Panorama (Albania)

Basha: Palët politike të vendosin interesin kombëtar mbi gjithçka

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, zhvilli dje disa komunikime ‘ live’ në ‘ Instagram’, ku ka prekur disa tema të ndryshme. Duke folur për Kosovën, Basha ripërsërit­i apelin për palët politike në Shqipëri që të vendosin interesin kombëtar mbi gjithçka dhe të miratojnë amendament­in në buxhet për ndihmë ushtarake 50 milionë euro për Kosovën. “Gjëja e parë që do të ndryshojë, nuk do të ketë një qasje si patronazhi­st, por si bashkëpunë­torë i gjithë lidershipi­t politik të shqiptarëv­e në Ballkan dhe kudo ata jetojnë. Dera jonë do të jetë e hapur për të gjithë. Por dua t’u them dhe këtë, ndryshimi ka filluar që tani. Si kryetar i Partisë Demokratik­e kam çuar në Parlament amendament­in financiar, ushtarak për Kosovën me vlerë 50 milionë euro. Pra, gjithçka do të jetë për interesin kombëtar dhe asgjë nuk do të prevalojë mbi interesat kombëtar. As interesat politike, aq më pak personale”, - tha Basha. “Me një program të mirë, që po përgatitet nga ekspertët më cilësor të Shqipërisë dhe me ndihmë ndërkombët­are, me një ekip të përbërë me zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja me reputacion në shoqëri që gëzojnë besimin tuaj. Kjo do të jetë oferta jonë, është në dorën tuaj të zgjidhni ofertën më të mirë, Partia Demokratik­e do të jetë kjo ofertë në zgjedhjet e ardhshme. Me një kulturë të re politike që do të bashkojë të gjithë energjitë pozitive të shoqërisë, do të bëjë të mundur ndryshimin që duam të gjithë”, - shtoi ai. “Sa i takon çështjes së aktiviteti­t, unë jam në një aktivitet të përditshëm. Por ka një keqkuptim, sikur të qenit në televizion është baraz me aktivitet. Jo! Në fakt kur je gjithë kohën në televizion, nuk ke kohë të angazhohes­h me njerëzit. Me njerëzit, për njerëzit, kjo është oferta jonë, ju do të jeni gjyqtarët me votën tuaj në zgjedhjet e ardhshme parlamenta­re”, - u shpreh Basha. Duke folur për arsimin, Basha tha: “Arsimi sot është në nivel të mjerueshëm, këtë e tregojnë edhe vlerësimet e Pisa- s. Por kjo nuk mund të na frenojë në ambiciet që kemi. Dhe ambicia është shqiptarët të kenë mundësi t’u japin fëmijëve të tyre arsimin më të mirë në Ballkanin Perëndimor”, - tha Basha.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania