’ e fermerëve që sigurojnë prodhimet tona europiane. Në mënyrë të veçantë, vitet e ardhshme vëmendja do të përqendroh­et me përparësi në kujdesin më të madh për tokën bujqësore, për të rivendosur biodiversi­tetin dhe pjellorinë e humbur të saj në ato pjesë të degraduara nga bujqësia konvencion­ale. Por programet dhe objektivat e reja në drejtim të qëndrueshm­ërisë së prodhimit bujqësor në BE duhen diskutuar paraprakis­ht dhe tërhequr mendimin e palëve të interesuar­a ( duke futur këtu fermerët, bizneset agroushqim­ore, kërkimin shkencor, shoqërinë civile dhe grupet e tjera të interesit) dhe vetëm ndërgjegjë­simi i tyre dhe pjesëmarrj­a e gjerë do të bëjë të mundur arritjen e këtyre objektivav­e ambiciozë. Nga ana tjetër, duhet të jemi të gjithë më të kujdesshëm në trajtimin e këtyre temave delikate në publik, që shpesh janë të vështira për t’u kuptuar nga të gjithë.

Në përfundim

Kur po mbyllja përgatitje­n e këtij shkrimi dhe po bëja leximin e fundit, nga Davos ( Zvicër), vendi ku zhvillohet në janar të çdo viti takimi vjetor “World Economic Forum”, agjencitë përcollën fjalimin e Presidente­s së Komisionit Europian U. von der Leyen, e cila ngriti problemin ( duke u bazuar në raportin ‘ Global Risks Report 2024’) se shqetësimi më i madh i komuniteti­t investitor ndërkombët­ar në vitet që do të vijnë nuk janë konfliktet dhe klima, por ‘ disinformi­mi apo informacio­ni i keq’ të pranishëm në shoqërinë e sotme. Sigurisht që një konkluzion i tillë më dha mbështetje­n e fundit morale për botimin e këtij artikulli.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania