Panorama (Albania)

Diferenca në moshë dhe ofendimet në rrjetet sociale, reagojnë familjarët e Ilnisës

-

"Para së gjithave, desha të bëj një sqarim rreth çështjes lidhur me Meriton Mjekiqin, njëkohësis­ht babai i djalit tonë, të cilin mund ta quaj baba ' biologjik'. E përdor këtë term, pasi që Meritoni asnjëherë nuk e ka takuar djalin e tij ' live'. Ndërkaq që Loarin, djalin tonë, e përdor vetëm nëpër rrjetet sociale sa për t'i ngritur imazhin vetes së tij.

Ilnisa

dhe Meritoni kanë shprehur tashmë pëlqimin ndaj njëri- tjetrit. Dy konkurrent­ët e "Big Brother" shfaqen gjithnjë e më të afërt, duke jetuar kështu edhe momente romance brenda kësaj loje. Megjithatë, në rrjet është përfolur shumë për shkak të diferencës së moshës që kjo dyshe ka. Ndër komente dhe opinione të shprehura nëpër rrjetet sociale, shihet se Ilnisa gjykohet për faktin e të qenit nënë e një fëmijë, më e madhe në moshë se Meritoni. E përsa i përket këtyre komenteve, familjarët e Ilnisës kanë bërë një reagim në profilin e saj të Instagram- it, ku kanë shkruar: "Nuk kishte moment më të mirë se sa këto vargje të lexuara nga '@ mr. ledionlic'o për të treguar një realitet që të gjithë ne bashkëjeto­jmë dhe që fatkeqësis­ht sa pak e luftojmë! Një realitet që nxjer në pah ashpërsinë dhe brutalitet­in dhe sulmon tërësisht pa clas, një femër, një nënë duke e gjykuar dhe duke i treguar se si qënia e saj, kinse që ka e ndaluar të përjetojë momente afeksioni, çiltërisie dhe që e bën të ndihet mirë. Tërësisht vulgare shprehja se si një mashkull nuk ka çfarë të humbi, ndërkohë që një femër po… konkretish­t Ilnisa! Konica ka thënë që njeriu është më i ligë se egërsirat ( sidomos nëse te tjetri sheh atë që i mungon). Për mua kjo shprehje duhet të ndryshojë sot! Mos të harrojmë që ne rrotullohe­mi rreth njëritjetr­it. P. S Vargjet e lexuara janë të Arben Dukës së ndritur, por sa i japim rëndësi lapsuseve që të gjithëve na qëllon të ndodhin, le t'i japim pak kohë të menduarit se çfarë ato vargje tregojnë dhe nënkuptojn­ë". Ndërkohë që ditët e fundit, mes Ilnisës dhe Meritonit ka pasur edhe momente tensioni, ku shkak është bërë afërsia e moderatori­t kosovar me Riken. Moderatori kosovar Meriton Mjekiqi është vënë përballë një pyetje me "spec" nga Rike Roçi në shtëpinë e "Big Brother VIP". "A ke rënë në dashuri?", e pyeti banorja gazetarin duke lënë të nënkuptojë puthjet dhe përqafimet me Ilnisa Agollin. "S'mundet që ta dallojë askush a kam rënë në dashuri apo jo, më beso. Ti e din që unë jam njeriu i mëkateve", u përgjigj Meritoni duke mos treguar se çfarë po ndodh mes tij dhe banores. "E di. Dashuria e bukur është, por edhe nëse dashurohem s'mundet që të më dallojë askush", u shpreh Meritoni. Dinamikat në shtëpinë e spektaklit televziv "Big Brother VIP" ndryshojnë në çdo moment. Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë "territorin" e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën. Pavarësish­t se është ende fillimi i qëndrimit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka pasur shumë momente të bukura mes tyre, por sigurisht nuk kanë munguar as zënkat dhe debatet. E teksa mes Ilnisës dhe Meritonit ka patur një afrimitet gjatë këtyre javëve, duket se Ilnisa ka xhelozuar për raportin e tij të afërt edhe me Riken. Por Rikja nuk kursehet aspak me Meritonin dhe me siguri me batutat dhe ngacmimet e saj mund të themi se "po i hedh benzinë zjarrit"… Së fundmi, Meritoni u shpreh i gatshëm për ti bërë masazh Rikes, ndërsa ajo e ngacmoi atë duke thënë "Jo se të qan nusja". Gjithashtu, banorja e pyeti moderatori­n a do ta ftojë në dasmë kur të martohet, por i kërkoi që mos ta helmojë pasi do të veshet me rroba të zeza, ndërsa konkurenti tha po.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania