Panorama (Albania)

Guardiola rigjen Halandin pas 2 muajve: Uoker mbetet kapiten

-

Erling Haland është i vendosur të bëjë rikthimin e tij të shumëpritu­r për Mançester Sitin pas gati dy muajsh jashtë nga dëmtimi në kockën e këmbës. Golashënue­si më i mirë i Premier Ligës nuk ishte në gjendje as të ecte pas një disfate me Aston Vilën muajin e kaluar dhe më pas vuajti një ngërç në rikuperimi­n e tij. Por trajneri Pep Guardiola tha në konferencë­n për shtyp përpara ndeshjes së sotme me Bërnlejn se ai mund të luajë disa minuta kur skuadra e ish- kapitenit Vinsent Kompani të vizitojë "Etihad". "Është hera e parë që ai kthehet", tha Guardiola. "Ne kemi të gjithë skuadrën në dispozicio­n, jemi më të fortë. Ai është një lojtar i rëndësishë­m për ne". Guardiola nuk beson se ngarkesa e Halandit do të menaxhohet në të njëjtën mënyrë si ajo e Kevin de Bryjnes, duke pasur parasysh se problemi nuk ishte muskulor. Norvegjezi theu rekordin e golave në kampionat që në sezonin e tij debutues në futbollin anglez, por është në garë për të fituar "Këpucën e Artë" të këtij viti me Mo Salah, Son HeungMin dhe Dominik Solanke. Haland do t'i ofrojë Sitit një nxitje të madhe në përpjekjen e tij për të fituar titullin e katërt radhazi, ndërsa Manuel Akanzhi është i vetmi që mungon, por edhe ai është stërvitur të hënën. "Ne i marrim ndeshjet një e nga një. Tani bëhet fjalë vetëm për Bërnlejn, Bërnlejn, Bërnlejn. Nuk ka rëndësi se çfarë kemi bërë në të kaluarën, por jam i kënaqur që kemi pothuajse të gjithë skuadrën gati. Manu është rikthyer, dje ai u stërvit shumë mirë pa probleme në gju dhe Xhon Stons gjithashtu. Ky është lajmi më i mirë për një pjesë të rëndësishm­e të sezonit. Sigurisht që duke luajtur edhe në Kupën FA dhe Champions është e rëndësishm­e t'i kemi të gjithë".

Kapiteni - Kalj Uoker do të mbetet kapiten i Sitit pas raportimev­e për jetën e tij private, konfirmoi trajneri Guardiola. Mbrojtësi i kërkoi falje familjes së tij të hënën pasi pati një lidhje jashtëmart­esore. 33- vjeçari u votua kapiten nga shokët e skuadrës pas largimit të Gyndoanit drejt Barcelonës në verë. I pyetur nëse Uoker do të qëndronte në këtë rol, Guardiola tha: "Absolutish­t, sepse është një vendim për ekipin, jo i imi. Unë e mbështes atë dhe familjen e tij dhe nuk do të flas asnjë fjalë për çështjet personale të lojtarëve".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania