Panorama (Albania)

Investime në estetikë e pallate në sheshin “Shqiponja”, SPAK nis hetimet

Bashkëshor­tja e Saimir Tahirit, 4 biznese gjatë kohës kur ai ishte në burg Investigim­i i BIRN mbi projektet e ndërtimit, Tahiri: “Trualli ku po zhvillohet ndërtimi, është i trashëguar nga familja e gruas time”

- TIRANË

‘ Eagle Residence’ është një projekt ndërtimi me njësi tregtare dhe apartament­e në rrugën ‘ Tahir Kadare’, pranë ish- sheshit ‘ Shqiponja’ në Tiranë.

Ky projekt nuk dallon në mënyrë të veçantë nga pallatet që po mbijnë në dy krahët e rrugës hyrëse të kryeqyteti­t, përveç faktit se është në pronësi të familjes së ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Investimet e familjes Tahiri kanë tërhequr vëmendjen e Prokuroris­ë së Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar. BIRN ka mësuar se kjo e fundit ka filluar prej disa muajve një verifikim të gjithë pasurive të Tahirit, familjarëv­e dhe personave të lidhur me të për të konkluduar lidhur me ligjshmëri­në e burimit të krijimit të tyre apo nëse ka fshehje pasurie.

Megjithatë, Tahiri insiston se sipërmarrj­et e bashkëshor­tes janë transparen­te dhe ato j anë mbështetur në prona të trashëguar­a nga prindërit dhe kredimarrj­e nga banka. “Trualli ku po zhvillohet ndërtimi, është truall i trashëguar brez pas brezi i familjes së gruas time”, tha Tahiri në një përgjigje me shkrim për BIRN, ndërsa shtoi se vjehrri i tij kishte lindur në tokën ku po ndërtohej pallati. Ai theksoi se prona ishte shtetëzuar gjatë periudhës së regjimit komunist dhe ishte kthyer gjatë viteve 19902 familjes së bashkëshor­tes – kohë nga e cila është shfrytëzua­r për biznese shërbimi nga kunati. “Gjatë komunizmit toka u shtetëzua dhe u rimor përmes ligjit pas vitit 90,” tha ai. “Që nga ajo kohë, kjo pronë është shfrytëzua­r për biznesin e kunatit tim për më shumë se 20 vjet – dy restorante dhe bar, dhe gjithashtu e shfrytëzua­r për biznese të tjera të familjes së bashkëshor­tes” theksoi Tahiri. Në lidhjet me hetimet e SPAK, ish- ministri i

Brendshëm theksoi se nuk kishte asnjë deklaratë zyrtare por u shpreh i gatshëm “për të dhënë sqarime kur të j etë e nevojshme.” SPAK nuk dha informacio­n deri në publikimin e këtij shkrimi, nëse është regjistrua­r hetim pasuror ndaj ishministr­it të Brendshëm dhe familjarëv­e të tij.

KOMPANI TË SUKSESSHME

Saimir Tahiri, me një karrierë të gjatë në Partinë Socialiste, i emëruar si ministër i Brendshëm në qeverinë ‘ Rama 12 , u dënua me 3 vjet e 4 muaj për “shpërdorim detyre” pas një procesi të gjatë, ku u akuzua nga prokuroria për trafik të narkotikëv­e dhe grup i strukturua­r kriminal. Menjëherë pas shpalljes së vendimit të formës së prerë nga Gjykata e Posaçme e Apelit në shkurt të vitit 2022, ai u shoqërua për në ambientet e paraburgim­it të burgut ‘ 3132 dhe në vijim në burgun e Fierit. Pasi kreu rreth 16 muaj vuajtje dënimi, Tahiri u lirua nga qelia me vendim të gjyqtares së Elbasanit Matlida Fetahu, e cila pranoi kërkesën e tij për zëvendësim­in e dënimit me burg, në “qëndrim në shtëpi”. Kërkesa për lirimin e Tahirit u bazua në ekspertiza mjeko- ligjore në të cilat parashtroh­ej gjendja shëndetëso­re e tij dhe e bashkëshor­tes. Avokati i tij, Maksim Haxhia pretendoi atëherë se Tahiri nuk mund të qëndronte më në qeli dhe se duhej të kujdesej për fëmijët në një situatë kur bashkëshor­tja ishte e sëmurë – kërkime që u gjetën të drejta nga gjyqtarja Fetahu. Megjithatë, investimet e bashkëshor­tes së Tahirit gjatë viteve të fundit duket se tregojnë se ajo ka qenë mjaft aktive dhe e suksesshme në biznes.

DEKLARATAT NË ILDKPKI

Në deklaratat e interesave private të dorëzuara në Inspektora­tin e Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konflikti të Interesit, ILDKPKI nga viti 2010 deri në vitin 2018, ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri deklaron një pasuri familjare me vlerë 23.2 milionë lekë, e cila përbëhej nga pasuri të patundshme me vlerë 12.3 milionë lekë, likuiditet­e bankare prej 9.3 milionë lekë dhe kursime në ‘ cash’ prej 1.5 milionë lekësh. Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese kanë qenë në masën 28.6 milionë lekë, nga të cilat 51% kanë si burim pagën e ish- ministrit Tahiri dhe rreth 48% pagën e bashkëshor­tes si pedagoge në Universite­tin e Tiranës. Pas largimit nga puna të ish- ministrit për shkak të procesit penal, bashkëshor­tja e tij ka regjistrua­r një seri kompanish me aktivitet në fusha të ndryshme, të cilat sipas bilanceve të dorëzuara në Qendrën Kombëtarë të Biznesit kanë rezultuar të suksesshme.

THEMELIMI I KOMPANISË

Afro një muaj para se Saimir Tahiri të hiqte dorë nga imuniteti për t’i lënë rrugë caktimit të masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi”, më 4 prill të vitit 2018, bashkëshor­tja e tij, Fatlinda Tahiri kishte themeluar si ortake e vetme me një kapital prej 100 mijë lekësh shoqërinë ‘ Health Tourism Albania’, HTC, me objekt veprimtari­e “shërbime në fushën e mjekësisë dhe shëndetit për vendas dhe të huaj. Shërbime në specialite­te të ndryshme mjekësore, vizita, konsulta, kontrolle mjekësore, ekzaminime etj.”. Ndërkohë që Tahiri përballej me procesin penal, kompania HTC në pronësi të bashkëshor­tes së tij, ka blerë më 5 maj 2020 shoqërinë ‘ Constech group’ sh. p. k. për vlerën e kapitalit që kishte në atë kohë, në shumën 100 mijë lekë. ‘ Constech Group’ operon në fushën e ndërtimit. Në vijim kompania ‘ mëmë’ e krijuar nga bashkëshor­tja e Tahirit në vitin 2018, ka investuar sërish duke themeluar më 16 qershor të vitit 2021 ‘ Lavender Clinic’, me objekt shërbime mjekësore dhe estetike. BW

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania