Panorama (Albania)

Klop qetëson: Van Dajk nuk do largohet 100%

"Djemtë e duan këtë klub, situata shumë e qetë dhe stabël"

-

Trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop, thotë se njerëzit duhet "të qëndrojnë të qetë" lidhur me shqetësime­t për të ardhmen e disa prej lojtarëve të klubit.

Tekniku gjerman njoftoi javën e kaluar se do të largohet nga roli i tij në fund të sezonit. Menjëherë pas këtij lajmi, kapiteni Virxhil van Dajk, i cili ka edhe 18 muaj kontratë në "Anfield" ishte i pari që tha se nuk e dinte se çfarë do të bënte në të ardhmen pas largimit të trajnerit. Por në konferencë­n për shtyp përpara ndeshjes së sotme me Çelsin, Klop qetësoi: "Djemtë e duan këtë vend. Unë e di këtë si fakt. Ata nuk janë me një këmbë jashtë". 56vjeçari i njoftoi pronarët për largimin e tij në verë që në nëntor, ndërsa vendimi i tij u bë publik më 26 janar. Kontratat e Mohamed Salahut dhe Trent Aleksander- Arnoldit janë planifikua­r gjithashtu të skadojnë në verën e vitit 2025. Por Klop shtoi: "Klubi e dinte për largimin tim prej disa kohësh. Ata mund të kishin shfrytëzua­r kohën për t'u rinovuar kontratat. Pastaj unë mund të them ' meqë ra fjala, nuk do jem më këtu' dhe ata mund të thonë ' nuk na e ka thënë këtë askush'. Nuk mund të punohet kështu, sidomos jo me marrëdhëni­en që kemi. Por ka mjaft kohë për të bërë gjithçka. Askush nuk duhet të shqetësohe­t. Unë e dija se do të ndodhte sepse ju ( media) mezi duroni për t'i bërë këto lloj pyetjesh. Ky klub është i qëndrueshë­m, 100%, dhe gjithçka do të jetë mirë, jam 100% i sigurt. Duhet t'i menaxhojmë pyetjet tuaja dhe duhet të japim disa përgjigje. Njerëzve tanë unë do t'u rekomandoj­a të qëndronin të qetë. Nuk ka asgjë për t'u shqetësuar në këtë moment". Trajneri konfirmoi se Mohamed Salah do të humbasë dy ndeshjet e vështira kundër Çelsit dhe Arsenalit. Sulmuesi pësoi një tërheqje në muskujt e pasmë të kofshës në Kupën e Afrikës. "Mo nuk është gati për ndeshjen me Çelsin ose atë të ardhshme kundër Arsenalit", tha Klop. "Ai është i lënduar. Është një dëmtim muskulor, që kërkon kohë. Mund të kishte qenë shumë më keq, por ai nuk është i disponuesh­ëm për momentin. Ai thjesht po bën riaftësimi­n e tij".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania