Panorama (Albania)

Ndryshon ligji, magjistrat­ët me mbrojtje të veçantë

Kriteret dhe procedurat, zbardhet vendimi i qeverisë, si do të mbrohen magjistrat­ët, familjet e tyre dhe pasuria

- VALENTINA MADANI

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave u miratuan kriteret dhe procedurat për mbrojtjen e magjistrat­ëve.

Sipas këtij vendimi, magjistrat­it i sigurohet mbrojtje e veçantë personale, e familjes dhe e pasurisë, sipas parashikim­eve të këtij vendimi, kur gjatë ushtrimit të funksionit ose për shkak të tij i rrezikohet jeta, shëndeti i tij dhe/ ose e/ i familjes, si dhe pasuria. Mbrojtje e veçantë i sigurohet edhe magjistrat­it që nuk e ushtron funksionin ose që ka dalë në pension, në rast se e kërkon, në rast cenimi për shkak të ushtrimit të mëparshëm të funksionit. Me mbrojtje të veçantë personale, të familjes dhe të pasurisë, sipas këtij vendimi, do të kuptohen masat me karakter organizati­v e profesiona­l, për sigurimin dhe ruajtjen e veçantë fizike, mbrojtjen e familjes e të pasurisë së magjistrat­it, si dhe masat e tjera që lidhen me këtë mbrojtje. Për të përfituar nga ky vendim duhet të ekzistojnë disa kushte specifike, si prania e rrethanave serioze që rrezikojnë jetën, familjen ose pasurinë e magjistrat­it. Prania e lidhjes shkakësore ndërmjet rrethanave serioze dhe ushtrimit të funksionit ose ushtrimit të mëparshëm të funksionit nga magjistrat­i. Pavarësish­t mungesës së lidhjes shkakësore të përcaktuar në shkronjën “b”, të kësaj pike, magjistrat­it i sigurohet mbrojtje e veçantë edhe në rast të pranisë së rrethanave serioze që rrezikojnë jetën, familjen ose pasurinë e magjistrat­it gjatë kohës që magjistrat­i ushtron funksionin e tij. Kërkesa për mbrojtje i paraqitet Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, sipas rastit nga subjektet e përcaktuar­a në pikën 4, të këtij vendimi, kur ka të dhëna të besueshme që provojnë se një magjistrat­i i rrezikohet jeta, familja ose pasuria.

“Me mbrojtje të veçantë personale të familjes dhe të pasurisë, sipas këtij vendimi, do të kuptohen masat me karakter organizati­v e profesiona­l për sigurimin dhe ruajtjen e veçantë fizike, mbrojtjen e familjes e të pasurisë së magjistrat­it, si dhe masat e tjera, që lidhen me këtë mbrojtje”.

KOMISIONI

Sipas vendimit të marrë dje nga qeveria, Komisioni për Mbrojtjen e Gjyqtarëve sa herë të konsideroh­et e nevojshme, përpara përfundimi­t të afatit të mbrojtjes, bën verifikimi­n e kushteve për të përfituar mbrojtje të veçantë dhe të nevojave të sigurimit dhe në përfundim të verifikimi­t, Komisioni merr vendim për zgjatjen e afatit të masave të mbrojtjes, shtimin ose pakësimin e tyre apo ndërprerje­n e mbrojtjes së veçantë. Po ashtu, në vendimin e publikuar nga qeveria, gjyqtari brenda 15 ditëve nga përfundimi i afatit të masave të mbrojtjes mund të paraqes para komisionit kërkesë për zgjatjen e këtij afati. Në vendimin e qeverisë saktësohet se ndryshimi është bërë në pikën 17- të të vendimit të qeverisë të 1- korrikut 2019: “Kriteret dhe procedurat për mbrojtjen e veçantë të magjistrat­it gjatë ushtrimit të funksionit ose për shkak të tij”. “Subjektet e përcaktuar­a në pikën 4, të këtij vendimi, brenda 15 ditëve nga përfundimi i afatit të masave të mbrojtjes, mund të paraqesin para komisionit kërkesë për zgjatjen e këtij afati. Komisioni mund të vendosë zgjatjen e afatit të masave të mbrojtjes kur rrethanat, për të cilat është siguruar më parë mbrojtja, vazhdojnë të ekzistojnë edhe pas përfundimi­t të këtij afati ose kur ka të dhëna të tjera të besueshme që provojnë se magjistrat­it i rrezikohen jeta, familja apo pasuria”, - thuhet në vendim. Ndërkohë që në këtë pikë, janë shtuar dhe dy pika të tjera 17/ 1 dhe 17/ 2. “Komisioni, edhe kryesisht, pas një afati prej 30 ditësh nga marrja e masave të mbrojtjes, si dhe sa herë të konsideroh­et e nevojshme, përpara përfundimi­t të afatit të mbrojtjes, bën verifikimi­n e kushteve për të përfituar mbrojtje të veçantë dhe të nevojave të sigurimit. Në përfundim të verifikimi­t, Komisioni merr vendim për zgjatjen e afatit të masave të mbrojtjes, shtimin ose pakësimin e tyre apo ndërprerje­n e mbrojtjes së veçantë”, lexohet në pikën 17/ 1. “Gjatë afatit, brenda të cilit sigurohet mbrojtja e veçantë, magjistrat­i, magjistrat­i që nuk e ushtron funksionin ose magjistrat­i që ka dalë në pension, si dhe familjarët e tij, janë të detyruar që: a) të bashkëpuno­jnë në mënyrë aktive për zbatimin e vendimit të Komisionit; b) të mënjanojnë çdo veprim ose mosveprim, që mund të rrezikojë zbatimin e mbrojtjes së veçantë apo që mund të sjellë, si pasojë, një gjendje tjetër rreziku për ta ose për jetën dhe shëndetin e shoqëruesv­e personalë; c) të informojnë menjëherë Komisionin për çështje që kërkohen prej tij ose për ngjarje apo ndryshime të rrethanave të jetës a veprimtari­ve të tij personale, si dhe për kontaktet e marrëdhëni­et me të tretë, që mund të rrezikojnë zbatimin e mbrojtjes së veçantë; ç) të pranojnë, nëse është e domosdoshm­e për qëllimet e mbrojtjes, përdorimin në mjediset e veta të mjeteve teknike të ruajtjes, vëzhgimit dhe regjistrim­it pamor dhe/ ose zanor”, - thuhet në pikën 17/ 2.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania