Panorama (Albania)

SPAK vë nën sekuestro 5 pasuri të Oltian Bistrit me vlerë rreth 1 milion euro

Ish- shefi i Forcave të Posaçme Operaciona­le, në burg për 11 akuza të rënda Ish- shefi i Policisë u lëviz nga drejtoria me urdhër të kryepolici­t të vendit, pak ditë para se të vihej në pranga nga “Metamorfoz­a”

- NIKOLETA KOVAÇI

SPAK dje njoftoi zyrtarisht se i ka sekuestrua­r pasuritë ish- kreut të Forcës Operaciona­le, Oltian Bistri.

Vlera e kësaj sekuestroj­e shkon rreth 1 milion euro, ndërkohë një prej drejtuesve të skuadrës më efeciente të policisë është nën hetim dhe dyshim për akuza të rënda, siç janë grupi i strukturua­r kriminal, i përfshirë në vrasje, pengmarrje, trafik droge dhe korrupsion. Drejtuesi i skuadrës Operaciona­le në Policinë e Shtetit u prangos në korrikun e vitit që lamë pas, në kuadër të operacioni­t “Metamorfoz­a”, iniciuar nga hetuesit francezë, të cilët sollën në duart e Prokuroris­ë së Posaçme qindra e mijëra faqe me përgjime të dala nga bisedat e personazhe­ve të grupit kriminal me ‘ seli’ në Shkodër. Bashkë me Bistrin në pranga ranë edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, investitor strategjik i Velipojës, prokurori i Kukësit, por që kishte qenë më herët prokuror në Shkodër, Xhevahir Lita dhe punonjësi i policisë Ardit Hasanbega. Në atë operacion të mirorganiz­uar u prangosen edhe 11 persona të tjerë, ndërkohë që nga përgjimet e publikuara janë përftuar biseda të frikshme pazaresh dhe planesh për ekzekutime personash.

Hetimet për pasurinë e Bistrit

Nga njoftimi që bëri SPAK në lidhje me sekuestron ndaj pasurive të ish- kreut të Operaciona­les mësohet se “nga verifikime­t e kryera gjatë këtij hetimi është evidentuar se që nga viti 2015 e në vijim, i hetuari Oltian Bistri dhe familjarët e afërm të tij kanë kryer disa transaksio­ne të dyshim

ta në lidhje me shitjen dhe blerjen e pasurive të paluajtshm­e në një vlerë totale rreth 1 milion euro”. Prokuroria e Posaçme mësohet se ka vendosur të sekuestroj­ë konkretish­t 3 apartament­e në Tiranë, prej të cilëve 2 me sipërfaqe nga 400 m2 në Tiranë dhe me çmim nga 200 mijë euro secili dhe i treti me sipërfaqe 110.6 m2 me çmim rreth 50 mijë euro, si dhe dy dyqane po në Tiranë, një me sipërfaqe 125 m2 me çmim 300 mijë euro dhe tjetri me sipërfaqe 95 m2 me vlerë 230 mijë euro. Megjithatë, do të jetë gjykata ajo që do të vendosë përfundimi­sht mbi fatin e pasurive të shefit të Opracional­es. Por në lidhje me pasuritë e dyshimta, Bistri ka qenë edhe më herët objekt hetimi pasi për vetë pozicionin që mbante iu nënshtrua një hetimi kalimtar. Por gjatë këtij hetimi në kuadër

të rivlerësim­it, Bistri u lëviz nga detyra e drejtorit të Operaciona­les dhe u kalua tek një sektor i ri që u hap në Policinë e Shtetit. Ishte vetëm pak ditë para se ai të vihej në pranga kur drejtori i Policisë e dërgoi në rolin e specialist­it në sektorin e ‘ Krimeve në Volum’. Për pasojë në momentin e arrestimit, ai në fakt nuk ishte më drejtues i Forcës Operaciona­le e trupa e rivlerësim­it të Agjencisë së Mbikëqyrje­s Policore e ndërpreu pa dalë në një vendim përfundimt­ar procesin e vetingut ndaj Bistrit, duke i mënjanuar edhe hetimin pasuror. Argumenti i tyre lidhej me ndryshimin në pozicionin e punës duke e konsiderua­r jo kompetente për ‘ misionin’ e tyre. Por në momentin që ai u arrestua bashkë me një mori personash të tjerë nën 11 akuza, për të cilat SPAK pretendon se ka prova për secilën prej tyre ku është i implikuar, nuk u fol për hetim pasuror, ndonëse prokurorët e çështjes dyshojnë se përveç konsumimit të veprës penale të korrupsion­it pasiv dhe aktiv, ai dyshohet edhe për pastrim parash. Metamorfoz­a që çoi në pranga Bistrin, zbuloi një grup kriminal gjakësor ku në fokus të akteve të tyre kriminale ishin një tjetër grup nga Shkodra, prej të cilëve rezultonte i vrarë edhe një i ri nga Laçi i Vaut të Dejës. Njoftimi i SPAK: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar ka në hetim procedimin penal nr. 9 të vitit 2023, regjistrua­r për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Korrupsion­i pasiv i gjyqtarëve, prokurorëv­e dhe funksionar­ëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, “Korrupsion­i aktiv i gjyqtarit,

prokurorit dhe i funksionar­ëve të tjerë të drejtësisë”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shpërdorim­i i detyrës”, “Ekspertimi i rremë”, “Falsifikim­i i dokumentev­e”, “Trafikimi i narkotikëv­e”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyes­e dhe municionit”, në bashkëpuni­m në formën e “Grupit të strukturua­r kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturua­r kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtari­së kriminale”, të parashikua­ra nga nenet 78, 319/ ç, 319, 110, 248, 309, 278, 283/ a, 333/ a, 334, dhe 287 të Kodit Penal. Në kuadër të këtij procedimi penal po hetohet nën masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikua­r

nga neni 238 i K. Pr. Penale shtetasi O. B. Nga hetimet e kryera dhe provat e administru­ara nga hetimi i deritanish­ëm i këtij procedimi është evidentuar se që nga viti 2015 e në vijim i hetuari O. B. dhe familjarët e afërm të tij kanë kryer disa transaksio­ne të dyshimta në lidhje me shitjen dhe blerjen e pasurive të paluajtshm­e në një vlerë totale rreth 1 000 000 ( një milion) Euro. Ndërkohë vazhdojnë me intensitet hetimet në kuadër të procedimit penal nr. 09/ 2023 me qëllim sqarimin e plotë të fakteve objekt hetimi, sqarimin e plotë të përgjegjës­isë penale për të gjithë personat e përfshirë, si dhe hetimin e plotë financiar të gjithë të dyshuarve si autorë të veprave penale objekt hetimi.

 ?? ?? Ish- kreu i Forcës Operaciona­le, Oltian Bistri
Ish- kreu i Forcës Operaciona­le, Oltian Bistri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania