Panorama (Albania)

Polici që vrau kolegun apeloi vendimin e Shkallës së parë dhe fitoi 5 vjet nga dënimi

-

Gjykata e Apelit të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm uli me 5 vite burg dënimin për Ludjan Zaimin i cili dy vite më parë vrau kolegun e tij Çaush Saliasi brenda në ambientet e komisariat­it nr. 3 në Tiranë.

Ngjarja e rëndë u shënua më 23 maj 2022, rreth orës 21: 30, brenda në ambientet e komisariat­it, në zyrën e instruktaz­hit, pak para se të dy oficerët e Patrullës së Përgjithsh­me të merrnin turnin. 25vjeçari, atëherë efektiv i policisë qëlloi 6 herë me armën e shërbimit kolegun e tij, Çaush Saliasi, 55- vjeç. Më 15 shtator 2023 Gjykata e Tiranës e shpalli fajtor për akuzën “Vrasja e punonjësve të policisë së shtetit’ dhe e dënoi me 35 vite burg ish- policin e Ludjan Zaimi ndërsa në vendimin e saj Apeli vendosi të ndryshojë akuzën në ‘ vrasje me paramendim”. Zaimi ankimoi në Apel vendimin duke kërkuar Ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të

Përgjithsh­ëm Tiranë dhe deklarimin fajtor për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje”, sipas nenit 76 të K. Penal apo atë të “Vrasje me paramendim”, parashikua­r nga neni 78/ 1 i K. Penal, duke caktuar një dënim propociona­l për të, si dhe pranimin e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, më datë 25 janar 2024, Gjykata e Apelit të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar Genti Dokollari dhe anëtarë Irena Brahimi dhe Fuat Vjerdha, vendosi: Ndryshimin e vendimit nr. 2016 datë 15.09.2023, të

Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Tiranë, në lidhje me cilësimin juridik dhe dënimin, si më poshtë vijon: - Deklarimin fajtor të të pandehurit L. Z për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim”, parashikua­r nga neni 78/ 2 i K. Penal dhe dënimin e tij me 30 ( tridhjetë) vjet burgim. Lënien në fuqi të vendimit për disponimet e tjera”- thuhet në vendimin e Apelit. Kundër vendimit lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 ditëve nga e nesërmja e komunikimi­t të vendimit të arsyetuar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania