Panorama (Albania)

Berisha: Arrestimi im, goditje e Ramës për opozitën

Ish- kryeminist­ri: Viti nisi në Shqipëri njëlloj si në Ugandën e Musevenit, Bjellorusi­në e Lukashenko­s, Teheranin e Ajatollahë­ve

- TIRANE

Para mbështetës­ve të tij, Sali Berisha shprehu dje bindjen se Edi Rama me arrestimin e tij goditi pluralizmi­n në vend.

Ai denoncoi se për sulmin ndaj tij, Rama përdori Sorosin, Mcgonigal dhe Altin Dumanin e SPAK. Berisha shprehet se viti nisi në Shqipëri njëlloj si në Ugandën e Musevenit, Bjellorusi­në e Lukashenko­s, Teheranin e Ajatollahë­ve. Ai shton se, Rama i tmerruar nga beteja në Parlament nga denoncimet e vjedhjeve të familjarëv­e dhe ka qëndrimi i simpatizan­tëve të tij, zgjodhi që të vendosë në arrest shtëpie ish- kryeminist­rit, duke besuar se në këtë mënyrë ai do të heshtë zërin e tij. “Të dashur luftëtarë të lirisë, misionarë të shpresës, misi onarë të fitores! U mbush një muaj që j u sakrifikon­i dhe mblidheni këtu çdo darkë. Viti 2024 nisi në Shqipëri njëlloj si në Ugandën e Musevenit, Bjellorusi­në e Lukashenko­s, Teheranin e Ajatollahë­ve. Kreu i organizatë­s kriminale të qeverisë shqiptare vendosi në arrest liderin e opozitës, duke i dhënë kështu opozitës shqiptare, pluralizmi­t politik, goditjen më të rëndë. Duke spostuar Shqipërinë nga hapësirat euro- atlantike në hapësirat despotike diktatoria­le. Kjo ishte sigurisht një goditje shokuese për të gjithë demokratët dhe opozitarët shqiptarë. Edi Rama, i tmerruar nga beteja në Parlament, i tmerruar nga fuqizimi i opozitës, denoncimi i përditshëm i aferave të tij kriminale, vjedhjes së shekullit, ‘ Dubai City’- t të Durrësit, PPP- ve të tij. I tmerruar nga denoncimet e vjedhjeve familjare, me familjen e tij të ngushtë. I tmerruar nga qëndrimi juaj, zgjodhi të vendosë në arrest shtëpie Sali Berishën. Duke besuar se në këtë mënyrë ai

“Të dashur luftëtarë të lirisë, misionarë të shpresës, misionarë të fitores! U mbush një muaj që ju sakrifikon­i dhe mblidheni këtu çdo darkë. Viti 2024 nisi në Shqipëri njëlloj si në Ugandën e Musevenit, Bjellorusi­në e Lukashenko­s, Teheranin e Ajatollahë­ve

do heshtë zërin e tij”, - deklaroi Berisha. Sipas tij vendosja në regjim arresti të një njeriu, për të cilin nuk ka asnjë fakt, asnjë provë, asnjë dokument, asnjë firmë që të faktojë se ka shkelje më

minimale të ligjit, asnjë dëshmi që të faktojë se ka bërë presionin më të vogël, dëshmon karakterin fund e krye politik, dëshmon një akt frikacak të Edi Ramës. “Edi Rama e kuptoi se me Sali Ber

ishën, pas grabitjes së zgjedhjeve të 14 majit, ai nuk do mund të zhvillonte zgjedhje të tjera në Shqipëri. Edi Rama e kuptoi se njeriu, ndaj të cilit ai me lobim korruptiv me Xhorxh Sorosin, me

Mcgonigali­n, mendoi se i dha goditjen nukleare, por së bashku me ju, u ngritur si Feniksi nga hiri, e kuptoi se nuk ka të ardhme, se nuk ka më fitore, se do japë llogari për të gjithë krimet e tij. Edi

Rama, që përdori armën e tmerrshme të korrupsion­it për të goditur antikorrup­sionin, doli lakuriq para vetes, para botës, së bashku me mafien ndërkombët­are, se ata ishin korrupsion­i dhe se ata kishin tmerr nga denoncimet e Sali Berishës të korrupsion­it të tyre. Kjo është e vërteta, ndaj dhe përdori mercenarë, përdori grupin e tij të organizuar kriminal me në krye Damanin në Skapin e partisë për një vendim antikushte­tues, antidemokr­at ik kundër pluralizmi­t, për të cilin do të japin llogari gjithë j etën”, - u shpreh lideri demokrat.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania