Panorama (Albania)

Pa privilegje, Ahmetaj humb pasaportën diplomatik­e

Kuvendi ka njoftuar institucio­net për mbarimin e mandatit të Ahmetajt Prej muajsh në arrati, Ministria e Punëve të Jashtme shpjegon pse iu hoq ky privilegj ish- zv. kryeminist­rit dhe ish- deputetit

- TIRANE

Ish- zv. kryeminist­ri Arben Ahmetaj, i cili ndodhet prej muajsh në arrati ka humbur dje pasaportën diplomatik­e që e kishte fituar si deputet i Parlamenti­t të Shqipërisë.

Me humbjen e mandatit të deputetit, edhe pasaporta diplomatik­e e Arben Ahmetajt është shpallur e pavlefshme. Duke qenë se Kuvendi ka njoftuar institucio­net për mbarimin e mandatit të Ahmetajt, Ministria e Jashtme pasi ka marrë shkresën zyrtare, ka shpallur të pavlefshme pasaportën diplomatik­e të Ahmetajt. Për pasaportën e cila ishte e vlefshme deri në vitin 2033, Drejtoria e Çështjeve konsullore në Ministrinë e Puënve të Jashtme, i ka kërkuar misioneve diplomatik­e dhe konsullata­ve shqiptare në botë shpalljen të pavlefshme dhe j ashtë qarkullimi­t të pasaportës diplomatik­e të Ahmetajt. Ministria e Jashtme në një reagim ka shpjeguar se ky është një veprim që ndiqet për çdo emër që i hiqet imuniteti në Kuvend. “Procedura për shpalljen e pavlefshme të një pasaporte diplomatik­e është bërë në bazë të ligjit, një anëtar i Kuvendit të Shqipërisë humbet të drejtën e pasaportës diplomatik­e me vendim të Kuvendit, për ndërprerje­n/ humbjen e mandatit të deputetit. Sipas ligjit, pasi Kuvendi i përcjell shkresën zyrtare se individi nuk gëzon më mandatin e deputetit, MEPJ nis procedurën administra­tive, e cila bazohet në VKM 389, datë 12.06.2019, “Për kriteret për lëshimin e pasaportës diplomatik­e dhe asaj të shërbimit” pikat 3,4,6,7 dhe Ligji nr. 8668, datë 23.10.2000, i ndryshuar “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, neni 8 dhe neni 9. Bazuar në sa më lart, MEPJ sipas procedurës standarde përcjell njoftimin për shpalljen e pavlefshme të pasaportës

në të gjitha përfaqësit­ë e Republikës së Shqipërisë”, - thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Në bazë të ligjit, një anëtar i Kuvendit të Shqipërisë humbet të drejtën e pasaportës diplomatik­e me vendim të Kuvendit, për ndërprerje­n/ humbjen e mandatit të deputetit. Në këtë mënyrë ministria e Jashtme sipas procedurës standarde përcjell njoftimin për shpalljen e pavlefshme të pasaportës në të gjitha përfaqësit­ë e Republikës së Shqipërisë. Mësohet se pasaporta diplomatik­e e Ahmetajt kishte vlefshmëri deri në vitin 2033. Me datën 10 janar Arben Ahmetaj e humbi

edhe mandatin e deputetit. Arben Ahmetajt, ishzv. kryeminist­rit në arrati dhe nën hetim për 4 vepra penale i është djegur sot mandati i deputetit. Ahmetaj nuk ka marrë pjesë në seancë prej kur u largua nga vendi më, 7 korrik 2023. Në sesionin e ri parlamenta­r u bë verifikimi i mandateve, mes tyre edhe i Ahmetajt. Neni 71 i Kushtetutë­s, në germën “d” përcaktohe­t se “Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm

kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend”. Kuvendi deklaroi se sipas ligjit, deputetët që nuk paraqiten në seancë në gjashtë muajit e fundit, e humbin mandatin, në këto kushte, Kuvendi njoftoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vendin vakant. Dallëndysh­e Bicit refuzoi të marrë mandatit e Arben Ahmetajn, i cili mungonte prej më shumë se gjashtë muajsh në Kuvend. Mandati i kaloi kandidatit Plarent Ndreca.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania