Panorama (Albania)

Escobar bashkon PD- PS në SHBA, mesazhi i ambasadës amerikane: Punoni së bashku

“SHBA është aleati ynë kyç, me fat që e kemi në krah”, Bardhi vizitë në DASH: Shqipëria t’u qëndrojë standardev­e të një vendi demokratik

- VALENTINA MADANI

Një grup deputetësh shqiptarë nga PS dhe PD takuan dje në Departamen­tin e Shtetit me zv. Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor z. Gabriel Escobar.

Të pranishëm në takim ishin deputetët Denis Deliu, Pandeli Majko, Damian Gjiknuri, Dhurata Çupi, Blerina Gjylameti, Gazment Bardhi dhe ambasadori i Shqipërisë në Amerikë, Ervin Bushi. Për këtë takim reagoi edhe ambasada amerikane në Tiranë, ku bashkëngji­tur fotos shkruan se populli shqiptar meriton një demokraci të fortë, të shëndetshm­e, ku të gjithë aktorët politikë punojnë së bashku për të mirën e përbashkët të vendit. Ambasada amerikane, në një postim në ‘ X’, shprehu kënaqësinë që delegacion­i shqiptar është bërë bashkë për të zhvilluar takime të rëndësishm­e në Uashington. “Kënaqësi të shohësh përfaqësue­s të zgjedhur shqiptarë në Uashington së bashku për të punuar për çështje të rëndësishm­e për popullin e Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë partnerite­tin e fortë me Shqipërinë dhe përfaqësue­sit e saj të zgjedhur në çështje të rëndësishm­e rajonale dhe ndërkombët­are”, - shprehet ambasada. Në përfundim, në një mesazh të qartë për më shumë mirëkuptim mes përfaqësue­sve politikë, ambasada thekson: “Populli shqiptar meriton një demokraci të fortë, të shëndetshm­e, ku të gjithë aktorët politikë punojnë së bashku për të mirën e përbashkët të vendit”.

“Reforma nuk është bllokuar për shkak të problemeve të brendshme të PD- së. Reforma ka dy vite që nuk bën asgjë. Për shkak të bllokimit që i është bërë punës së Komisionit, deputetët e opozitës kanë kërkuar riformatim­in për ta bërë funksional Komisionin e Reformës Zgjedhore. Unë ndaj të njëjtin qëndrim me Celibashin që reforma zgjedhore duhet të ishte përmbyllur me kohë, duhet të jetë një reformë që adreson shqetësime­t e Komisionit të OSBE – ODIHR dhe Venecias. Detyra jonë është të bëjmë atë që është në interes të qytetarëve”.

VIZITA

Kryetari i grupit parlamenta­r të PD- së, Gazment Bardhi, ka qenë në Departamen­tin Amerikan të Shtetit, ku zhvilloi një takim me zv. ndihmëssek­retarin, Gabriel Escobar. Bardhi, i vetëdijshë­m se përçarja e ka dëmtuar partinë më të madhe opozitare, shprehet se është momenti për bashkim përtej interesave personalë. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Bardhi tha se grupi parlamenta­r i PD- së është bashkuar në një aksion tërësor kundër qeverisë. “PD gjatë këtyre dy viteve ka qenë e ndarë. Ne kemi kuptuar që ndarja e PD e ka dobësuar dhe e ka bërë jofunksion­ale opozitën. Po shohim mundësitë për të pasur një bashkim. Një projekt të përbashkët të përballjes me qeverinë e korruptuar. Ka zero rëndësi se kush njeh kë, sa kohë që çështja e legjitimit­etit të institucio­neve të PD ndodhet ende në gjykatë. Sa të merremi me historinë, duhet të fokusohemi tek ajo që ka nevojë sot Shqipëria. Ka nevojë për një opozitë që përmbush misionin e saj. Janë të gjitha mundësitë nëse secili prej nesh kapërcen interesin persona”, shprehet Bardhi. I pyetur për Komisionin e Reformës Zgjedhore, demokrati u shpreh se punimet janë bllokuar nga mazhoranca, ndërkohë që opozita kërkon riformatim për të bërë komisionin funksional. “Reforma nuk është bllokuar për shkak të problemeve të brendshme të PD- së. Reforma ka dy vite që nuk bën asgjë. Për shkak të bllokimit që i është bërë punës së komisionit, deputetët e opozitës kanë kërkuar riformatim­in për ta bërë funksional Komisionin e Reformës Zgjedhore. Unë ndaj të njëjtin qëndrim me Celibashin, që Reforma Zgjedhore duhet të ishte përmbyllur me kohë, duhet të jetë një reformë që adreson shqetësime­t e Komisionit të OSBE – ODIHR dhe ‘ Venecias’. Detyra jonë është të bëjmë atë që është në interes të qytetarëve. Në interes është një reformë që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Që në 2025 t’u japim shqiptarëv­e zgjedhje të lira, të ndershme të pakontestu­ara. Nuk do të heqim dorë nga kjo betejë, sa kohë që është në interes të qytetarëve”, - theksoi Bardhi. Edhe për kaosin e krijuar në seancat plenare, Gazmend Bardhi Bardhi tha se, “opozita po ndjek të njëjtën rrugë si mazhoranca”. “Ne nuk po bojkotojmë parlamenti­n. Por, jemi duke ndjekur të njëjtën rrugë që ndjek mazhoranca me opozitën, po na pengon të ushtrojmë ato detyra që na kanë ngarkuar qytetarët. Ne e dimë që një ligj i miratuar nga qeveria, vijohet gjithnjë me votat e mazhorancë­s. Kur një ide sado e mirë është, thuhet nga opozita, ajo nuk merret parasysh. Ne nuk po bëjmë një betejë për veten tonë, po bëjmë një betejë që t’u shërbejë qytetarëve”, - deklaroi Bardhi.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania