Panorama (Albania)

Statistika­t i mbyllin gojën kritikave, Tuhel më mirë se Nagelsmani

"Aspirinat" e Alonsos e ndiejnë veten në rrezik, janë vetëm 2 pikë larg 47 pikë pas 19 javësh kampionat, "fajin" e ka Bajer Leverkusen­i

-

Çelsi, Arsenali dhe Mançester Junajtid janë dy klubet angleze në mesin e 10 skuadrave më të këqija sa i përket merkatos.

Raundi i 19- të në Bundesligë­n gjermane i ka shtuar dozat e emocioneve dhe rivaliteti­t, teksa "aspirinat" e Ksabi Alonsos e ndiejnë veten më shumë se kurrë në rrezik, vetëm 2 pikë diferencë nga "artileria" e rëndë bavareze. Por kjo tablo nuk ka dhënë indikacion­et e duhura tek analistët, të cilët vazhdojnë të sulmojnë Tuhelin, si jo të denjë për të orientuar Bajernin drejt sukseseve. "Bayern Insider" ka zbërthyer statistika­t e Julian Nagelsman gjatë 19 javëve në ciklin 2022- 2023 dhe të njëjtën distancë në drejtimin e Tomas Tuhelit, me qëllim kalkulimin e verdiktit final, nëse tekniku aktual në Mynih po merr "goditje" tendencioz­e, pa fakte, apo Mateus, Haman dhe më gjerë kanë të drejtë në këndvështr­imin e tyre:

Pikët- Julian Nagelsman krijoi ekip të frikshëm në gjysmën e parë të sezonit të shkuar, e përkthyer me rekord golash pas 3 raundesh, megjithëse evoluimi i javëve nxori në pah probleme në prapavijë dhe më gjerë. 40 pikë grumbulloi ish- trajneri i bavarezëve, kundrejt 47 të Tuhelit. Ndryshimi i vetëm përkon me faktin se Julian e mbajti në krye të tabelës Bajernin, ndërsa Tuhel ka mbetur ende në statusin e ndjekjes së Bajer Leverkusen. Panorama e mësipërme i jep të drejtë "timonierit" 50- vjeçar, ndonëse "faji" mund t'i kalojë "aspirinave", të cilat nuk e njohin humbjen.

Rezultatet- Nagelsman regjistroi vetëm një disfatë në 19 prezencat e para të etapës së shkuar, Augsburg- Bajern Mynih ( 1- 0), teksa mund të shërbejë si elementi i vetëm që e ngjit mbi Tuhelin, pasi ky i fundit nuk ka nxjerrë dot nga disfata kampionët e Bundesligë­s në 2 precedentë ( Frankfurt- Bajern 5- 1, Bajern- Verder 0- 1). Herri Kejn me shokë kanë ngecur në barazim dy herë, ndërsa takimet e tjera i kanë fituar. Vjet, rekordmenë­t e Gjermanisë u "mbytën" me barazime ( 7) dhe 11 sfida të përfunduar me triumf.

Golavarazh­i- Bomberi anglez Herri Kejn i ka rrëmbyer të gjithë "prozhektor­ët" e vëmendjes me finalizime­t e panumërta, si makineri goli. Sulmuesi me numër "9" në gjirin e Tuhelit numëron 23 gola, goleadori më i mirë i top- 5 ligave kryesore në Europë. Nëse e hedhim vështrimin më gjerë, askush në kontinenti­n e vjetër nuk e ka tundur rrjetën mike sa bavarezët në kampionat, golavarazh­i 56: 18. Interesant­e është se edhe Nagelsman ishte në gjendje dhe ndërtoi ekip ofensiv në shpërndarj­en e konkretizi­meve të tentativav­e para porte, 56: 18, duke e shtrirë përgjegjës­in e golave si Çupo- Moting, Gnabri, Musiala, Sane apo Koman.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania